VEFA, FMN-ja dhe piramidat
Ramiz Alia do të mbledhë plenumin. Azemi mallkon pozitën. Kryeministri zbret nga kali
VEFA, FMN-ja dhe piramidat
Alimuçaj: Ministri i Financave, që dje të vihej në shërbim të Sigurimit, shkel ligjet e shtetit
Serbia shkërmit dhëmbët e hekurt
Dështon politika e Rugovës, zhvlërësohet diplomacia e Milos
Dje shqiptarët e Kosovës treguan kulturë demokratike, ndërsa shteti serb shkërmit dhëmbët e hekurt të diktaturës më të përgjakur në Ballkanin e trazuar.
Më shumë se 30 mijë të rinj, studentë, profesorë, intelektualë, marshuan paqësisht rrugëve të Prishtinës. Në duart e tyre kishte vetëm lule dhe pankarta. Shteti serb mashtron diplomacinë evropiane dhe atë amerikane. Ai tregon fytyrën e vërtetë, fytyrën e përgjakur. Edhe pse u kishte premtuar trajtim paqësor, shteti i Millosheviçit kishte përgatitur kurthin: mijëra policë, ushtarë, forca speciale, tanke, autoblinda, autobusi të mbushur me policë. Kjo ishte surpriza që shteti serb kishte përgatitur për kërkesat paqësore të rinisë shkollore kosovare. Ndërsa thirrjet e manifestuesve ishin paqësore, reagimi i policisë me shkopinj gome, me gaz lotsjellës, treguan fytyrën e vërtetë të shtetit brutal që nuk ka nxjerrë mësime nga sanksionet e deritashme. Dje dhuna kafshoi paqen, gazilotsjellës verboi të vërtetën. Dje Evropa dhe Amerika demokratike mësuan se cilët janë shqiptarët dhe cilët ultranacionalistët e verbuar, cilët përfaqësojnë paqen dhe cilët dhunën. Dje shteti amë i shqiptarëve të Kosovës e ra ndjerë vetën keq tek ha parë nëpër ekrane dhunën ndaj vëllezërve të gjakut dhe të gjuhës. Diplomacia shqiptare dje ka marrë pëllëmbë fytyrës tek ha parë pabesinë e shtetit shoven serb. Këmbëngulja e PR, që bisedimet duheshin bërë në praninë e një pale të tretë, ishte një tezë që nuk u hodh në tavolinë për kapital politik, por tezë që kërkon garanci nga pala serbe, e cila jo rrallë i ka dredhuar marrëveshjeve. Në këtë shikim, takimi Milo - Milutinoviç del i zhvlerësuar. Ende pa u tharë boja e firmave të hedhura në këtë marrëveshje serbët nxjerrin dhëmbët dhe përgjakin Kosovën. Ndoshta është momenti që edhe presidenti Rugova të rishikojë tezat e politikës së tij, hiq e mos këput. Protestat e tanishme janë një gjë tjetër veçse reagim ndaj marrëveshjes Rugova - Millosheviç. Tani populli është në shesh dhe thirrja e Rugovës: “mos u ngutni”, jo vetëm që stonon, por tingëllon si paradoks. Logjika është e thjeshtë: Marrëveshja për arsimin nuk funksionoi, atëherë si do të zgjidhen kërkesat e drejta arsimore të shqiptarëve të Kosovës? Rugova thërret: “mos u ngutni”, por kur është koha e përshtatshme për t’i kërkuar këto të drejta elementare që popujt e tjerë të Evropës i kanë fituar prej kohë? Dje politika shqiptare i dënoi veprimet e dhunshme të shtetit serb dhe përkrah kërkesat e drejta të rinisë kosovare. Edhe Parlamenti u duk se e bëri detyrën e vet pas deklaratës së Godos. Por ka një paradoks, që shpesh shpesh bëtu në Shqipëri: sa herë ha ngjarje madhore në Kosovë, këtu do bëte ndonjë sherr. Të jetë rastësi? Parlamenti shqiptar dje duhet të merret vetëm me Kosovën, broçkullat e tjera të lihen, se prishin.
Dje Godo përpara gazetarëve: Çështja e Azemit, jo politike
Faqe 4
Policia u lag barutin qytetarëve.
Qazim Gjonaj: Politika tkurr drejtësinë