19/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

19 shtator 1997

Ky Kuvënd u çmënd

Koburja e Mazrekut këput perin e hollë të politikës. Pollo: ATSH strehon kriminelin Malaj: VEFA-s i duhen 15 vjet për të shlyer 452 milionë USD. Sudja: Këshilltari i Meksit më premtoi para Koburja e Mazrekut këput perin e hollë të politikës. Pollo: ATSH strehon kriminelin Ky Kuvënd u çmënd Malaj: VEFA-s i duhen 15 vjet për të shlyer 452 milionë USD. Sudja: Këshilltari i Meksit më premtoi para

Shqipëria shkohet në hell

Krimi zbret në Kuvendin e ligjëve Dje, Kuvendi i burrave të Shqipërisë u la me gjak. Një çmendur ra radhët e deputetëve të shumicës, qëlloi pa mëshirë mbi liderin e Dhjetorit, deputetin e PD, Azem Hajdari. Ka qenë mjaftueshme që ekuilibrat e brishtë të politikës shqiptare të bien përdhe. Dje, dita ka qenë e ngarkuar me deklarata, protesta, kallashnikovë. Politikanët e Shqipërisë ranë keq për t'u ruajtur vetëm për një moment se mes tyre ka kriminelë, rrugaçë, debilë, njerëz të hurit dhe të litarit. Por, retë e ranë rrufetë vetëm për një çast. Fill, pas atentatit ata kanë fshirë djersët e ftohta të frikës dhe janë nisur për të sharë e përlarë njëri-tjetrin. Pa frikë mund të thuhet se Tirana dje ka qenë në kërcënimin shpërthimit të një konflikti civil. Lagjia Laprakë, ku është edhe Spitali Ushtarak, mund të kthehej fare mirë në fushë beteje, por fati i shpëtoi qytetarët. Berisha, lideri i PD, dje të paktën në mes të deklaratave të tij dubullitëse, ka kërkuar vetëpërmbajtje të njerëzve të vet. Socialistët nga ana e tyre kanë mallkuar deputetin e tyre dhe i kanë hequr imunitetin. Këto kanë qenë të vetmet aksione politike të ditës së djeshme, të cilat mund të vlerësohen. Të tjerat kanë qenë deklarata, sharje, ngritje tensoni. Shqiptarët kanë patur mundësi të vënë re se në krye të kokës së tyre janë mbledhur një tufë e çmëndur me njerëz të papërgjegjshëm. Pas ngjarjes së rëndë plumbat e Mazrekut, të paktën nuk i morën jetën Hajdarit fizikisht, por mund t'i marrin jetën politikës së ditës. Kështu demokratët ranë në mëndësinë mos të shkelin më sallën e Kuvendit, ndërsa socialistët nuk po dinë ku të fusin kokën. Shefi i partisë së tyre në Has qëlloi mbi një person normal, ndërsa ky Kuvend tashmë mund të akuzohet fare lehtë si Kuvend i kallashnikovëve. Kjo do të thotë edhe një herë kaos e rrëmujë. Varet nga vullneti i politikanëve, që ky vend mos të shkojë edhe një herë në hell. Në fakt njerëzit e politikës shqiptare kanë treguar gjithmonë se vetëm vullnet nuk kanë. Apeli ynë: Parlamentarët ftohni gjakrat! Politikanë: Hiqni dorë nga sherri. Populli do qetësi!

Foto: A.Babani Parlamenti italian ndërpret punimet. Azemi niset për në Itali

"REPUBLIKA", Rruga "Sami Frashëri", pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Tiranë, Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90