VEFA gjunjëzon Qeverinë
Vlora ringjall komitetin dhe del në Sheshin e Flamurit. Berisha sheh ëndërr me 125 deputetë
VEFA gjunjëzon Qeverinë
Gjykata ndëshkon transparencën. Kryeadministratori: VEFA dhe Silva mund t'i kthejnë paratë
Dy përqind politikë sociale
TVSH-pesëqindja i biznesit të vogël dhe të mesëm. Kapitalistët e vegjël në prag të falimentimit
Ulja e TVSH-së së re, nga 22 përqind që kishte vendosur mbledhja e Qeverisë, në 20 përqind nga grupi parlamentar socialist, u komentua prej Komisionit Parlamentar të PS-së dhe segmente të shtypit ... segmenteve të shtypit të pavarur si shprehja më afektoze e politikës sociale të Qeverisë. Madje, Angjeli, i sugjeroi Qeverisë, që 2 përqind i kursyer, të përdoret për të mbrojtur të papunët, apo qytetarët që përfitojnë asistencë sociale! Pasi e përmbushën me kaq obligimin e tyre social, si socialistë që janë, parlamentarët e PS-së iu kushtuan problemit të ujit mineral, duke rërkuar fovarizimin e tij, me që importohet nga Greqia dhe shërbehet nëpër “brioskat e tradhafilave”. Populli priste zbutjen e varfërisë, garanci më të madhe për kapërcimin e krizës, socialistët i servirin taksa të reja, të pakontrolluara, të kondicionuara nga politika e dyshimtë e misionit të FMN-së. P parate fiskale, e sapomiratuar, atakon drejtpërsëdrejti interesat e qytetarëve shqiptarë, pasi rritja e çmimeve do të ndihet shumë shpejt. Gjithashtu, TVSH-ja astronomike do të rrënojë në një kohë rekord bizneset e vogla dhe të mesme, duke ia ngushtuar mjaft hapësirat kapitalizmit të ri shqiptar. Eksperimenti, që PS-ja përpiqet të realizojë në kuriz të shqiptarëve, kërkon një haraç të madh. Ky eksperiment rrezikon të ardhmen kapitaliste të vendit, pasi shumë shpejt shteti do të synojë blerjen e objekteve të firmave të falimentuara, duke ristrukturuar imazhin e ndërmarrjeve shtetërore. Sinjali për këtë është dhënë me presionin që u bëhet Rompanive huamarrëse për t’iu nënshtruar shtetëzimit. Transparenca, aq shumë e diskutuar, nuk kënaq asgjë më tepër. Ajo është politizuar nga qeveritarët socialistë, të cilët kanë emëruar shef të “administratorëve” një person partial. TVSH-ja e re, e cila do të fillojë të funksionojë më 1 tetor të këtij viti, zhduk edhe ato pak iluzione që kishin filluar të ushqenin shqiptarët tek sistemi i ekonomisë së tregut të lirë. Tani të gjithë duhet të përgatitemi për të përballuar sistemin e tallonave dhe frymën e kolektivitetit socialist.
Letra e hapur e Vehbi Almuçaj faqe 7 Gramoz Ruçi del në kuvend të burrave faqe 3 PS "ngrihet herët në mëngjes". Majko: Berisha-fatkeqësi që e dëgjojmë faqe 4 Bashkia: Groposni ilaçet greke —faqe 7 Mazreku: Edhe unë ha 20 Hajdarë —faqe 16
“REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90