Shqipëria në gjyqin e Hagës
Koka e PD jep dorëheqjen. Nano i dorëzon çelësat Pashkos. Italianët shtyjnë refugjatët
Sudja përballë gjykatës, kërkohet lirim nga salla e gjyqit. Sekretet e FMN-së
Koka e PD jep dorëheqjen. Nano i dorëzon çelësat Pashkos. Italianët shtyjnë refugjatët
Shqipëria në gjyqin e Hagës
Sudja përballë gjykatës, kërkohet lirim nga salla e gjyqit. Sekretet e FMN-së
Plani Marshall qesh e qan
-Shqiptarët kanë nevojë për një plan marshall , që t'i pajtojë me njeri-tjetrin.
-OSBE-shpresojmë që shqiptarët të mos aplikojnë edhe në të ardhmen "gjuetinë e shtrigave"
200 milion dollarë është ndihma e parë e dhënë për Shqipërinë pikërisht nga vendi fqinj, Italia.
Ka qenë duket kjo shumë e madhe, e cila ka përhapur edhe një herë idenë e një Plani Marshall për Shqipërinë. Pa dyshim që një plan i tillë nuk është çudi të vihet në zbatim në vendin më të bezdisshëm të rajonit dhe kontinentit. Për këtë arsye në Shqipëri u mbështetën ndryshimet politike, të cilat sollën në pushtet të majtën ish-komuniste. Ndryshimet drastike në jetën politike shqiptare nxorrën në opozitë partinë e Berishës, e cila në këtë moment është me e braktisura, por dhe sherri më i madh.
Dështimi i djeshëm i tryezës së Berishës tregoi edhe një herë se ky politikan po shfrytëzohet fort mirë për të mbajtur lartë tensionin politik. Ish-komunistët me të në krye të PD e kanë më të lehtë të bojkotojnë, pavarësisht se festat në adresë të tyre janë bërë këto kohët e fundit me tone fare lutëse.
Socialistët nuk ndryshojnë aspak nga politikanët e tjerë shqiptarë. Ata janë agresivë në skenën vendase dhe të përunjur jashtë saj. Në Shqipëri, ata që kur kanë ardhur në pushtet nuk kanë lënë rast pa treguar se rërkojnë përmasat e buallit, megjithëse dinë të lëshojnë vetëm "gua?".
Mungesa totale e vullnetit për t'u ulur në një tryezë të përbashkët dhe për të gjetur një zgjidhje, qofte dhe për të nxjerrë nga ura një deputet në moshë, është injoranca më e madhe politike. Ngritja e tensionit natyrisht që do të mërzisë bonjurkat e huaja, të cilat nuk kanë asnjë interes të hedhin para në një vend ku politika njeh vetëm lojën e mace[s]. Këtë socialistët e kuptojnë vetëm kur janë jashtë bejti vendit dhe e harrojnë sapo shkelin Rinasin. Plani Marshall i përmendur me pompozitet nga pushteti, mund të merret nëpër këmbë nga këta zhuxhmaxhuxhë të politikës.
Shqiptarët kanë nevojë për atë të shkretë pajtim. Njerëzit që marrin votën e tyre u duken ca të inatosur me këtë ide. Madje, edhe Presidenti i Republikës, Meidani e servirur këtë ide vetëm, kur taborr partinë e Buzmit, e cila vetëm parti nuk është.
Ky President i quajtur i pavarur duhet t'i mbledhë në vathë politikanët e inatit, atjeherë diçka mund të ndryshojë. Mirpo sic duket betahë po ecën në gjurmët e Berishës që ulet dhe ngrihet në tavolina partike vetëm për të mashtruar opinionin ndërkombëtar se nuk është vetëm.
Organizmat ndërkombëtare janë në përgjim. Mbrëmë Përfaqësuesi i OSBE-së u shpreh qartë me joni atje në Tiranë, i bujtojmë edhe lojrat politike edhe pengesat serioze që krijojnë pushtetit. Shpresojmë që të mos aplikohet "lufta e shtrigave"! Kujdes politikanë e pushtetarë mos luani me fatet e popullit!
Nano braktis mikun e çilesë, shtypin
Nano vazhdon ta injorojë kërkesat e shtypit shqiptarë për t'u cliruar nga kthetrat e taksave. Ai i ka marrë kërkesat si presion ndaj qeverisë së tij, por edhe navlet nuk do ta hanin këtë kumbull. Botuesit s'kanë kërkuar më shumë se sa një bashkëbisedim me kryeministrin. Ultimatumet nuk kanë filluar, ndoshta indiferenca e Nanos mund ta çojë punën deri aty.
Të habit braktisja që i ka bërë ish të burgosuri Nano, mikut të qelisë së ngushtë. Atherë ai fliste noryshe prej gazetës, doshëta shtypi është fajtori vetë që i krijoi atij aureolën e heroit. Sidoqoftë nuk është vonë që kryeministri të ulet në një tryezë me përfaqësuesit e pushtetit të katërt.
D.Greca
POZITA
OPOZITA
Koka e guvematorit në tavolinën e Meidanit
F.9
Godo: E Djathta në opozitë
F.3
Lumë zjarri dhe 10 viktima në Elbasan, 6 të vrarë në kufirin Shqipëri-Kosovë, kallashët dorëzohen me gomere në Tepelenë
F.5-7
"Republika" Nesër 20 lekë
Nesër "Republika" do të dalë me 24 faqe. Nesër më shumë informacion, më shumë kulturë, më shumë zbavitje.Gjithcka vetëm me 20 lekë.Paraqitja falenderojmë lexuesin, cili të dielën e shkuar nuk u nda nga "Republika" edhe pse me 20 lekë. Veçanërisht lexuesi i kryeqytetit i thithi të 9000 kopjet që në orën 10.00 të mëngjesit. Stafi i "Republikës" nuk do ta zhgënjejë lexuesin as këtë javë.
Kurse Specializimi në Angli (1-9 muaj)
Kurse Specializimi në Angli
(1-9 muaj)
Para dhe pasuniversitare në shkollat më të mira private në Angli, të njohura nga Këshilli Britanik.
Për: Gazetari, Inxhinieri, Financa, Bankë, Aviacion, Ligje, Letërsi, Ushtri, Mjekësi, Shkencë, Teknologji, ku bëhet perfeksionimi i gjuhës angleze të shoqëruara me diplomat përkatëse, si dhe bërja e aplikimeve per ne Universitetet angleze.
Shkolla Biznesi në Angli
Për: Biznes, Tregti, Menazhim, Marketing, Turizëm, Sekretari, Kompjuter etj.
Për marrjen e informacionit të nevojshëm mund të kontaktoni nga ora 9.00-13.00 dhe 18.00-20.00 pranë zyrave tona në Tiranë
me nr. tel. 442-17 & fax 351.-37
(nga e hëna-shtunë).
Adresa: Rruga e Kavajës Nr.203,
(Poshtë Poliklinikës Nr.9)
"REPUBLIKA", Kruga "Sami Frashëri", pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Tiranë, Nr. I. log. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90