Prokurori amerikan i jep verdiktin VEFA-s
Karta e dosjeve dhe sigurimit - bllof i PD-së. Shkon në 230 numri i mocionistëve
Gjykata: Të sillen forcërisht dëshmitarët e "Xhaferrit". Kontrabanda zbulon shtetin
Karta e dosjeve dhe sigurimit - bllof i PD-së. Shkon në 230 numri i mocionistëve
Prokurori amerikan i jep verdiktin VEFA-s
Gjykata: Të sillen forcërisht dëshmitarët e "Xhaferrit". Kontrabanda zbulon shtetin
Kërkesat e Arbnorit përjetësojnë burgosjen e informacionit televiziv
Vetngujimi i të ashtuquajturit Mandela shqiptar hyri në ditën e shtatë.
Nga këndëshkimi njerëzor ky ngujim është i dhimshëm aq më shumë kur merr në konsideratë vitet e burgut,grevat e urisë në qelitë e vdekjes dhe moshën e thyer të zotit Pjetër.Zoti Pjetër ka vendosur të sfidojë kundërshtarët e tij politikë dhe për këtë ka zgjedhur luftën ekstreme, vetngujimin.
Në këndvështrimin greva politike Arbnorit nuk është shumë e përligjur.Argumentet nuk janë në favor të Pjetrit.Paragjithash ai duhej ta kishte përgatitur opinionin për lëvizjen e fundit politike e cila çështje e vërteta nuk është shumë e studiuar.Së dyti ,për pesë vjet ish kryeparlamentari demobrat duhej t'i kishte bërë llogaritë se mund të ishte dhe në anën e kundërt të logores, pra në opozitë,qoftë edhe përkohësisht.Nëse ai do t'i kishte hapur rrugën që kur kishte çelësat në dorë sot nuk do të kishte nevojë të sakrifikohej deri në grevë urie.Duke qenë dhe simbol i luftëtarit sfidant ndaj atyre që dhunojnë fjalën e lirë dhe informacionin e lirë ,Pjetri do të ishte shumë i besueshëm nëse do ta kishte ç'burgosur televizionin nga politika,por sic duket ai i pëlqente kur e mbanin ekranin në dispozicion të vetes dhe Berishës.
Dje Berisha publikoi kërkesat e Arbnorit.As më pak e as më shumë zoti Pjetër(kupto Berisha) kërkojnë që ta dinë emisionin televiziv të lajmeve në hise.Madje ai kërkon që të ketë pjesë edhe opozita edhe pozita.Shqip kërkesa e Arbnorit përkthehet televizioni të vazhdojë të jetë nënollëk për shqiptarët.Përderisa politika që na shkatërroi shtetin të vazhdojë të qëndrojë ulur këmbëkryq dhe në emisionin e lajmeve.A thua se shqiptarët të tërë jetën e tyre duhet ta shohin veten sikur janë në fushatë elektorale!
Nëse do të vazhdojmë ta mbajmë në televizion ashpërsinë e klimës politike nuk do të kemi shanse që ta çlirojmë lajmin nga vargojtë e politikës.
Dje zoti Berisha dha shenja se nuk ishte ndërmend që ta shpallzonte grevën e Arbnorit.Ky është një sinjal që flet për më mirë.
Ndoshta zoti, Gjithsesi Arbnori do t'i japë fund grevës së tij.Gjithsesi ajo si formë e protestës nuk ishte pa dobi,ajo i tregoi të majtës shqiptare se nuk do ta ketë të lehtë denigrimin e opozitës.
Apeli që do t'i bënim Mandelës shqiptar të mos kërkojë të mbajë peng informacionin televiziv për qëllime partiake.Le të fillojmë epokën e re në televizion,ku lajmi të jetë lajm,shqiptarët të mos kenë nevojë për të mësuar se c'nodh në Shqipëri të hapin kanalet e huaja dhe të mbyllin TVSH,sikur t'i largoheshin një të keqe të madhe.Zoti Pjetër,ju jeni shkrimtar dhe duhet luftoni për një televizion të lirë, publik, kombëtar.Letë parullat që të përdorin gazetat për lajme e deklarata,kurrë nuk kemi fushatë zgjedhjesh ndryshon kohëra,kurrë nuk propozon që lajmi partiak të mos përfshihet fare në edicionet e lajmeve,por të realizohen emisione të veçanta pa u "vjedhur" informacionin sh[?]oqëror
Ceka: Memia, specialist bandash
Faqe 4
Leva e Arkimedit
M.Belortaja
Zbulohet vendstrehimi i bashkëpunëtorëve të Zanit
Zbulohet vendstrehmi i bashkëpunëtorëve të Zanit Faqe 2
5 avokatë grek në mbrojtje të 16 vjeçarit shqiptarë me 11 milion dhrami, shqiptari me kokë të prerë në Athinë, javë incidentesh në Lushnje, kapet "qorri" në Kavajë
Faqe 6-7
"Republika" përsëri me 10 lekë
“Republika” përsëri me 10 lekë
Të dielën redaksia e "Republikës" testoi blerësin e saj konstant duke ndryshuar çmimin dhe duke shtuar faqet. Falenderojme lexuesin për t'iu përgjigjur pozitivisht testit tonë. Të dielën përsëri "Republika" do të jetë me 24 faqe dhe 20 lekë
Sot në selinë e gazetës "Shqiptare"
Sot në selinë e gazetës “Shqiptare” të gjithë botuesit dhe kryeredaktorët e gazetave shqiptare do të mblidhen të diskutojnë rreth përgjigjes të pakënaqshme që dha kryeministri Fatos Nano rreth kërkesave që ju drejtuan 9 organe shtypi qeverisë shqiptare.Pritet që nga takimi të formulohen format e protestës ndaj qeverisë.
Kurse Specializimi në Angli (1-9 muaj)
Kurse Specializimi në Angli
(1-9 muaj)
Para dhe pasuniversitare ne shkollat më të mira private në Angli, të njohura nga Këshilli Britanik.
Për: Gazetari, Inxhinieri, Financé, Bankë, Aviacion, Ligje, Letërsi, Ushtri, Mjekësi, Shkencë, Teknologji, ku bëhet perfeksionimi i gjuhës angleze të shoqëruara me diploma përkatëse, si dhe bërja e aplikimeve për në Universitetet angleze.
Shkolla Biznesi në Angli
Për: Biznes, Tregti, Menazhim, Marketing, Turizëm, Sekretari, Kompjuter etj.
Për marrjen e informacionit të nevojshëm mund të kontaktoni nga ora 9.00-13.00 dhe 18.00-20.00 pranë zyrave tona në Tiranë
me nr. tel. 442-17 & fax 351-37
(nga e hëna-shtunë).
Adresa: Rruga e Kavajës Nr.203,
(Poshte Poliklinikës Nr.9)
"REPUBLIKA", Rruga "Sami Frashëri", pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Tiranë, Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90