03/10/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

3 tetor 1997

Alimuçaj gjen strehë në SHBA

“Çështja Mazreku”: Zhvlerësohen dëshmitë e Hajdarit. Ndërpriten protestat e studentëve, Washingtoni dhe BE nisen në Kosovë Alimuçaj gjen strehë në SHBA Nano: Rentierët shqiptarë kanë bërë pastrim parash. Fakte për trafik të gjerë ndërkombëtar

Kosova digjet, politikanët krrihen

Kriza politike shqiptare minon çështjen kombëtare Sloganet e pozitës për “bashkëqeverisje” dhe “meritokraci” dekonspirohen përballë tendencave të hapura për të uzurpuar me ideologjinë militante gjithë veprimtarinë administrative. Përballë revanshit të pushtetarëve të rinj, kundër-revanshi i opozitës së PD-së nuk duhet fort i moti- motivuar, pasi ai udhëhiqet nga bindjet fikse për t’u rikthyer në pushtet dhe jo nga respektimi i parimeve të demokracisë. Realitetin politik shqiptar e nxit më tej në inkriminimin dhe fatalitet dhe qëndrimi ndaj çështjes kombëtare. Protestat e studentëve kosovarë nuk kanë inspiruar frymën e bashkëpunimit politik, për të hartuar një marrëveshje të përbashkët në mbështetje të atdhetarizmit shqiptar në Kosovë. Politika shqiptare e klaneve paraqitet e instrumentalizuar nga koniunktura të ndryshme, që nuk stimulojnë vullnetin kombëtar për t’ju kundërvënë dhunës dhe perversitetit serb me një gjuhë diplomatike që respekton në radhë të parë principet kombëtare dhe të drejtave universale të Njeriut. Pozicionet e sotme të forcave politike shqiptare ndaj çështjes së Kosovës përfaqësojnë një shtrat të favorshëm për infiltrimin e nacionalshovinizmit të fqinjëve. Qëndrimi ndaj çështjes kombëtare duhet të shpallet publikisht nëpërmjet deklaratave dhe premtimeve, që apelojnë për një qëndresë aktive ndaj militarizmit serb, i cili kërkon të mbajë peng një popull fisnik dhe atdhetar. Platforma gjithëkombëtare për Kosovën duhet të iniciohet së pari në Parlament, atje ku konfirmohet vullneti i popullit. Mirëpo Gjinushi është i zënë me “korupsionin e përmasave të mëdha” të dekreteve të Berishës ish-president, ndërkohë që ministri i Jashtëm Milo flirton me diplomacinë serbe pa përfilluar interesat imediate të shqiptarëve. Parlamentarët duhet të thërrasin në interpelancë z. Milo pas takimit enigmatik me homologun serb, për të mësuar të vërtetën e këtij takimi. Kosova kërkon unifikimin e qëndrimeve politike shqiptare, një konsensus mbarëkombëtar, e cila gjithsesi do ta shkurajonte politikën e dhunshme të Serbisë.

Ambasada Amerikane: Kujt nuk i ka ardhhur zarfi i dytë të mos shohë ëndrra për në Amerikë. Faqe 7 Senatori amerikan prezanton këshilltarin e VEFA-s tek kryeministri Nano Faqe 8

Grupi i të 14-ëve sulmon me kundratank Komisariatin e Sarandës Faqe 5

Zbulohen dekretet ilegale të Berishës

Faqe 3 POLITIKA

“REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90