14/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

14 shtator 1997

Kreditorët tubohen, VEFA nis peticionin

Elbasani një ditë pas masakrës, flasin dëshmitarët. Masket përgjakin asfaltin

Fajdet - Qeveria midis dy zjarresh

Rinisin revoltat e fajdeve. Përveç Vlorës dhe disa qyteteve periferike, huanë dëgjuar parrullat “duam paratë tona”, është Tirana, e cila ditët e fundit po përjeton shqetësimet e qindra qytetarëve që grumbullohen përpara kancelerive të firmave huamarrëse, në kërkim të parave të depozituara. Dje, për gati 2 orë u bllokua nga manifestimi i turmës që priste të takohej me pronarin e kompanisë VEFA. Fluksi i revoltave sa vjen e shtohet. Në qytetin e Vlorës janë hedhur parrulla rundër Qeverisë dhe Kryeministrit. Urdhëri i ministrit të Financave për të bllokuar transfertat bankare e ka irrituar turmën e fajdexhinjve. Shoqata e kreditorëve mësohet se përgatit një promemorie drejtuar Qeverisë Nano, ku kërkohet anullimi i urdhërit të Ministrit dhe lejimi i kompanive huamarrëse për të ushtruar aktivitetin e tyre prodhues, gjë që do ta lehtësonte shlyerjen e borxhit. Greva e paralajmëruar e urisë duket se nuk e ka shqetësuar kabinetin qeveritar. Këshilltarët e Kryeministrit i kanë pritur me indiferencë përfaqësuesit e kreditorëve, pa dhënë rrugëzgjidhje të mundshme. Kryeministri u kthye nga Brukseli, i ekzaltuar nga premtimet për ndihmë financiare. Por këto ndihma të BE janë fondi i akorduar për rimbursimin e pagave të buxhetorëve dhe jo për kompensimin e parave të humbura. Qeveria ende nuk ka asnjë projekt për të rimbursuar fajdet. Premtimi elektoral i Nanos ishte vetëm një show. Reziku që paratë e fshehta dje nuk është prezent në psikologjinë e qeveritarëve të rinj. Ata shpresojnë ta atrofizojnë këtë çështje duke e shtyrë atë sipas parimit “hiq e mos këput”. Por kushtet e FMN-së janë tepër të rrepta dhe ultimative. Në këto rrethana Qeveria ndodhet midis dy zjarresh. Po të shtosh edhe presionin diplomatik të fqinjëve nëpërmjet refugjatëve, ekziston çasti që Qeverisë është në dilemë të madhe. Kabineti Nano nuk duhet të zgjedhë formulën që ndoqi Berisha. Aktualisht, të dyja palët, qeveria dhe pjesa më e madhe e qytetarëve janë të humbur. E vetmja zgjidhje është të ndihmohen kompanitë me aktivitete prodhuese, duke krijuar lehtësira fiskale dhe doganore. Vendi ka resurset të mëdha që kërkojnë vetëm një administrim sa më efikas, të standarteve bashkëkohore. Qeveria duhet ta marrë rezikun në sy. Situata nuk është aq qetë sa ç’shpreson ajo. Revoltat e djeshme janë një paralajmërim serioz që mund t’i venë minat qeverisë. Nga ana e saj kompania VEFA duket se del e larë. Ajo ia ka lënë topin jashtë derës Nanos. Peticioni i djeshëm kërkon përgjigje.

Nënë Tereza gjunjëzon Botën

f.13 Klandestinët grekë e shqiptarë zotërojnë tregun

Qeveria kërcen tango. Demokratët në tryezën e Kushtetutës. Koalicionit i bien kockallat

Suplementi "Republika"

: Shopenhauer, Mark Tuein, Nonda Bulka, Fatmir Baçi, Skënder Luarasi, Allen Ginsberg. Miqtë e Ilucës së ngrohtë dhe Kuteli. f.18-21

Një tufë flokësh dëshmon krimin

f.16

"REPUBLIKA", Rruga "Sami Frashëri", pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Tiranë, Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90