04/10/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

4 tetor 1997

Berisha paditet në forumet ndërkombëtare

Hajdari paditet në Prokurori. Partia gradon major një mashtrues FRESSH: Po shkatërroni partinë! Ministria e Financave bllokon fondet kompanisë. Anija e VEFA-s humbet në Hungari. Fillon ndarja e parave në Korçë Hajdari paditet në Prokurori. Partia gradon major një mashtrues FRESSH: Po shkatërroni partinë! Berisha paditet në forumet ndërkombëtare Ministria e Financave bllokon fondet kompanisë. Anija e VEFA-s humbet në Hungari. Fillon ndarja e parave në Korçë

Bandat u bënë shoqëri policëve.

3 orë krisma, 2 shpërthime në Gjirokastër Faqe 5

Populizmi - shfaqja e ditës

PS-ja u rikthehet tribunave PD-ja preferon sheshet dhe rrugët Populizmi, zgjidhja mekanike për kompensimin e alternativave konkrete. Dy forcat kryesore politike, PS dhe PD kanë zgjedhur populizmin për të mbijetuar në politikë apo në qeverisje. Kryeministri Nano vjen nga Hong-Kongu dhe SHBA-ja dhe pa u ballafaquar me gazetarët më parë, i le frymën në Pallatin e Kongreseve, në gjirin e militantëve të shumtë, për t'u treguar se ai është një udhëheqës tribun që dallon shumë pak nga paraardhësit e tij komunistë. Duartrokitjet e shumta, superlativat bajate për njëri-tjetrin dhe fare pak shifra. Ky ishte konfiguracioni i djeshëm neokomunist që urishfaq në takimin me simpatizantët. Retorika, akademizmi dhe abstraksioni, përbënin thelbin e fjalimit të Nanos. Jo më pak patetik dhe madje konfuz u paraqitua kryeministri edhe përpara gazetarëve, në Konferencën e shtypit që u organizua pas takimit festiv. Sintaksa e ngatërruar nuk la hapësirë për përgjigje të sakta dhe konkrete, aq sa gazetarët e patën të vështirë t'i zbardhnin përgjigjet. Jo më pak populiste paraqitet edhe veprimtaria politike e PD-së, duke luajtur me simbole të konsumuar dhe me truke të stërtejkaluara. PD-ja po i bën vetes një marketing politik vetvrasës. Braktisja e Kuvendit, sajo e motivuar në parim, është një absurditet i vërtetë. Kuvendi Popullor është vendi më i përshtatshëm dhe funksional ku mund t'i shërbesh politikisht misionit dhe alternativës të caktuar. Presidenti Hajdari nuk ushqen aq kapital politik, sa mendojnë demokratët. Hajdari nuk është në gjendje ta glorifikojë figurën e tij, deri sa ta shndërrojë në simbol për revansh efektiv. Gjuha e tij në Parlament do të irritonte çdo diplomat të huaj, apo çdo analist të politikës. Nëqoftë se PD-ja do të vazhdojë të tundë nëpër sheshe vetëm flamurin e hajdarizmit, e ka të humbur davanë. Simbolet i krijon populli dhe jo segmentet politike. Populli u prerë nga fatkeqësia që pësoi Hajdari, por ai do të prekej, madje do të indinjohej së tepërmi, nëse Hajdari do të transmetonte mesazhe të tjera, që lidhen me pajtimin kombëtar dhe spastrimin e politikës nga kriminelët. Atëherë do të ishte vetë populli, që do të kërkonte, qoftë edhe si një akt moral, dorëheqjen e Gjinushit, Dokles apo ndonjë funksionari tjetër. PD-ja dhe PS-ja janë të papërshtatshme, si në pozitë ashtu edhe në opozitë.

Alimuçaj humbet 8 milionë dollarë

Faqe 9 Shteti merr në shenjëster fajdet

Përplasen fiset në Vlorë. Mbytet shkodrani 19 vjeçar, kufoma në Mal të Zi

Faqe 7

Berisha - Nanos: Të pres në duel me gjithë stafin qeveritar.

Nano mbledh në shesh kreditorët Faqe 4

Tregtarët e vegjël-karrem kontrabandistësh

Faqe 9

Futboll: Shorti i Turit II të Kupës UEFA

Faqe 15

Vetëm NESER "Republika"

24 faqe, me 10 lekë. Redaksia sakrifikon për lexuesit e saj

Nesër në "Republika"

Ardit Gjebrea rrëfen .....

"REPUBLIKA", Rruga "Sami Frashëri"

, pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Tiranë, Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90