16/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

16 shtator 1997

Fino: Saliu kërkoi grusht shteti

Alimuçaj: Nuk kam falimentuar. Kreditorët për Nanon: Ose paratë 100%, ose dorëheqjen Nisin gjyqet e peshës së rëndë. Antikrimi nxin faqen "Mandeles". Policia: Berisha në burg

Opozita, fjalëkr...” i ish-Presidentit

Berisha ka qenë në Kalruta edhe si person privat, edhe si lider i opozitës. Pak a shumë këtë tha me gojën e vet shefi i PD dje në një konferencë për shtyp. Lideri i opozitës, Berisha është vetëshpallur, qysh kur humbi pushtetin. Në krye të PD ai duket si një gjel i rrahur, por gjithsesi në atë detyrë. Si njeri, që ka dashur gjithmonë të jetë në qendër të vëmendjes, Berisha ka thirrur pranë vetes ca politikanë pa shtat, që i bëjnë korte në tavolina të zbrazura dhe i mbushin mendjen se është lider i opozitës. Sipas këtij ish-Presidenti nuk është e drejtë të ketë mundësinë një tjetër forcë ta quajë veten opozitë, sepse lider është ai. E Djathta e Bashkuar ekskluzivisht i bie të jetë e përjashtuar nga opozita anti-komuniste ndaj PS dhe aletatëve të saj. Kjo, sepse këtë kartë na e ra marrë në dorë ish-Presidenti i këtij vendi, i cili mund të quhet fare lehtë deshtaku politik i këtij vendi. Duke u fryrë para gazetarëve Berisha harron se po lodhet që në vatën e tij të hyjë PR dhe Balli, por duke mos i ecur ai po ndjek politikën e përjashtimit, si ra ndodhur gjithmonë gjatë këtyre viteve me të. Fryma që po tenton të servirë në politikë Berisha është më se e rrezikshme. Ai në pushtet nuk duronte rivalë pranë vetes, por duke qenë i tillë edhe në opozitë, mund të kthehet në një minues i ndërgjegjshëm i opozitës. Kjo mund të ndihmojë vetëm pozitën, e cila do ta ketë shumë më të lehtë të merret vetëm me Berishën e diskretituar në politikë. E Djathta kjo opozitë e fortë e shqiptarëve, mund të minohet me mjaft sukses nga politika e Berishës dhe kjo natyrisht që për më tepër i intereson pushtetit të majtë ish-komunist, i cili me Berishën në opozitë e sheh veten jetëgjatë.

Shpërthim në Martanesh, 6 të vdekur

faqe 7 POLITIKA

Elbasan: 7 familje akuzojnë specialistët për dhunë dhe vjedhje

faqe 2

Laç: Hajdutët lyen asfaltin me gjak policësh

faqe 7

Qeveria i vë vulën TVSH-së. Shteti ul

subvencionet në 30% faqe 9 Çmimet muzikore të MTV faqe 13

Paskal Milo lëshon skandalin. Kryediplomati shqiptar kërkon Konfederatë Shqiptaro-Greko-Jugosllave

faqe 4

VEFA vë në rresht deputetët e majtë

faqe 4

“REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90