05/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

5 shtator 1997

Ministria e Brendëshme nën akuzë

Uria me qiri të fikur. Arbnori i ftohen këmbët. Rifillojnë shtetëzimet Ekspertë të huaj për fajdet. Sudja del llogari më vete. 20 superkredi falimentojnë bankat

Pas lirisë së shtypit shqiptarët presin liritë e tjera

A do të vazhdojmë ta quajmë sakrilegj lirinë e pronës socialistët dhe demokratët? Shqiptarët në tërësi dhe gazetarët në veçanti gati janë shokuar për befasinë e miratimit të ligjit që heq prangat e shtypit të lirë. Me një vullnet befasues, mazhoranca socialiste supinoi saksionet mbi lirinë e shtypit dhe të shprehjes së lirë, duke abroguar ligjin pëdeli mbi shtypin. Gjatë pesë viteve të qeverisjes së PD shtypi ishte bastioni më i rrezikuar nga censura zyrtare, sepse strukturat shtetërore kishin ngusur hapësirat e informacionit. Dyert e dikastereve të larta shtetërore frekuentoheshin vetëm nga gazetarët e pozitës ose komshijtë e tyre të besuar. Aq e vërtetë është kjo sa që gazeta të veçanta ishin ekskluzivitet për kronikën e zezë ose gëzonin mrëbesimin për të publikuar lajmet e SHIK-ut. Si pasojë e licencës së pushtetit të parcelizuar dhe butaforinë e idetë e lirisë të tij, shumë gazetarë të shtypit kundërshtar me Qeverinë, njohën privacione dhe u penguan në ushtrimin e misionit të tyre të informimit. Gazetarët që guxonin të preknin majën e piramidës rrëheshin, keqtrajtoheshin pa mëshirë. Qoftë edhe për të demonstruar një oponencë formale ndaj legjislacionit të tejkaluar, grupi parlamentar socialist përkrahu unanimisht idenë e abrogimit të ligjit të mëparshëm. Askush nuk humbet nga licensimi absolut i lirisë së fjalës së lirë. Lidershipi socialist ndjek formulat e kompromisit. Duke zgjeruar hapësirat e fjalës së lirë përmbush një dimension të rëndësishëm human, qytetar dhe politik duke iu afruar kështu në praktikë Kartës Universale të të Drejtave të Njeriut. Kështu pozita pozicionon argumentat e saj dhe retushon imazhin e vjetër. Ky është një avantazh politik dhe diplomatik. Në linjë e kompensimit, qeveria e re, me aktin e ratifikimit të lirisë absolute të shprehjes së lirë rrezikon që të shtyjë për në kalendrat grekë gjithë paketën e ligjeve të tjera që kompletojnë të Drejtat dhe liritë e Njeriut. Ps ashtu si PD do të vazhdojë ta konsiderojë sakrilegj të drejtën e pronës së ligjshme, të drejtën e lëvizjes së lirë të shtetasve, të drejtën e tubimeve dhe protestave publike, të drejtën e shqiptarve për të afirmuar entitetin e copëzuar, Abrogimi i ligjit të shtypit gjithsesi duhet përshëndetur, por ky akt përbën vetëm alfën për përmbushjen e misionit të vërtetë demokratik. Do nuk u praktikua “doganë republikane”, pa zënë vend prona e ligjshme nuk zë vend shteti “shqiptarët do të vuajnë nën peshën e mentaliteteve komuniste, do t’i vihen pengesa ekonomisë private, do të qëndrojnë larg investitorët e huaj.

Plumba mbi specialët në Elbasan

F.5

Godo takon ambasadorin e OSBE-së

Ministri i Mbrojtjes ia beson uzinat nipit të gruas F.4

Dosjet e Zanit të bardha, karroca me kuaj sulmon policinë

F.2

Socialistët gjejnë ditëlindjen e pasaportave të shërbimit dhe diplomatike

F.3

Vdesin nënë e bir në plazh, vidhen policët në Tepelenë, dritë mbi tragjedinë e Otrantos, Gjykata hap dyert, Prokuroria dirataret

F.5-7

"REPUBLIKA", Rruga "Sami Frashëri", pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Tiranë, Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90