Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

E Enjte, 25 Shtator 1997

Ish-kryetari i SHIK-ut vritet në Athinë

FMN mallkon bankat shqiptare. 25 mijë marka akuzojnë Gjonajn dhe Vejsiun Asambleja Parlamentare e KE: PD ktheu në Parlament. Nano zhduk bandat! FMN mallkon bankat shqiptare. 25 mijë marka akuzojnë Gjonajn dhe Vejsiun Ish-kryetari i SHIK-ut vritet në Athinë Asambleja Parlamentare e KE: PD ktheu në Parlament. Nano zhduk bandat!
Mashi Vejsiun Nano Athinë

Bisedimet me serbët në praninë e një pale të tretë

-Milo parashtron kërkesat, Milutinoviç mbajti shënime dhe kujtoi tezën serbe Takimi i kryediplomatit shqiptar me homologun serb tërhoqi vëmendjen e qarqeve diplomatike europiane e më gjerë dhe u bë lëndë politikanëve shqiptarë për të ndërtuar politikën e ditës. Komentet janë të zhurmshme, të shohim se ç'do të mbesë pas zhurmës. Të dialogosh do të thotë që të gjesh një rrugë për të zgjidhur problemin që të mundon. Në këtë plan takimi Milo-Milutinoviç mund të konsiderohet si shpërje akulli. Kurse si nuk mund të qëndrojë indiferente Shqipëria ndaj fatit të 2 milion shqiptarëve, që jetojnë në nën terrin serb. Talësh paarsysh më tepër se ç'ka vepruar deri tani shteti i dhunshëm serb do të thotë që t'i mohosh të ardhmen. Mohimi total i të drejtave e lirive njerëzore vëllezërve të gjakut e obligon shtetin shqiptar që të bëhet mbrojtës në forume ndërkombëtare. Deri tani roli ynë është kryer në mënyrë diletante dhe inatçore. Në prononcimet e Milos merret vesh se pala shqiptare ka shtruar para palës serbe shqetësimin për situatën e rëndë në të cilën ndodhen shqiptarët e Kosovës dhe u kërko homologëve që të respektojnë të drejtat e tyre të ligjshme të njohura nga komuniteti ndërkombëtar, zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe, zgjidhja e statusit të Kosovës sipas opcioneve më të mira të paraqitura nga shqiptarët e Kosovës. Mirë se pala jonë i deklaroi kërkesat që parashtroi, (na i tha Milo), po pala serbe çfarë opcionesh paraqiti? Mësohet se Milutinoviç ka mbajtur shënime dhe nuk ka harruar të hedhë në tavolinë tezën serbe; çështja e Kosovës është çështje e brendshme e shtetit serb..! Kaq mjafton për të kuptuar se pala serbe vazhdon t'i bëjë fyellit në avazin e vjetër, në rrënjën e nacionalizmit. Hendeku i krijuar mes shqiptarëve dhe serbëve, nga metodat çnjerëzore të shtetit të serbëve, të dhunshëm, bisedat shihen me skepticizëm nga shqiptarët, të gjithë dhe matanë kufirit. Dështimi i marrëveshjes së Rugovës me palën serbe, anulimi i Kushtetutës, janë të mjaftueshëm për të përligjur skepticizmin. Dje politikanët shqiptarë u treguan të rezervuar për momentin takimin Milo-Milutinoviç. Nga PD vjen komenti paraprak: marrëveshje në kurriz të kosovarëve... Ndërsa kryetari i Komisionit të Politikës së Jashtme në Parlamentin shqiptar këshillon: diplomacia shqiptare duhet të bëjë hapa të kujdesshëm në marrëdhëniet me serbët. Të ndodhemi në terren të sigurt. Përvoja e viteve të shkuara na e ka dhënë një mësim me vlera. Mund të biesh akord, por nesër ndodhesh përballë të papriturave. Pala serbe duhet të japë garanci. Do të ishte mirë për diplomacinë shqiptare që bisedimet me serbët të bëhen nën kujdesin e një pale të tretë, nën mbikqyrjen e strukturave politike autoritare europiane ose nën kujdesin e drejtpërdrejtë të SHBA.
Milo Milutinoviç Rugovës Shqipëri Kosovë SHBA

Ka kërkuar Banka Botërore të përm-bysë VEFA-n? faqe 9 Ngec Mazreku, Hajdari heq plumbin faqe 2 Mitingjet e PD: Njësyqorr dhe një vesh shurdh faqe 4
Mazreku Hajdari

Kriminelët i bënë zbor policisë. Drejtoresha e bankës: Vendin e punës do ta mbroj me kallash. Kapet vrasësi i gruas shtatzënë. Karambol policësh në Kavajë faqe 5-7 Perëndimi i tërheq veshin, PS ndryshon valle. Socialistët shtrëngojnë Nanon faqe 3 "Klan" i puth dorën Miss-it. Gjendet një kufomë e mbuluar me gurë faqe 2
Nanon Miss-It Kavajë Perëndimi

Së shpejti gazeta: SHEKULLI

Së shpejti gazeta: SHEKULLI e përditshme e pavarur informative SHEKULLI Një dritare e re për të kuptuar botën Botues: SIL A. - Botime Periodike SPEKTËR Kryeredaktor: ANDREA STEFANI SHEKULLI bashkëbiseduesi i përditshëm SHEKULLI ku gjeni të vërtetën Blii vetëm: SHEKULLI Gazeta që ju ka munguar
Andrea Stefani