Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

E Enjte, 4 Shtator 1997

FMN: Zhdukni skemat piramidale

Politikë piramidale. Kurt Kola: Pjetri të shoh pas. Berisha; Gjinushi komunist Malaj: Kompanitë të deklarojnë pasuritë. Avokati i Xhaferrit: Ndryshoni masën e sigurimit Politikë piramidale. Kurt Kola: Pjetri të shoh pas. Berisha; Gjinushi komunist FMN: Zhdukni skemat piramidale Malaj: Kompanitë të deklarojnë pasuritë. Avokati i Xhaferrit: Ndryshoni masën e sigurimit
Kurt Kola Azem Hajdari Gjinushi Malaj Xhaferri

Opozita nënshkruan disfatën, pozita "marshon" kryeneçe

Pjetri u dorëzohet mjekëve, Berisha kërkon lutje, Pollo qirinj për shpirtin e martirit Berisha i përhënur në seder për të qenë ai i pari i kuvendit kishte deklaruar se do ta drejtonte opozitën në shtigje suksesi dhe pasi shpalli veten lider shpalosi strategjinë e fitores. Njëra pas tjetrës fitoret morën tatëpjetën. Në fillim taktika e bojkotit dështoi sapo nisi dhe s'kishte si ndodhte ndryshe sepse imitimi keq i bojkotit të socialistëve, kur Berisha ishte në pozitë qe dënuar nga organizmat ndërkombëtare. Edhe taktika e grushtave në parlament e realizuar përmes Azem Hajdarit nuk dha ndonjë fitore të madhe, të dyja herët Hajdari u shpall kampion i peshës së vet, por PD në opozitë nuk fitoi ndonjë gjë të madhe. Edhe martirizimi i Pjetrit nuk dha atë që pritej. Dje ai që është cilësuar Mandela i Shqipërisë i është dorëzuar mjekëve, ndoshta pa dëshirën e tij. Në një farë mënyre, përveç keqardhjes njerëzore, qëndresa dyjavore e ish-kryeparlamentarit, nuk pati majë tjetër. Noli bëhet fjalë për sukses politik, pozita e majtë nuk lëshoi pe, ajo qëndroi e fortë në istikam. Me cinizmin e vet majta ka deklaruar me eufori: sa të jetë Berisha në opozitë, ne do të jemi gjithmonë majë e kolltuqeve... Komenti është i tepërt. Berisha nuk është i besueshëm në krye të opozitës. Ndoshta me fenomenin "Arbnori" ai deshi që me një gur të vriste dy zogj; të nënshtronte pozitën dhe të largonte vëmendjen nga sherrët e brendshme në PD, me një fjalë të fashiste zërat e reformatorëve, që po kërkojnë ndryshime brenda Partisë së Berishës. Në fakt nuk arriti as njërën as tjetrën. Në të dyja dështoi. Po dje Berisha ka deklaruar se ka vendosur ribojkotin e Parlamentit. Në konferencën për shtyp ai kërkoi lutje, përshpirtje për Arbnorin, ndezje qirinjsh dhe ftoi për mbështetjen manifestimin përpara selisë së PD. Por manifestimi i heshtur ishte një dështim i ri për opozitarin Berisha, i cili duhej thënë se vetë nuk shkoi në shesh, ndoshta parandjeu ftohjen e njerëzve. Turma 300-400 vetëshe u ndoq me indiferencë nga kalimtarët e rastit. Karizmatiku numër 2 i PD, Pollo nuk bëri përmenduri slogane në një natë më parë: "Sot helm një shesh, nesër një rrugë, pasnesër një qytet..." Në fakt mbrëmë nuk u mbush dot asnjë oborr ai i PD. Faktet flasin për mosbesues të Berishës në opozitë dhe po vazhduan kështu shqiptarët duhet të përgatiten për të qëndruar gjatë nën hyqm[in][?] e majtës. Reformatorët e PD të mos merren vetëm me artibuj[?] njëri gazeta, ata duhet të luftojnë më shumë për të çliruar nga tutela bazën e tyre. Ndërsa e Djathta e Bashkuar Shqiptare, e cila dje u zgjua nga gjumi letargjik paszgjedhor me takimin, që organizoi, duhet t'i japë më shumë nerv luftës së opozitës. Ajo nuk ka pse prej urdhër nga dikush për t'u organizuar në luftën frontale të majtëve, madje s'ka pse i bën ryshna Berishës për të qenë në komandën e tij për ta radhitur në opozitë. Shqiptarët po ndërgjegjësohen për rolin e së djathtës në jetën politike të vendit. Intelektualët indiferentë boll kanë pritur nën shtro[r]e[?]. Shqipëria nuk mund të bëhet pa kontributin e gjithsecilit.
Azem Hajdari Pjetri Rrahim Gjika Pollo Noli Shqipëri

Godo: Populli në një krah Kuvendi në krahun tjetër F.4 Si mund të shpëtohen kompanitë F.8 Ish-oficeri vret veten në Vlorë, 7 bomba në oborrin e spitalit, vdesin 2 shqiptarë në Itali, plumba krushqie, specialet i rikthehen Beratit F.5-7
Apostol Lira Vlorë Itali Berat

Njoftim

QENDRA MJEKËSORE “SHËNDETI” JU SIGURON VIZITA MJEKËSORE PER: 1. Gjinekologji - Obstetrikë dhe Sterilitet bashkëshortor nga doktorët e shkencave mjekësore: Dr. Rrahim Gjika dhe Dr. Apostol Lira. 2. Neurologji Doktori i Shkencave Mjekësore Dr. Kahreman Harxhi 3. Patologji dhe laborator Dr. Shefqet Domi 4. Ekzaminime hormonale Elsa Pojani 5. Stomatologji Dr. Sehar[e][?] Mustafa. Orari nga e hëna deri të shtunën 8.00-14.00 dhe 17.00-20.00 ADRESA: Rr. e Dibrës, Pallati i Farmacisë Nr.10, përballë Gazetës Shqiptare. Tel. 609-81 Tiranë
Kahreman Harxhi Shefqet Domi Elsa Pojani Sehar[e][?] Mustafa Prifti RR. E Dibrës Tiranë

FITUES TE LOTARISE AMERIKANE DV-98

Ju shërbejmë për plotësimin sipas udhëzimeve të reja të dokumenteve të ZARFIT TUAJ dhe me konsultime të tjera deri në marrjen e vizave. Eksperienca jonë është 4-vjeçare. Ju Mirëpresim! Firma Avokatore: NOBLE, P.A, USA DHE ALDRI, TIRANE Adresa: Rr. KAVAJES, P.71/1/6 (kati II) Përballë xhamisë - TIRANE Kontaktoni Z. PRIFTI
Prifti SHBA Tiranë RR. Kavajës