10/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

10 gusht 1997

Socialistët lëshojnë postet

Në PD nis katrahura. Meksi dhe Shehu shenjat e tabelës. Brojka i mallkuari i fundit Skandal në bankë: Zyrë e specializuar për pastrimin e parave. Stafi i saj i raporton vetëm Presidentit President Firmë REPUBLIKA E SHQIPTARE 1991 President Firmë

Nëpunësit, këta vuajtës të përjetshëm

Edhe lejet sakrifikohen nga frika e pushtetit Zakoni i vjetër i nëpunësave të administratave dhe aparateve shtetërore ka qenë meskineti, ndërsa ndjenja që ka sunduar historikisht këtë shtresë në Shqipëri ka qenë frika. Një përcaktim i tillë nuk rezulton nga nështrimi i imponuar i logjikës që e ndan shoqërinë në klasa dhe që nëpunësit e shumë të një shteti hemafrodit siç është ky ynë, i përmbledh në etiketimin “mikroborgjez”, por nga vetë realiteti që ka krijuar shtresën në fjalë dhe ligjet që e kanë frymëzuar atë. Më shumë se mbi nëpunësit faji për këtë realitet bie mbi ata që e komandojnë kategorinë e tyre. Të vetëgjykuara si klasa që bien e ngrihen në dallgët e përmbysjeve të mëdha, politikanët shqiptarë e kanë parë vazhdimisht pushtetin jo si një institucion real dhe thjesht administrues të “ushtrisë së bindur” të nëpunësve, por si një gardian cinik të zyrtarëve të kthyer në qeli dhe zyrtarëve të shndërruar në të burgosur. Është pak të thuash se reforma nuk fillon tek njerëzit, por tek ligjet, sikurse është e tepërt të thuash se korrupsioni apo paaftësia janë atribute të çdo shtrese nëpunësish që vepron në kohë të caktuara në këtë vend sepse vërtetë që njerëzit janë po shqiptarë dhe normat dhe kushtet në të cilat janë formuar janë pak a shumë të njëjta. Një gjë e tillë nëse nuk garanton vërtetë se pësistet do të jenë më të ndershëm se përdestët, nuk të lë shteg të mendosh as për të kundërtën. Edhe sikur t’i referohehesh asaj që bëjnë sot militantët e PS-së që me shpërblimet që kërkojnë e kanë vënë Nanon në një pozitë të vështirë kur thonë se nëpunësit e sotëm e drodhën tek u bënë nga komunistë në demokratë. Tek e fundit kjo do të thotë se nëse dredhja e pozicioneve është në natyrën e shumicës së zyrtarëve, atëherë e keqja më e vogël që mund t’i vijë administratës shtetërore është rikthimi i tyre nga demokratë në socialistë. Po qe se ndodh kjo “aparatçikët” përfitojnë një rrogë minimale, ndërsa shteti rahatohen duke mos humbur kohë dhe energji për të ribrjuar një staf të aftë dhe me përvojë në administratën e tij. Më e mira e gjithë të mirave do të ishte që nëpunësit të mos shiboheshin më si frikacakë të përjetshëm që dridhen nën ethet e paaftësisë së tyre. Kjo psikozë i ka cuar momentalisht, pothuajse të gjithë ata deri në “sacrificën sublime” të abandonimit të lejes së zakonshme. Sepse mund të ndodhë që pas freskisë së plazheve apo pushimit modest në banesë kthimi në punë të rezultojë në papunësi, ku jo vetëm barrigja do të ndjejë si peshë prapancitë e tjera, por edhe brava të jetë ndjesë ndërruar për të mos e lënë derën të hapë et nga ish-zyrtari i saj. Me sa duket cinizmi komunist ndaj “mikroborgjezëve” të “aparatçikëve” do të vazhdojë t’i persekutojë gjatë nëpunësit shqiptarë, për të mos i parë kurrë si specialistë pa ngjyrë, por janë vërtetë të tillë, por si rruaza shpërblimi në qafën e pushtetit. [Iniciale në fund: I. Sa]

Tusha: Në polici ka korrupsion

Faqe 2 Godo - Meidani: Konsultë mbarë shqiptare për çështjen kombëtare — Faqe 3 Durrës: Dinamit për Drejtorinë e Portit — Faqe 7

President Firmë

President Firmë

Dosje origjinale e “Republikës”, Berisha: Mirënjohje për Ramiz Alinë

— Faqe 8