Çinçizëm dhe frikë në administratën e shtetit
Ministrat tallën me nëpunësit e tyre
Një shtetligjor nuk mund të funksionojë duke u mbështetur vetëm në ngjyrat e partive dhe as mund të mbahet në këmbë me patericat e ideologjive të tyre. Në normalitetin e tij të ndihmuar potencialisht nga rotacioni dhe raportet që vë në dispozicion një pluralizëm real dhe jo formal është e natyrshme që të ndikojnë jo keq, ripërtëritja e niveleve të ndryshme të administratës shtetërore, sidomos kur bëhet fjalë për nivelet që pranojnë interfer- interferimin e politizmit dhe të kontingjenteve partiake në të. Nuk mund të quhet revansh dhe as nepotizëm partiak zëvendësimi i ministrave, apo zëvendësministrave, siç nuk mund të kërkosh të depolitizosh këtë vijë të pushtetit, kur dihet se prapashteza e tij duhet të jetë politike. Por të shtrish shpatën e zëvendësimeve duke korrur me të çdo njeri që si specialist, ose si nëpunës i thjeshtë, ka gëzuar në këto institucione pikërisht këtë status legal, kjo është më keq se sa të kërkosh të delegaIizosh vetë shtetin. Cudirat që po ndodhin në këtë prolog qeverisës të socialistit Nano dhe bashkëqeverisësit e tjerë, të majtë të tij, po e kalojnë shumë herë dhe vetë cakun e fjalës çudi. Mënyra gati cinike se si po operohet me atë që më shumë bujëmallëngjyese quhet ripërtëritje e administratës, nuk po i lë gjë mangut politikës së kuadrit të kohës së komunizmit dhe ngjan si dy pika uji me “reformimin” e dështuar të PD-së. Mbi të gjitha futja e saj në kalalet e prononcimeve personale të atij, apo këtij ministri për mënyrën se si dhe ku do ta spastrojë dikasterin e tij, ka sjellë në administratën e shtetit, që edhe kështu nuk ishte më pak e coroditur, trullosjen e rëndë që sjell frika e pasigurisë, e cila veç të tjerash ka bllokuar deri në inegzistencë vetë funksionimin e aparatit shtetëror. Mospromovimi i hapur deri në program nga ana e qeverisë, në mënyrë zyrtare, për nivelet dhe kriteret e spastrimit, i ka bërë edhe centralistët e ministrive që në vend të punës të besojnë fallit të letrave, apo buzeqeshjes së shefave, ndërsa aventurierëve që e shohin pushtetin si armën e hakmarrjes, të merren edhe me shkarkimin e ndonjë shefi arsimi në Pogradec, ose t’i kërkojnë ndorëheqjen kryetarit të SHIK-ut, Arben Karkini. Një njeriu që i jepet një punë i duhet thënë të paktën pse i kërkohet dorëheqja, aq më tepër ky njeri nuk ka bërë pjesë në asnjë parti politike, siç është rasti i zotit Karkini. Normaliteti siç përmenduri njësh te lIgjor mbështetet mbi të gjitha tek specialistët e tij, tek të aftët që evidentohen në radhët e tyre. Janë këta që i japin frymë funksionimit të tij më shumë se sa garnisherët partiakë të pushteteve partiake që tek e fundit lëvizin dhe shkojnë e vijnë. Edhe në qoftë se kaq fantazi i mungon Nanos dhe bashkëpunëtorëve mëngjerashë të tij, le ta gjejnë modelin e saj në demokracitë perëndimore ku shteti është linë e saj në demokratikë perëndimore ku shteti është vertetë i tillë, jo më shumë për meritë të pushteteve që mund të ndërrohen edhe çdo 6 muaj, se sa për legalizimin fanatik të administratës dhe specialistëve të saj.