Malaj në vend të parave qarkullon drejtorat. Gjenden maunet me 200 mijë dollarë
PD nxjerr sekretet. Brojka s'dishka kun e heqjes. Gramoz Ruçi, prefekt në Durrës?
Pas kujtimeve diplomatike
Firmoset kontrata e biznesit greko-shqiptar. Humbin apo fitojnë emigrantët shqiptarë nga legalizimi sezonal?
Ajo që ishte paralajmëruar nga analistët diplomatikë ndodhi fare natyrshëm.
Biznesmenët diplomatikë grekë firmosën me përfaqësuesit e palës shqiptare aktin formal për qëndrimin e përkohshëm të emigrantëve shqiptarë në Greqi, akti cili pritet të konkretizohet pas Pajisja me “kartë” e emigrantëve edhe nëse do të realizohet më shumë se manovër diplomatike e Athinës për të zbatuar fondet “cash” nga Bashkimi Europian, në emër të trajtimit të emigrantëve shqiptarë, shifra e të cilëve ekzagjerohet me qëllim. Diplomatët e trumbetuan si një sukses diplomatik realizimin e kësaj marrëveshjeje, e cila nuk është as e para as e fundit në llojin e saj. Ndoshta përfaqësuesit e Qeverisë shqiptare harrojnë se një legalizim, qoftë edhe formal i emigrantëve do të bënte që masa e punëtorëve sezonal në Greqi t’i nënshtrohej sistemit të taksave dhe legjislacionit të punësimit që funksionon në këtë vend për emigrantët. Kësisoj haraci do të rëndonte ndjeshëm në kurriz të emigrantëve pasi një pjesë e të ardhurave të tyre do të kalonin për llogari të shtetit grek. Këtë nuk do ta pranonin shumica e emigrantëve tanë, që punojnë në kushte shumë diskriminuese dhe diferencohen në krahasim me emigrantët e vendeve të tjera. Diplomatët grekë e njohin mirë anën e prapme të medaljes, e dinë që nga legalizimi i pjesshëm dhe formal nuk kanë asnjë humbje, përkundrazi forcojnë imazhin e tyre ndërkombëtar. Ata nuk do ta pranonin kurrë një legalizim sipas standarteve të përparuara ndërkombëtare pasi shteti heleniko-ortodoks grek vuan nga sindromi nacionalist më shumë se çdo shtet tjetër i Ballkanit. Në këtë kontekst duhet interpretuar hipokrizi premtimi zyrtar i diplomatëve grekë për rolin e kujdestarit në procesin e integrimit të plotë të Shqipërisë në strukturat euroatlantike. Në fund të fundit nga legalizimi sezonal emigrantët shqiptarë, shumica e të cilëve kanë dhe familjet e tyre në shtetin helen nuk fitojnë ndonjë gjë të madhe nga fasada e vizitës së Pangallos-it. Këtë nuk e thotë vetëm “Republika”, me këtë gjuhë foli dhe shtypi grek, i cili e cilësoi vizitën e qeveritarëve grekë në Shqipëri shumë zhurmë për asgjë. Fundja deklarata të tilla për punësime sezonale ka patur edhe në kohën e qeverisjes së PD.
“Silva” publikon 1546 kontrata që do të shlyhen për 5 ditë
Faqe 11 - 12
Tre vdekje, dy pengje për 18 orë në Vlorë, kapet killeri në Durrës, 167 të vdekur në Elbasan dhe Gramsh, 16 vjeçarët e Korçës kërkojnë azil në Angli, shefa të rinj në Kurbin, Gjirokastër, Sarandë dhe Burrel. TritoI në derën e shefit të rendit.
Faqe 5 - 7