Republika
19 gusht 1997
VEFA thërret në ndihmë amerikanët
Sudja nxjerr emra "Para arrestimit isha tek Presidenti. Një zëvendësministër më afroi ndihmë
Socialistët privatizojnë transparencën
E keqja më e madhe e politikanëve me e është se nuk po dinë nxjerrin mësime nga ç’kanë pësuar paraardhësit, qofshin këta edhe kundërshtarët e tyre. Fajdet shqiptare mund të konsiderohen dështimi më i madh i ekonomisë shqiptare në tendencën e saj për t’u bërë një hibrid i shemtuar, një kryqëzim bastard socialisto-kapitalist. Por më shumë se kaq ato ishin dështim i politikës dhe klasës së saj. Në këtë kontekst akuza e politizimit të tyre është ndoshta elementi më i denjë për t’u marrë në konsideratë, ndërsa ndëshkimi popullor që ra mbi ata që projektuan dhe vunë në jetë këtë politizim ishte mësimi më i mirë që normalisht duhet të merrte çdo politikan, pavarësisht se haracin e pagoi populli. Politika shqiptare është “denuar” të mos verë mend kurrë. Etja për të qenë zot i gjithçkaje, e detyron çdo parti (në fakt deri tani janë evidentuar vetëm dy) që të zgjasë duart në çdo vrimë, kur vjen në pushtet, ndërsa geni mosbesues i trashëguarshëm në çdo pjellë diktature, shikon tek çdo ferrë një Ibrahim dhe tek çdo specialist i papartizuar një armik, apo sabotator të mundshëm. Ligji i transparencës ngjalli debate të shumta, jo vetëm në radhët e ekonomistëve dhe juristëve të specializuar, por edhe në kancelaritë e shumë firmave dhe kompanive të fuqishme humar[r]ëse. Një “firtunë” e tillë argumentash dhe kundërargumentash është normale. Për hir të së vërtetës duhet pranuar se në mos të vetmit, rentierët kanë qenë biznesmenët që për shumë vjet me radhë kanë tiparet kryesore të kapitalizmit foshnjor shqiptar. Është fakt se kjo lloj parajse nuk rezultoi e tillë. Madje për nga mënyra se si polli ngjarjet që pasuan rëniet ose kolapset e rentierëve, ajo i ngjan më shumë ferrit se sa qiellit të shtatë. Sidoqoftë ky është një realitet që duam apo nuk duam ne imponohet në vërtetësinë e tij, ndërsa kokëfortësia me të cilën vazhdon të kërcejë perspektivën e vet nuk mund të thuash se nuk është rrezik real për ekonominë dhe vetë politikën në Shqipëri. Mirë apo keq, ligji është ligj dhe detyrimisht i zbatueshëm edhe në pikat e dobëta të tij. Kështu edhe administratori, megjithëse i diskutueshëm dhe ndoshta i domosdoshëm në formën e ekzistencës së tij, me hir, ose me pahir do të fillojë të punojë në rolin që transparenca do t’i caktojë në këtë rast. Por për PS më shumë rëndësi ka se sa socialist është ai që merr përsipër një barrë të tillë dhe sa e ndihmon puna e tij partinë-mëmë. Në mos tjetër, roli i tij, do të ndihmojë Nanon dhe stafin e tij të jene “transparentë” në akuzat që mund t’i bëjnë firmave dhe nga ana tjetër të vetëjustifikohen për përpjekjet e tyre që veç të tjerave janë deri aty sa PS “të falë” kryefinancierin e saj Farudin Arapi për të vënë VEFA-n nën kontrollin e socialistëve. Nuk e dimë në se ka formë tjetër politizimi, por nuk është çudi që kjo të quhet sakrificë, por ndërkohë, ndërkohë që mund të pasoje si haraci i mosmësimit nga ndëshkimi të jetë i madh nga fitimi politik që mund të ketë pësuar, ketë pësuar. …
Masakër në Kuçovë, 6 të vdekur, pusi i vdekjes thith 5 fshatarë në Peshkopi, kapen pesë maune kontrabandë në
Peshkopi, kapen pesë maune kontrabandë në Kakavijë, dorëzohet çeta me 200 veta në Vlorë, maqedonasit bëjnë gajllet në Bllatë
Faqe 5-7
Kërkohet bashkimi i socialdemokratëve pa Gjinushin dhe Laçon. PD - Cekës nuk dorëzojmë armët!
Faqe 3
Terror në kryesinë e PD-së
Faqe 3
“REPUBLIKA”, Kruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90