FCelli i PD në vrimën e PS
Gjinushi: Skenaristi i ngjarjes "Mazreku" është Berisha. Nuk i zë radhën në gjyq
FCelli i PD në vrimën e PS
Paditen të mëdhenjtë e PD, ndërsa PS bëhet djathtë për në Hong-Kong
Bllokohet procesi politik
E Djathta përballë agonisë neokomuniste
Një mbledhje spontane e Kryesisë së PD-së në orët e vona të ditës së djeshme, ka përcaktuar një vijatë përgjithshme strategjinë e re politike. Mosnjohja e Parlamentit, dube e cilësuar mazhorancën të inkriminuar dhe mandatet e deputetëve të paligjshëm, vazhdimi dhe shallëzimi i mëtejshëm i protestave në varësi të situatave që do të krijohen, riorganizimi i mëtejshëm i partisë dhe atrofizimi i strukturave “reformatore”, do të përbëjnë pikat bazë, ku do të pozicionohet kursi i ri politik. Bojkotimi i Parlamentit nuk do të tërhiqet si një akt imponues, por do të jetë vijueshmërisht i kondicionuar nga kërkesa aktuale e lidershipit demokrat për dorëheqjen e Nanos dhe të personave zyrtarë më pak të rëndësishëm. Strategjia e re politike nuk do të propagandojë publikisht idenë e zgjedhjeve të reja parlamentare, duke përllogaritur që ky proces do të vijë shumë shpejt për shkak të thellimit të krizës. Kërkesa për zgjedhje të parakohshme, pas reagimit të Departamentit të Shtetit Amerikan për të mos spekuluar me incidentin kriminal në Parlament, do ta konfrontonte PD-në me formulën që është përpjekur të zbatojë diplomacia ndërkombëtare për të zbutur krizën politike në Shqipëri. Siç është vënë re edhe në shtypin pro PD-së, lidershipi demokrat, kohët e fundit ka bërë kujdes, që të shmanget tendenca për të atakuar institucionet demokratike ndërkombëtare dhe të përbajë veçanërisht politika e SHBA në funksion të zhvillimit të demokracisë edhe në vende si Shqipëria. Shtypi, i urdhëruar nga lidershipi i PD-së vetëm pak ditë më parë, përshëndeti me pathos kremtimin e festës kombëtare të SHBA-së, duke shfaqur një predispozicion të dyshueshëm në drejtim të rikuperimit të marrëdhënieve të keqkuptuara dhe të paparagjykuara në disa raste. PD-ja duhet të vërë në funksionim idenë fisnike të zgjedhjeve të parakohshme, duke marrë në konsideratë edhe kontekstin shqiptar. Imazhi shkatërrues dhe tepër i zymtë, që sundoi PD-në në momentet e rrëzimit spektakolar të shtetit, të braktisur prej saj, është ende prezent përpara pjesës dërrmuese të shqiptarëve. Revanshi propagandistik i Berishës nuk ka mundur të retushojë fytyrën e krimit dhe të tragjizmit, që paguan mbi kurriz një familje. Në këto rrethana, bur acarimi PD-PS nuk pranon asnjë formulë kompromisi, qoftë edhe të përkohshme, jeta politike do të vërtitet deri në kufijtë e absurdit, pa mundur të konkretizojë vlera reale demokratike. Bllokimi i procesit politik e bën imperativ rolin e së Djathtës, e cila duhet të riorganizohet për t’i dhënë fund agonisë dhe depresionit të politikës neokomuniste.
Sudja: Do të futem në grevë urie. Në krye të padisë Berisha, Pollo, Minarolli, Vejsiu
faqe 2
Banka Botërore jep alarmin për kontrabandën dhe paratë e pista shqiptare
faqe 9
Koalicioni i majtë shtrihet edhe
Ja fituesit e lotarisë amerikane
“REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90