21/09/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

21 shtator 1997

Policia kërkon kokën e Berishës

Manazherja e "Grunasit" u pohon kreditorëve: Rexhina Nanos i kam dhënë nga 1000 dollarë në muaj

PS dhe PD protagonistë të politikës kanunore

Për aktin kriminal në Parlament u akuzua rëndë kanuni. Lidershipi socialist e konsideroi të ezauuar “jatarsin” pas këtij konstatimi. U fabrikua një mizanskenë dorëheqjeje me Majkon, por mbyllja ishte mekanike. Nano shtegtoi i qetë për në Hong Kong dhe përpara se të nisej atakoi edhe “kanunin” e PS-së, duke e cilësuar programin e qeverisë së tij një program të qendrës së Djathtë! Punë e madhe se zgjedhësit kanë votuar për alternativën socialiste, apo socialdemokrate. Nano dhe stafi i tij ushqen bindjen fikse se në rast se zgjedhësit arrijnë të konfrontohen me programin e ri të PS-së, çështja do të mbyllet me procedurë të përshpejtuar duke ia faturuar fajin “kanunit” të partisë. Psikologjia kanunore është e pranishme edhe në PD. Berisha, pa përfunduar ende procesi i hetimeve mbi krimin, mbledh turmat në revolta revoltë dhe i prin drejt ...hiçit, pasi nuk ka përcaktuar asgjë konkrete. Parrulla “të shpojnë pushtetarët e krimit” duket tepër evazive për të inspiruar një realitet të ri politik në favor të PD-së. Është paradoksale të kërkosh dorëheqje për kreun e qeverisë si “organizator të krimit” dhe nga ana tjetër të deklarosh se nuk bëhet fjalë për zgjedhje të parakohshme. Këtë “kanun” politik elektorati e ka të vështirë ta interpretojë. Është e natyrshme protesta publike rur shfaqen precedentët e krimit, por politizimi i tyre duhet të interferohet nga objeksionet politike. Elementët kontradiktorë që vihen re aktualisht në kursin politik të PD-së krijojnë efektet e një përparasje perfekte me konfiguracionin politik të pozitës, të kryesuar nga PS-ja. Mazreku, ndoshta me të drejtë u cilësua si viktimë e sindromit kanunor, por kjo nuk përbën asnjë paralajmërim, apo apel, për politikanë neokomuniste shqiptare. Politika që nuk njeh konsensusin, si faktorin bazë të një demokracie pluraliste, konturohet mbi instirte individuale, që kristalizojnë norma kanunore. Ishte pikërisht “kanuni” ai që nuk e lejoi PS-në të përzgjedhë brenda kontigjentit të anëtarëve të saj, figura më të ekuilibruara dhe më të përshtatshme për në Kuvendin e Popullit. Po ashtu, është pikërisht “kanuni” që nuk e lejon PD-në të adoptojë një fytyrë të re politike, me figura më të besueshme dhe me një logjikë më racionale në ushtrimin e opozicionit.

Gafa e Gafurrit rrezikon dënimin me vdekje

faqe 2

Poliçan

Dyshime për kolerë. Dy lordë anglezë vijnë për të blerë Uzinen e Armeve

Korçë

Vazhdon hemo-rragjia e hekur- isht ev e. Indus-

Firmat fillojnë shlyerjen e kreditorëve. Një pjesë me para, të tjerët me materiale ndërtimi. Prokurori stre-hon bosin e arratisur të fajdeve

Foto: Geri Noka faqe 8

M.Hasani, kryetar i Parlamentit? PD kërcënon Rakipin. "Shtabi": Gjaku i Azemit kërkon shpagim

“Suplementi” i së dielës

Prej Milloshit tek Migjeni Arshi Pipa, Natali Sarro, Ilir Levonja, Altin Metaj, Ardian Thano Vargje që lexohen në këmbë faqe 11-14

Vazhdon hemorragjia e hekur- ishteve. Indus- tria shkon për dhjamë kontra- bandisti

Vazhdon hemo-rragjia e hekur-ishteve. Indus-tria shkon për dhjamë kontra-bandisti faqe 6-7

“REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90