Meksi kundër Berishës dhe ushtrisë
Arbnori premton: Do të rri 20 ditë pa bukë dhe ujë. PS kundër Gjinushit
Kredimarresit shqiptar nuk kthejnë paratë e gjermanëve
Arbnori premton: Do të rri 20 ditë pa bukë dhe ujë. PS kundër Gjinushit
Meksi kundër Berishës dhe ushtrisë
Kredimarresit shqiptar nuk kthejnë paratë e gjermanëve
Fati i emigrantëve i kryqëzuar nga diplomacia
-Kryediplomati Milo krijon “zona të lira” për diplomacinë greke, ngushton hapësirat me fqinjin matanë Adriatikut
Diplomacia e re shqiptare sapo dha sinjalet e para të njëanshmërisë dhe subjektivizmit.
Ende pa mbushur dy muaj në postin e tij, kryediplomati Milo bëri prononcimin e parë publik, që minon urat e bashkëpunimit me fqinjin përtej Adriatikut, duke i lënë “zonë të lirë” influencës diplomatike të Athinës. Me gjuhën që kanë aplikuar dikur diplomatët e Hoxhës, zoti Milo paralajmëroi zyrtarët e lartë italianë të mendohen mirë përpara se të realizojnë demarshet për rikthimin e emigrantëve shqiptarë. Në vend që kryediplomati ynë të mendohej për të përcaktuar një qëndrim të ndërmjetëm diplomatik, i cili të kënaqte interesat e të dyja palëve, çështja e emigrantëve trajtohet prej tij si një çështje private, interferuar nga interesa dhe ndikime enigmatike. Italia mbetet vendi më mikpritës i emigrantëve shqiptarë përgjatë një periudhe të gjatë kohore. Autoritetet shtetërore italiane janë kujdesur që ndaj të emigruarve shqiptarë të ushtrohen standarte ndërkombëtare për mirëtrajtimin e tyre, duke i pajisur me leje qëndrimi dhe leje punësimi. Nga Roha e eksodit masiv të vitit 1990-91 e deri më sot, qindra mijëra emigrantë shqiptarë kanë gjetur tek Italia një strehë bujare dhe të sigurtë, duke mbajtur gjallë veten dhe familjet e tyre në Shqipëri. Ndryshe nga shteti grek, italianët nuk e shfrytëzuan kartën e emigrantëve për revansh diplomatik, apo për kërcënime të tipit shovinist. Nëse Italia ka vendosur të riatdhesojë 10 apo 15 mijë emigrantët e fundit shqiptarë, (ne ndjejmë dhimbje për fatin e tyre dhe do t’i bënim apel Milos të vinte në dispozicion të gjitha rrugët diplomatike për moskthimin e tyre), veçse nga ana tjetër . kjo masë nuk rrëfen ndjenjë antipatie për shqiptarët, por në radhë të parë respekton vetë marrëveshjet paraprake të nënshkruara me vullnetin e zyrtarëve të rinj shqiptarë, të cilët kujtuan se me ardhjen e tyre në pushtet, do të buronte menjëherë bollëku dhe mirëqënia dhe do të zhdukej menjëherë plaga e emigracionit. Tani Zoti Milo, i ekzaltuar nga premtimet e Athinës për punësim sezonal të emigrantëve, rezervuon anathemat më të rrezikshme, dhe aspak diplomatike ndaj shtetit italian. Për analistët diplomatikë, të atakosh vijën diplomatike të një shteti human dhe borretës siç është shteti italian, do të thotë të bërtosh me ngulm vetëizolimin, për t’u hedhur përfundimisht në krahët e mercenarëve tinzarë dhe hipokritë, siç e ka treguar veten në marrëdhënie me Shqipërinë diplomacia greke. Shteti liberal-ortodoks grek konsiderohet si shteti tipik i shkeljes së të drejtave të njeriut, veçanërisht të emigrantëve shqiptarë. Fshesa greke ka ushtruar ndaj shqiptarëve një genocid të tipit neozervist, duke vrarë e sakatuar dhjetra emigrantë të pafajshëm, që bridhnin rrugëve të Greqisë për të siguruar Zyrtarët e lartë grekë gjithmonë kanë premtuar për legalizime dhe punësime të ligjshme, por arma e tyre e preferuar diplomatike ka qenë dhuna perfide, derisa sadizëm çnjerëzor. Asnjë kush nuk e pengon kryediplomatin tonë të q... hymnizojë apo glorifikojë marrëdhëniet diplomatike me (Vijon në faqen 4)
Balli në dilemë për tryezën e Berishës
— Faqe 4 Fillon furtuna edhe mbi prefekturat. Angjeli përgatitet të marrë postin, të tjerët në pritje të zëvendësit — Faqe 4 Blindi mbyll kufirin — Faqe 8 Plumba tek pragu i derës — Faqe 2
Tragjedi në Lushnjë, 7 të mitur viktima të një loje, më i vogli 7, më i madhi 10 vjeç. Protagonistët e betejës së Elbasanit hedhin në gjuv "RD". Benzi lëshon plumba mbi komisariatin në Korçë. Grekët kthejnë mbrapsht 60 shqiptarë me vizë të rregullt brenda një dite në Kakavijë. Dorëzohen armët në Durrës. Eksploziv në ndërmarrjen e ujësjellësit në Skrapar. Ushtarët e PD-së dorëzohen natën në Librazhd. Shpartallohet banda e Gostilit në Kukës
— Faqe 6-7
Minuta 87 ters edhe për Hafizin. Mbërinë: Ukrainë-Shqipëri 1-0
Minuta 87 ters edhe për Hafizin. Mbërinë: Ukrainë-Shqipëri 1-0