02/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

2 shtator 1997

Berisha sulmon Meksin

Korrupsioni shtetëror në shifra: Mungojnë 18 miliardë lekë Lista e ambasadorëve të rinj: Luan Rama në Paris, Pëllumbi në Moskë, Zëri në Amerikë, Zeneli në ...

Parlamenti në gjyg?!

PD-opozitë piramidale. Pozicionimi i kësaj partie pas humbjes së zgjedhjeve të qershorit është paradoksale. Lidershipi i PD-së ende nuk është i vetëdijshëm për humbjen, përderisa luan në opozitë me karta të konsumuara dhe të paqëndruara. Dy gazeta të përditshme pro PD-së janë përpjekur ditët e fundit të bindin bre[r]ë demokratë se shansi i vetëm për t'u rikthyer në pushtet është i ndërtuar nga rënia e kompanive huamarrëse ekzistuese. “Albania” dhe “RD” janë treguar tepër të zellshme në sajimin e një lajmi absurd, sipas të cilit njer[a] prej kompanive më të mëdha shqiptare ka paditur në gjyq qeverinë e re socialiste nëpërmjet avokatit Nigjel. Është e qartë ndoshta për këdo që ka dijeni fillestare në fushën e legjislacionit se qeveria nuk mund të paditet për arsye se vendos të zbatojë një ligj të miratuar nga i vetmi organ ligjvënës, Parlamenti Shqiptar. Pas miratimit të ligjit, në rastin konkret të “ligjit të transparencës”, firmat dhe kompanitë që atakohen prej tij, në rast se konstatohet se janë shkelur dispozitat treguese kushtetuese, mund t'i drejtohen Gjykatës Kushtetuese për abrogimin e ligjit, apo të neneve të veçanta të tij. Kjo procedurë është normale në një shtet demokratik. Nga burime pranë kompanive huamarrëse mësohet se me kërkesë të presidentëve të kompanive ka filluar procedura juridike për rishqyrtimin e ligjit. Gjykata kushtetuese do të jetë ajo që do të vendosë nëse ky ligj duhet të zbatohet plotësisht, apo pjesërisht. Zëdhënësi i qeverisë duhet të kishte sqaruar publikisht pozicionin e qeverisë ndaj ligjeve në përgjithësi dhe ndaj ligjit në fjalë në veçanti. Heshtja e qeverisë tregon se ajo nuk njeh kompetencat e saj dhe është krejtësisht impotente për t'iu përgjigjur revanshit të opozitës së PD-së. Në këto pozita ku qëndron opozita sotme, nuk është çudi të dëgjojë ndonjë ditë se është hedhur në erë qysh edhe Parlamenti i mazhorancës socialiste! E zhytur në krizë të plotë alternativash dhe idesh, opozita e PD-së nuk gjen dot asnjë argument tjetër propagandistik, veç fenomenit fajde. Krerët e PD-së janë patologjikisht të bindur se fajdet, ashtu siç sollën PS-në në pushtet, ashtu do ta rrëzojnë brenda një kohe të shkurtër. Në të vërtetë këto argumente ushqehen edhe qëndrimi i qeverisë socialiste ndaj kompanive ekzistuese. Megjithëse huamarrja është një proces i mbyllur, qysh kur u ndërpre depozitimi i parave, qeveria mësyngul të zbatojë verbërisht një ligj të gatshëm të miratuar në bashkëpunim me FMN-së, edhe pse parëndet e humbjes qindra mijëra shqiptarëve do të rritet haraçi në kurriz të qytetarëve. Për më tepër, ligji i transparencës është politizuar, ende pa filluar nga zbatimi i tij. Të ashtuquajturit “administratorët e përkohshëm”, të cilët nuk njihen as si kontabilistë, e shohin procesin e transparencës si një detyrë partie që duhet përmbushur. Pra, ardhja dhe ikja e një qeveri ka harruar se legjitim i ekonominë e tregut, ku prona private vlerësohet si e shenjtë.

Jeniçerët e Vlorës u rebelohen sulltanëve të Tiranës

F.10 Berisha dje në konferencën për shtyp Foto: G. Noka

Meidani nuk del në mejdanin e flamurit

F.4

Fajdet do të ngatërrojnë Parlamentin

F.3

Tritan Shehu mbron Selamin, Paskal Milo akuzon Berishën dhe Starovën

F.12

Speciale: Leidi Dajana, vdekja e përrallës.

E lumtur para vdekjes, tronditja e nënës së princeshës, fëmijët, varrimi, fajtorët e vdekjes F.13

“REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë, Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90