31/08/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

31 gusht 1997

Gjinushi: Nano ka bërë shkollën e Nexhmijes

Policia, gjendje lufte me Prokurorinë. 4 parti flasin me një gazetë. PSD nxjerr kokën Tre kontinente kryqëzojnë rrugët e kontrabandës në Shqipëri. Zhduken 70 milionë dollarë Policia, gjendje lufte me Prokurorinë. 4 parti flasin me një gazetë. PSD nxjerr kokën Gjinushi: Nano ka bërë shkollën e Nexhmijes Tre kontinente kryqëzojnë rrugët e kontrabandës në Shqipëri. Zhduken 70 milionë dollarë

Shqipëria nuk paska vend për të gjithë shqiptarët

Është e vërtetë se historia edhe për fajn tonë na ndëshkoi me zvogëlimin e trupit, siç është e vërtetë, që po kaq edhe për fajin tonë, ata pabindë shqiptarë që mbetën të tillë brenda kufijve aktualë të vendit të tyre kanë filluar ta ndjejnë veten ngushtë në këta sionrë. Është e vërtetë se historia edhe për fajn tonë na ndëshkoi me zvogëlimin e trupit, siç është e vërtetë, që po kaq edhe për fajin tonë, ata pabindë shqiptarë që mbetën të tillë brenda kufijve aktualë të vendit të tyre kanë filluar ta ndjejnë veten ngushtë në këta siorë. Që kur Shqipëria filloi ta quajë veten demokratike, bretrët politikë të saj, presidentë, kryeministra, ministra dhe kryetar partish, përveç shumë zakoneve “të dënja” për të stolísur rostumin e një pushtetari, fituan dhe një të re. Pothuajse të gjithë, kur rasti i sjell që të shkojnë e të takohen me bashkatdhetarët që jetojnë jashtë Shqipërisë, nuk harrojnë të përsërisin refrenin e xhentil të mikpritjes: “Kthehuni në atdhe”. Nuk është fjala tek rojtësia e thirrjes dhe aq më tepër e garancive që e shoqërojnë atë. Djali i shtëpisë, nuk ka nevojë për reklamën joshëse të vatrës që e ka pjellë, as i garantohet hapja e derës. Këtu më tepër të vret veshin hipokrizia që qëndron mes realitetit politik shqiptar dhe politikanëve administrues publikë të tij. Nëse, do të ishin aq naivë sa të besonim çdo patetizëm të atyre që thirrjet e veta i lëshojnë nën efektet e këtij patetizmi, atëherë do të na pëlqente edhe të besonim se Shqipëria paska vend për të gjithë. Por kur realiteti na imponohet nepërmjet hyrje-daljeve të politikanëve, sa herë që rotacioni i pluralizmit e sjell që pushteti të ndërrojë duart e partive, edhe pse nuk na pëlqen, detyrohemi të besojmë se Shqipëria nuk paska vend për të gjithë shqiptarët. Kur viti 1992, solli në pushtet Partinë Demokratike dhe aleatët e saj, nuk ishin të pakët ata komunistë, që në vitet e sundimit të partisë së tyre, kishin ditur të bëheshin funksionarë të saj, rrëmbyen ç’mundën nga ajo që quhej pasuri e të gjithëve dhe u ngulën si milionerë në Evropë. Çudia nuk është eksodi i tyre, por rikthimi që po shfaqet si simbolikë e ikjes që ka filluar prej muajsh dhe vazhdon të shoqërojë listat e gjata të pushtetarëve të pesë viteve të fundit. Është Shqipëria që nuk ka vend për të gjithë, apo janë shqiptarët e politikës që nuk dinë të bashkëjetojnë me njëri-tjetrin? Më keq se kaq, njerëzit e thjeshtë, nuk po arrijnë të kuptojnë se kush janë të inkriminuarit që i shmangen ligjit; ata që ikën nga frika e ndëshkimit në vitin 1992, për t’u kthyer deri pranë mandateve të deputetit dhe portofolove të ministrave në vitin 1997, apo ata që së bashku me mandatet dhe portofolot po lëshojnë sot edhe atë pak vend që zinin në sipërfaqen e vogël të vendit të tyre. Ligjet janë ndërtuar dhe po meremetohen aq mbrapsht, sa që shumë e shumë thjesht “vota e lirë” të kthehen jo vetëm nga opozita në pozitë, por edhe nga një ndëshkuar në të ndëshueshëm. Dhe ndërsa Nano vazhdon me zakonin e parardhësve të tij të pushtetit të kërkojë të kthehen dhe emigrantët e kolegët e tij të politikës po japin shembullin më të keq të një bashkëjetese ende të paçartallëkuar në Shqipëri.

Ceka i merr INSIG-ut 140 mijë dollarë

F.20 Gjatë një takim kryeministri i Italisë Romano Prodi me tha: "Më pikon zemra gjak tek e shoh popullin shqiptar të përfshirë në një krizë histerie vetëshkatërrimi..." Intervistë e Ekrem Bardhës Karikaturë me mbishkrimet “KRIMI” dhe “POLICIA”.

Nehat Kulla flet për Nehatin që nuk e njohim

F.13

Panik tek kambistët. Valutat falso sulmojnë tregun

F.8

Vlorë

Gaxhai në ganxhën e policisë Lushnje Dorëzohen armët që vranë 500 vetë Elbasan Antikrimi gjen përdhunuesin e arratisur Durrës Durrsakët i gëzohen "Festës së detit" Faqe 6-7

"REPUBLIKA", Rruga "Sami Frashëri", pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Tiranë, Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90