Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

E Enjte, 11 Shtator 1997

Prodi, mos u nxito. Shqiptarët ende kanë halle

- Nano i përgjigjet me sofizman nga Brukseli: shqiptarët do të kthehen nëse kanë arsye për tu kthyer... Prodi, mos u nxito. Shqiptarët ende kanë halle - Nano i përgjigjet me sofizman nga Brukseli: shqiptarët do të kthehen nëse kanë arsye për ' tu kthyer... Romano Prodi dje ka folur më hapur se çdo herë tjetër. Ka folur fare hapur kundër Qeverisë Nano. Në gjuhën diplomatike të kryeministrit italian kuptohet se Shqipëria duhet të përgatitet që të mos presë ndonjë gjë të madhe nga qeveria fqinje, të cilës shqiptarët ia kanë pirë qumështin e nënës në majë të hundës. Po nuk u frenuan refugjatët, po nuk u arrit një marrëveshje, asnjë ndihmë, asnjë investim nuk do të dërgojmë në Shqipëri. Po a ka mundësi Shqipëria dhe konkretisht Qeveria Nano të ndalë fluksin e emigrantëve? Shqiptarët nuk u ndalën kur deti ruhej nga “ALBA”, po tani që rendi është fare i vetmuar dhe ende i paorganizuar? Është fare e pamundur në këto rrethana që të ndalet fluksi i të ikurve nga Shqipëria. Për rrjedhim, nëse Prodi e ka seriozisht deklaratën e vet, Nano duhet t’i bëjë hesapet mirë. Presioni i Prodit nëse nuk fsheh qëllime diplomatike për civilitet e politikës shqiptare me fqinjën tjetër Greqinë, duhet vlerësuar seriozisht dhe politika e jashtme e Nanos duhet të reflektojë pozitivisht në relatat me Italinë. Duket se rrugët e Shqipërisë për në Europë, shtet e mira që të kalojnë nga Roma, ndryshë puthemi me Milon. Prodi duhet se në ahërden e vet po i jep shumë vend dhe kohë Shqipërisë. Populli shqiptarë nuk e injoron ndihmën e Italisë, por reagimet e fundit, ndjerja këmbës e emigrantëve shqiptarë bie erë. Përse pikërisht tani? Vërtetë shqetësimi i Qeverisë Prodi vjen vetëm nga refugjatët e marsit të ikur sfilitur nga kampet? Besojmë të jetë kjo e vërteta sepse me të kthyerit ka shumë dhe nga ata që prej vitesh punojnë në Itali. Nëse është e vërtetë ajo që thotë Prodi se ka dhënë indicjatë nga populli italian, nëse ai ka marrë dhunë letra nga bashkëkombësit e vet kjo nuk do të thotë që shqiptarët të ndiqen si kafshë të egra. Ka mënyra më njerëzore për t’i përzënë shqiptarët e për t’i bërë tym për emigrantët e botës së tretë. Duhet se në Itali po ushqehet dalëngadalë e shallë-shallë ndjenja antishqiptare. Nëse në radhët e shqiptarëve kriminelë, mafiozë, trafikantë ata le t’i dëbojnë me qejf, ndërsa ata që kanë nevojë për kafshatën dhe nuk ka pse ndjejnë si të persekutuar. Ne do t’i kërkonim Prodit që të mos nxitohet në deklaratat e veta. Shqipëria ende ka nevojë për ndihmën e fuqive të fqinjëve, ende rendi ynë nuk është rifatër, ende pas shkatërrimit të shtetit, ende ne nuk mund t’i Vijon në faqen 4
Romano Prodi Milo Ceka Fino Bruksel Shqipëri Greqi Italinë Europë

Shqipëria, surpriza zvicerane, 1-0

f.15 - S’më vjen keq për punën, më vjen keq për bukën!... Sallamit i vjen era në doganë f.8 45 subjekte rjepin pa licencë minierat f.9 Humbëm Nënën e Madhe dhe fituam shenjtoren f.13 Himara 329 vjet më parë f.14 Doganap paralajmëron debitorët: Po nuk shlyet detyrimet gjobiteni trefish f.14 Ceka mbushi të 40-tat f.2 Fino merr frenat e Qeverisë f.4 Godo: Politika shqiptare është në teh të briskut f.6 Meningjitje akut mbërthen Tepelenën. Shkodranët nisin kontrabandën e ujit. Socialistët vazhdojnë "revolucionin e karrikeve", drejtori emërohet me faks. Rinis kontrabanda e naftës. Arrestohet polici në Urën-Vajgurore. Fshati "thembra e policit" f.5-7 - S’më vjen keq për punën, më vjen keq për bukën!...
Godo Rrahim Gjika Apostol Lu[?]a Shqipëri Tepelenën Urën-Vajgurore Himara

Pjetri i madh nga uria në Vjenë. Koalicioni qeveritar në prag të shpërbërjes
Vjenë

QENDRA MJEKËSORE “SHËNDETI”

QENDRA MJEKSORE [tekst pjesërisht i palexueshëm] JU SIGURON VIZITA MJEKËSORE PËR: 1. Gjinekologji-Obstetrike dhe sterilitet bashkëshortor nga doktorët e shquar[?] mjekësorë: Dr. Rrahim Gjika, Dr. Apostol Lu[?]a dhe As. Prof. Dr. Gjergj Theodhosi. 2. Neurologjinë nga Doktori i Shkencave Mjekësore Dr. Karenina Harxhi 3. Klinikë dentare nga Dr. Sehare Mustafa (ortopede stomatolog). 4. Shërbim patologjik dhe analiza kliniko-biokimike Dr. Shefqet Domi 5. Analiza hormonale për problemet e sterilitetit femëror dhe mashkullor, probleme gjinekologjike dhe endokrinologjike si Prolaktinë, Progesteron, Testosteron, LH, FSH, DHEA-SO4, T3, T4, TSH dhe hormone të tjera sipas kërkesës. Analizat realizohen me teknikë moderne bërthamore nga ekipi i përbërë nga As. Prof. Dr. Skënder Mala, Dr. Eldia Gjeçi dhe Elsa Pojani. Spitalet Rruga Bardhyl Farmacia (1) Qendra “Shëndeti” Qyteti Studenti Rruga e Dibrës ORARI Paradite: 8.00-14.00 Pasdite: 17.00-20.00 E diela Pushim ADRESA: Rr. e Dibrës, Pallati i Farmacisë Nr.10, përballë Qytetit Studenti. Tel. 609-81 Tiranë
AS. Prof. DR. Gjergj Theodhosi Karenina Harxhi Sehare Mustafa Shefqet Domi AS. Prof. DR. Skënder Mala Rruga Bardhyl Qyteti Studenti Rruga E Dibrës Tiranë