09/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

9 shtator 1997

Ramiz Alia kërkon gjyq për Berishën

Arbnori ndërpret grevën. PSD mohon Gjinushin. Aleatët akuzojnë PS për revansh Grunasi dështon përsëri, Brokaj pranon kontrabandën. Taksat nënshtrojnë shqiptarët

Administrata plaku i Vitit të Ri të partisë

Mund të ndodhë që rastësisht të takosh një mik të largët ose një shok të cilit nuk i di ndonjë gjë të madhe nga jeta e tij. Dhe nuk ja njeh pikëpamjet politike, por këto vitet e fundit e ke parë duke shitur babanë, duke bërë tregtarin e vogël, duke punuar në ndonjë firmë private ose ndoshta duke tregtuar shumicën. Pasi e pyet natyrshëm se si po të shkon puna, ai të përgjigjet se është në pritje të një vendi pune në administratën shtetërore. Menjëherë pas kësaj ti e kupton se re të bësh me një person që mund të jetë simpatizant, mund të jetë aktivist ose mund të ketë lidhje familjare me linjat e partisë aktualisht në pushtet. Pra, në një farë mënyre ai ose i ka ofruar shërbimin PS-së, ose ajo i ka kërkuar shërbimin e tij. Çfarë po ndodh dhe pse është gjithë kjo kërkesë e madhe për të hyrë në shërbim të shtetit? Përse është kaq joshëse administrata e shtetit? Të gjithë këta persona që përmendëm po të shohësh se sa fitojnë me punën e tyre deri tani del se kanë marrë në rastin më të keq ta zëmë si shitës bananesh ose qiqërrimash dy ose tre fishin e një rroge nëpunësi të administratës shtetërore. Kjo do të thotë se nga pikëpamja e interesit kjo punë nuk është aspak tërheqëse. Këtu lind pyetja: Si kanë bërë nëpunësit e shtetit këto vite? Ata paskan qenë shumë të varfër e mezi e paskan shtyrë me bukë thatë. Këtu ne të gjithë e dimë përgjigjen. Shteti zemërgjerë i hapi të gjitha hurrat për të zhvilluar zanatin e të korruptuarit, saqë një pjesë e mirë ndjenin përçmim për rrogën. Këtu ne nuk mund të përgjithësojmë rastin kur shteti politik kishte korruptuar sin e shtetit administrativ, për të pasur në dorë e nën presion elementët e tij. Qari ishte i të dy palëve. Njëri siguronte militantët e tij, tjetri mblidhte xhepin e siguronte jetën. Nëse këta të babanave vrapojnë me këto mend për të përzënë ato të zyrave e kollareve e t’i çojnë tek bananet të veta të zënë vend pas ndonjë shkrivanije e të mbushin qesen me para të vjedhura. Kjo punë mund të mos ta ketë të gjatë. Përshytja e përgjithshme e pushtetarit është tepër negative, deri në neveri. Në momentin që njihesh me një nëpunës të të rijohet përshtypja se diçka të kanë vjedhur. Për të larguar këtë opinion duhet shumë punë e para është që ai duhet të ndjejë mbështetjen e aftësisë së tij e jo të partisë prej së cilës nuk duhet të favorizohet, por as të shtypet e t’i serviloset. Ka disa që thonë se duan të japin kontributin e të mbështesin partinë e tyre në reformat që do të ndërmarrë. Qoftë kështu dhe jo ashtu siç e thamë vetëm se kur flasim për këto tema duhet të kemi të qartë se kushdo që vjen në pushtet kërkon të rrijë rrah dhe bushdo që vjen në pushtet kërkon të rrijë rrah dhe pavarësia të siguruar. Shenjat në të vërtetë nuk janë shumë të mira se po ndodhin raste që po rikthehen në vendet që kanë qenë e persona që janë larguar thjeshtë si të korruptuar, e jo për arsye politike, pavarësisht si janë munduar të manipulojnë, po ndodh që pushtetar të lartë harxhojnë për një drekë aq sa marrin një rrogë mujore, e bëjnë veprim nuk e bëjnë rrallë, por gati çdo ditë në restorantet luksoze.

Bota nderon Nënën e Botës

f.13 Ditën e mërkurë, datë 10 Shtator 1997, ora 10.00 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PRSH. Në këtë mbledhje do të përcaktohet data e thirrjes së Kongresit të Tretë të PR dhe do të diskutohet për problemet e politikës aktuale. Të merren masat që të mos mungojë asnjë anëtar.

“REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90