12/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

12 shtator 1997

VEFA sqaron akt-padinë

Qeveria bllokon llogaritë e kompanive. Shqipëria, ndihma me çekan në kokë Mingomata jep dorëheqjen. Arbnori kërkon pasaportë për gruan. Meidani-pengu i ambasadorëve

Shqiptarët në mëshirën e fqinjëve

Dje kryeministri Nano vazhdoi axhendën e tij dhe mori nga bashkëbiseduesit premtime për ndihmë. Po dje u dha lajmi i bujshëm se kryeministri ynë më 26 shtator do të ndodhet në SHBA, ku do të takohet me zonjën Ollbrajt. Ndërkohë që Milo, kreu i diplomacisë filloi axhendën e takimeve me qeveritarët grekë. Në presidencë fillojnë të dalin emrat e të besuarve, të cilët do të kryesojnë ambasadat tona në vendet e perëndimit e të lindjes. Qeveritarët e rangjeve të mesme e të ulta vazhdojnë reformën e karrireve duke zbatuar meritokracinë militante alla socialiste. Faktet e mësipërme flasin për një Qeveri dinamike, e cila duke u rrotulluar se nuk ka kohë për të humbur, nxiton dhe vetëm nxiton. Ndërkohë shqiptarët ende nuk prekin materialisht të mirat e Qeverisë. Përkundrazi, emigrantët po ndjejnë mbi shpinën kusuret që nuk kuptojnë se nga i vijnë. Fqinjtë kanë kapur në dorë fshesat dhe vetëm fshijnë pa mëshirë emigrantët e ngratë. Milo në Athinë, refugjatët në Kakavijë. Edhe mbrëmë në redaksinë e “Republikës” nuk kanë munguar telefonatat nervoze të emigrantëve që janë të detyruar të fshihen që të mos i zërë ajo, e famosura fshesë. Pyetja më e zakonshme që ata bëjnë: Ç'bën Qeveria, pse nuk na merr në mbrojtje? Edhe dje nuk munguan të thërriturit. Ata vetëm vijjnë dhe vijnë me brengën për t'u rikthyer përsëri andej nga i nisën. Seriozisht e ka marrë këtë herë edhe Qeveria e shtetit përtej detit, Italia. Prodi pohon se është marrë vesh në telefon me Nanon. Nga ana e tij edhe Nano nuk i mohon telefonatat, por vetëm kaq. Vetëm për dy ditë janë kthyer më shumë se 500 emigrantë. Madje siç shkruan dhe shtypi italian ka pasur dhe raste, kur është larguar forcërisht babai nga fëmijët dhe bashkëshortja, madje pa u përshëndetur fare. Dhe për Prodin nuk ka kthim prapa. Ai tani nuk u beson më sofizmave të Nanos: Shqiptarët do të thehen nëse kanë arsye për t'u kthyer. Në fakt ata po kthehen edhe pse nuk kanë arsye për t'u kthyer. Nga ana e tij kryeministri ia ka lënë dopio gjashtën në dorë kryeministrit shqiptar: Rrërohet një marrëveshje. Dhe atë e ke në dorë ti-i është drejtuar ai në mënyrë të drejtpërdrejtë Nanos. Qeveria Nano duhet ta marrë në dorë seriozisht problemin e emigrantëve ndryshe ata kanë për t'u kthyer në peng-diplomatik. Nuk është në dinjitetin e shqiptarëve që të fshihen skla ve për t'u shpëtuar fshesave të fqinjëve dhe dinjitetin qytetarëve tanë nuk ua fshin ua mbron përveç Qeverisë.

Peshku ha Superkillërin

Policëve iu bien spaletat

Gjykata e Tiranës preferon gratë f.6 Nënë Tereza gratë — f.6 Nënë Tereza kandidate për Shenjt — f.13 Njoftim për degët e PR — f.4

Apeli mban peng dosjen e korrupsionit të sindikatës

Kush e shkatërroi ushtrinë — f.8 PS puq pipëzat me PASOK — f.9 — f.3

“REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90