Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

E Mërkurë, 1 Tetor 1997

Fajdet dërgojnë PD-në në Parlament

-Aksi i politikës së ditës janë fajdet. Demokratët: Do tê kërkojmë zgjedhje nëse socialistët nuk kthejnë paratë Ndryshon papritur kursi politik i PD-së. Duke ndier rrezikun që po i afrohet qeverisë nga ashpërsimi i çështjes së fajdeve, stafi i demokratëve ka gjykuar se kërkesat për dorheqjen e Nanos, Gjinushit, Dokles, kryetarit të SHIK-ut, etj., sado ultimative të jenë, nuk mund të sjellin efektet e dëshiruara pas deklaratës së Departamentit Amerikan të Shtetit, i cili rekomandon menjanim e revanshit dhe gjetjen e një formule kompromisi ndërmjet palëve kryesore të politikës shqiptare. “Ne do të jemi prezent në Parlament për të denoncuar mashtrimin e madh elektoral të Fatos Nanos, që premtoi kthimin 100% të parave”, u shprehën për “Republikën” titullarë të PD-së. Çështja e fajdeve përbën aksin kryesor të politikës së ditës. Strategjia e kabinetit Nano, e cila në epilog parashikon mbylljen mekanike të kompanive dhe shkatërrimin e shpresave të qindra-mijëra shqiptarëve, përbën një kondicion të përsosur për motivimin politik të revanshit, që përpiqet të aplikojë PD-ja. “Në rast se socialistët heqin dorë nga premtimi për kthimin e parave, ne do të kërkojmë zgjedhje të reja”, deklaroi Berisha në konferencën e fundit për shtyp. Deklarata nuk është vlerësuar nga kampi socialist si një thirrje e rrezikshme. Kjo është arsyeja që pushtetarët nuk kanë hequr dorë nga ideja fixe për politizimin e çështjes së fajdeve, duke përzier edhe ministrat në betejë lojë tjetërkushme. Pozicioni i Cekës dhe i Kondit është tepër i përfolur. Krijimi i Këshillit të Lartë të Mbikqyrjes është vetëm reminishencë e “kontrollit Punëtor e Fshatar” që aplikohej dendur në kohën kur sundonte diktatori Hoxha. Rikthimi i PD-së në Parlament e përmirëson ndjeshëm imazhin e saj ndërkombëtar, veç institucionalizimit të rolit të saj si opozitar. Grupi parlamentar i kësaj partie tani do të ballafaqohet direkt me debatet e fuqishme politike. Kryeçështje i ministrit Malaj gjatë interpelancës së pritshme, pritet të shtojë kapitalin politik në favor të demokratëve. Populli është tepër i ndjeshëm ndaj problemit të fajdeve dhe prononcimet “ex katedra” të zyrtarëve të lartë të PS-së ringjallin precedentin e dhunshëm. PD-ja ka kapur momentin politik, por e Djathta duhet të parashtrojë alternativat e saj, për të mos u shndërruar sërish në shtojcë e revanshit të demokratëve.
Gjinushi Dokle Berisha Fatos Nano Kondi

Godo: Socialistët po bëjnë qelizën si qemoti. PD të marrë leje për mitingjet në shesh, TV s'ka pse hesht

Administratoret gati për administrimin e fajdeve Godo: Socialistët po bëjnë qelizën si qemoti. PD të marrë leje për mitingjet në shesh, TV s'ka pse hesht — Faqe 3
Godo