Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

E Premte, 29 Gusht 1997

Fajdet përplasen në tryezë

PS kundër Meidanit. Berisha për Selamin: Le të vijë! Nano përballë Berishës në debat publik. Milo - italianëve: Jo geto për shqiptarët PS kundër Meidanit. Berisha për Selamin: Le të vijë! Fajdet përplasen në tryezë Nano përballë Berishës në debat publik. Milo - italianëve: Jo geto për shqiptarët
Romës Berisha Selami Nano Milo

Legjisi hap dosjet, e vrasin për t’i vjedhur paratë e dasmës, kishte vrarë, vetvritet, Kavaja bën jetë nate

—— Faqe 5-7
Silva Kavajë

Presidenti “rrip transmisioni” PD-PS

Taktika e PS sbto numrin dhe shkarko drejtuesit Në strategjinë e qeverisjes së re socialiste reformës së “gjerë” në bazë duket se po i paraprin një reformë e butë institucionale në majat e piramidës shtetërore. Presidenti Meidani, nismës me tëj ligjvënësve kërkoi që këshilli i lartë i Drejtësisë të përbëhet nga trembëdhjetë anëtarë dhe jo nga nëntë siç ka qenë gjatë sundimit të PD-së. Konform vullnetit të presidentit u vendos që edhe Këshilli Mbikqyrës i Bankës së Shtetit, të zgjerojë stafin e tij edhe me disa anëtarë të tjerë, ndërkohë që “fenomeni i zgjerimit” u aplikua fillimisht në RTVSH, ku u ruajt i pacënuar dividenti i së shkuarës dhe këshillit të ri Drejtues vetëm sa iu bashkangjitën anëtarë të tjerë. Unifikimi dhe ruajtja e statusquosë së vjetër të segmenteve të piramidës së lartë shtetërore, në hallkat bazë të tij, që përfshijnë sistemin e drejtësisë, pushtetin e medias elektronike dhe sistemin bankar, ka filluar të krijojë bindjen se simotrat neokomuniste PS dhe PD kanë mundur të realizojnë vetëm një ndryshim mekanik të vendeve, sipas skemave të Triestes dhe Romës. Institucioni i Presidentit, i cili pas zgjedhjeve të qershorit përfaqësohet nga Meidani honorifik, në raportet pozitë-opozitë e PD-së, nuk është gjë tjetër veçse simbol i “rripit të transmisionit” që lidh dhe zgjidh këto dy formacione politike për interesa që diktohen reciprokisht nga të dyja palët. Korrelacioni mes PS-PD dhe anasjelltas, të kamufluara në mënyrë perfekte për të asimiluar elektoratin masiv dhe për të bipolarizuar jetën politike shqiptare, rrezikojnë seriozisht dhe kompromentojnë plotësisht të ardhmen e shtetit ligjor dhe të demokracisë. Në këtë kontekst, kushtetuta, edhe nëse miratohet, do të jetë e cunguar në thelbin e saj konstitucional në qoftë se do të ndihobet nga fryma e klaneve neokomuniste. Përfaqësuesit e pozitës dhe të të vetëquajturës “opozitë demokratike” do të bëjnë të gjitha përpjekjet që në dokumentin themeltar të shtetit të mos përfille[n] të drejtat bazë të Njeriut, ku hyn edhe e drejta e pronës së lirë dhe të trashëgueshme. Pakti i të dyja klaneve politikë PD-PS për të varrosur shnjetërinë e pronës do ta largojë përfundimisht Shqipërinë nga vizioni kapitalist duke iu përkushtuar një “ekonomie sociale tregu”.
Romës Triestes Medi Belortaja Shqipëri Trieste Romë

Njoftim

QENDRA MJEKËSORE “SHËNDETI“ Ne këte qender As. Prof. Skënder Malaj dhe F. Lab. Elsa Pojani bëjnë analiza hormonale me aparatura bashkëkohore të mjekësisë bërthamore për problemet gjinekologjike dhe endokrinologjike. Bëhen keto analiza: Testosteron, Prolaktinë, Progest- eron, LH, FSH, DHEA-SO4, T3, T4, TSH dhe hormone të tjera sipas kërkesave. Orari nga e hëna deri të shtunën 8.00-14.00 dhe 17.00-20.00. ADRESA: Rr. e Dibrës, Pallati i Farmacisë Nr.10, perballë Cazetes Shqiptare. Tel. 600-81 Tiranë
Elsa Pojani Sami Frashëri Tiranë RR. E Dibrës

Kurse Specializimi në Angli (1-9 muaj)

Kurse Specializimi në Angli (1-9 muaj) Para dhe pasuniversitare ne shkollat me te mira private në Angli, të njohura nga Këshilli Britanik. Për: Gazetari, Inxhinieri, Financë, Bankë, Aviacion, Ligje, Letërsi, Ushtri, Mjekësi, Shkencë, Teknologji, ku bëhet perfeksionimi i gjuhës angleze të shoqëruara me diploma përkatëse, si dhe bërja e aplikimeve për në Universitetet angleze. Shkolla Biznesi në Angli Për: Biznes, Tregti, Menazhim, Marketing, Turizëm, Sekretari, Kompjuter etj. Për marrjen e informacionit të nevojshëm mund të kontaktoni nga ora 9.00 - 13.00 dhe 18.00 - 20.00 pranë zyrave tona në Tiranë me nr. tel. 442-17 & fax 351-37 (nga e hëna-shtunë). Adresa: Rruga e Kavajës Nr.203, (Poshte Poliklinikes Nr.9)
Britani Tiranë Rruga E Kavajës