06/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

6 shtator 1997

Alarm në Jug: PSD po na merr pushtetin. PS kundër Finos dhe Rukës. Në Tetor dorëheqjen

VEFA: Në 13 Shtator shpërndarja e parave

Banka i shpëton privatizimit. 14 miliardë lekë të uzurpuara. “Cenajt” i kërkojnë 10 milionë

Shtypi në prag vdekjeje

Nano të lëshojë dorëheqjen. Kompromisi politik me pushtetin e katërt është në të mirë të Qeverisë Por, Qeveria siç duhet nuk ia ban ngenë. Indiferenca e deritanishme tregon se Nano e ka marrë lehtë luftën me shtypin. Formalisht Berisha nuk vepronte kështu. Në fasadë ai kishte shpallur miqësinë me parlamentarët e fjalës së lirë. Botuesit po tregohen të matur dhe e kanë përshkallëzuar punën e tyre. Dje, pas heshtjes së Nanos, u ndërmor një veprim tjetër. Botuesit u takuan me kryetarin e komisionit parlamentar të ekonomisë, Anastas Angjeli, që u tregua i gatshëm të ndihmojë për të gjetur urat lidhëse në mes të Qeverisë dhe pushtetit të katërt. U fol për një kompromis politik. Kompromisi është jetik për të dy pushtetet. Çfarë kërkojnë botuesit e gazetave të përditshme? As më shumë, as më pak, se sa përjashtimin nga detyrimet fiskale, përjashtimin nga TVSH-ja. Shtetit nuk do t’i kushtonte shumë, ndërsa gazetave ky lehtësim do t’u garantonte mbijetesën. Dikush ka thënë “mjafton një maune kontrabandë e pazhdoganuar, ndoshta një gjysmë maune”. Krahasimi është i figurshëm, sepse gazetat do të ishin të parat që do ta denonconin moszhdoganimin. Nëse Nano ka ndërmend të çojë 22 për qind TVSH për shtypin, presupozon vdekjen e gazetave. Nëse ai kërkon të bëjë heqë qafe opozonencën e medias drastike, do të bënte mirë të gjente rrugë më të ndershme. Shteti e ka për detyrë të sigurojë mbijetesën e gazetave. Ka shtete që krijojnë subvencion në buxhet për të ndihmuar gazetat, por botuesit shqiptarë po tregohen të matur, kërkesa është brenda logjikës ekonomike. Nuk po kërkohet subvencion, por thjesht mënjanimi i detyrimeve fiskale. Gazetarët e dinë se Qeveria nuk e ka të lehtë. Ajo është përballë punëve të mëdha, përballë presioneve të mëdha, por kërkohet ajo që mund të bëhet. Qeveria duhet ta arrijë konsensusin me shtypin, ndryshe vështirësitë shtohen për të. Kërkohet kompromisi politik, ndryshe pasojat do të bien mbi Qeverinë. Gazetat e kanë menduar përshkallëzimin e luftës së tyre për mbijetesë. Shtypi i humbur se i humbur është. Ai nuk mund të jetojë gjatë me ato taksa që i ka vënë qeveria mbi shpinë. Flitet se edhe dje Nano nuk i ka pritur entuziaste propozimet-bërbesa të botuesve. Aq më keq për të. Botuesit do të presin deri më 15 shtator kur Angjeli të kthejë përgjigjen. Pastaj. Ka forma të protestave nga më të shumtat. Besojmë se Nanos nuk do t’i interesojë një kundërshtar në përmasat e shtypit.

Vdiq engjëlli i të varfërve. Speciale në faqen 2

Vdiq engjëlli i të varfërve. Speciale në faqen 2 Komunistët, forca e tretë në Parlament Gjinushi, torra e PSD Faqe 3 Emigrantët: Nano, na paç në qafë Faqe 4 Edhe nëse si çdo të dielë, "Republika" me 24 faqe. Më shumë informacion, kulturë, letërsi dhe art, zbavitje dhe vetëm me 20 lekë