10/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

10 shtator 1997

Plas skandali: Noterët vjedhin bankën

Llotaria amerikane vret 18 vjeçaren. Tritol i[t]und Ministrinë e Mbrojtjes Banka Arabe nuk njeh Suden. Dëshmon drejtori Sahit Ali Sabit: ka kërkuar kredi Llotaria amerikane vret 18 vjeçaren. Tritoli tund Ministrinë e Mbrojtjes Plas skandali: Noterët vjedhin bankën Banka Arabe nuk njeh Suden. Dëshmon drejtori Sahit Ali Sabit: ka kërkuar kredi

Dy gicat e "Kamberit" burgosin vëllanë e Zanit

F.2

A i duhet Kushtetuta, opozitës?

Mos vallë Berisha e kundërshton Kushtetutën për xhelozi se nuk u miratua projekti i tij? I mësuar gjithmonë si dollibash ai nuk e ka të lehtë që t'u bindet të tjerëve Shteti shqiptar u shkatërrua edhe për “meritë” të politikës që e la shtetin pa Kushtetutë. Tani, kur politika po bën përpjekje të korrigjojë veten, pra të hapë rrugën për një Kushtetutë, që t'u shërbejë të gjithë shqiptarëve, opozita e vetëshpallur si e tillë, po hedh vickla. Kundër, është ai, lideri, me emrin SALI dhe mbiemrin Berisha. Ai e pati thënë se projekti i tij ishte bekimi i zotit. Po pse e kundërshton ende pa e hedhur në tryezë? Përgjigjja e pyetjes merret me mend: Berisha kundërshton nga pozitat e xhelozisë. Atë e tmerron mendimi se Kushtetuta nuk ka për arkitekt atë, vetë Berishën. Berisha nuk mund të luajë gjatë me hartat, që luajti PS kur ishte në opozitë. Zëvendësimi i taktikës së PS, bojkoti të gjatë me bojkotë të shkurtëra, lije, ardhje në Parlament, braktisje tavoline me logjikën se: opozitë jam unë, vetëm unë mund të shtroj dhe ul tryeza, është sa foshnjore aq edhe megalomane. Pyetja me naivë që mund t'i shtrojnë Berishës mund të ishte dhe kjo: a i duhet opozitës një Kushtetutë përmasave Europiane? Përgjigja do të ishte pohuese për vetë faktin, se përmes Kushtetutës, do të institucionalizoheshin edhe raportet politike në Shqipëri, ku politika vazhdon të bëhet me nene bajraktarizmi e dhune, me ligjore falco e teka fëmijësh. Të drejtat e opozitës nuk mund të varen nga tekat e pozitës. Berisha do të bënte mirë që të bashkohej me dëshirën e shumicës së shqiptarëve, që Kushtetuta të jetë rezultante e një kompromisi të brendshëm të politikës shqiptare. Tërheqja e Berishës dhe njerëzve të tij nga Parlamenti, në momentin kur do të diskutohej për platformën dhe rrugët e Kushtetutës, naza që po bën tani për t'u ulur në tavolinë, të japin përshtypjen e një politikani të përdredhur, të cilit i është mbushur mendja, se, po nuk qe ai në lojë, asgjë nuk bëhet në këtë vend; as shkatërrohet as ndërtohet Shqipëria. Sufleri i Berishës, Genc Pollo mos u shosllon PD në tryezë e argumenton me arsye të mosarsyes, se ky Parlament është i paligjshëm [?]. Po deri kur do të vazhdojnë shqiptarët të dëgjojnë njëri-tjetrin dhe Shqipëria të mbesë pa Kushtetutë? Deri dje thumbi se Parlamenti i 26 majit ishte parlament i votave të vjedhura të SHIK-ut dhe policëve, sot i ballkanorëve, nesër i...? Po vetë Berisha si e justifikon mospjesëmarrjen? Argumentet e dukën ca naive: tryeza është e papërgatitur!... Nuk e dinë se sa të përgatitura kanë qënë tryezat që ka shtruar vetë Berisha, që nuk caktonte as objektin e bisedimeve... Pastaj, lideri i opozitës po shpalos me zë të lartë: Jam i gatshëm të marrë pjesë nëçdo iniciative politike!... a thua se tryeza për Kushtetutën nuk bënka iniciativa politike. Ndoshta Berisha është mësuar që të jetë gjithmonë dollibashi në humbje dhe në fitore. Atij nuk i pëlqen që të mos pyetet për punët e fillojnë të tjerët. Megjithatë, shqiptarët nuk ka nevojë në teorinë e Berishës, ata duan që të kenë Kushtetutën e tyre që shteti të mos përmbyset me këmbë çerepje, siç ndodhi në të djeshmen e afërt.

Nano drejt Brukselit, italianët kujtojnë Romën

f.7

Ylli Popa: Mos e brengosni Prof. Demirajn

Eurosocialistët do të mbledhin... ullinj F.9

Tryezës i mungon një këmbë dhe balli

F.3

Kreditorët kundër administratorëve

F.3

Antikontrabanda mpreh dhëmbët

në Kakavijë: pritet peshk i madh. Tërbohet kali i Kavajës, 3 viktima. Prag kolere në Laç, Policia rrugore me shpatë në dorë në Elbasan. Poliçani kërkon të shpall Pavarësinë. në Kakavijë: pritet peshk i madh. Tërbohet kali i Kavajës, 3 viktima. Prag kolere në Laç, Policia rrugore me shpatë në dorë në Elbasan. Poliçani kërkon të shpall Pavarësinë. Faqe 6-7

"REPUBLIKA", Rruga "Sami Frashëri", pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Tiranë, Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90