Berisha, rrufe mbi fraksionet. Ndizen fitilat në aktivin e PD. Sekretarët bien dakord me Qeverinë
Koalicioni parakalon sindikatat. Nano fiton terren mbi VEFA-n. Kreditorët: Jemi të braktisur
“Kompleksi i Jupiterit” në politikën shqiptare
Tani, Shqipëria “ecën drejt demokracisë dhe sigurisë së brendshme”, deklaroi dje mbasdite në Strasburg ryetari i Këshillit të Ministrave të Italisë, Romano Prodi, në një konferencë shtypi të zhvilluar në prag të takimit të nivelit të lartë të Këshillit të Europës. Sigurisht që kjo deklaratë është relative.
Prodi rrahason gjendjen e territorit në Shqipëri para 29 qershorit, me një situatë që tani duket më e qetë, duke lënë mënjanë disa akte terroriste që të kujtojnë situatën para zgjedhjeve të parakohshme të Qershorit. Normaliteti i Shqipërisë, i ngjan suprinës së ujit në një pellg ruh dëjtera rryma të brendshme dhe një erë sado e lehtë nga jashtë shkakton menjëherë tallaz. Kush e turbullon Shqipërinë e vogël dhe çfarë synojnë disa akte terroriste të ndodhura ditët e fundit në Jug dhe Veri të vendit, madje edhe në Tiranë? Më shumë se vrasjet dhe hajdutëria, Shqipëria rezikohet nga “kompleksi i Jupiterit” që dy parti të ... partitë e mëdha të ish-komunistëve shqiptarë përdorin për të ardhur në pushtet. Kompleksi i Jupiterit është përdorur nga analistë në Luftën e Dytë Botërore. Me këtë term nënkuptohet krijimi i një psikozës së terrorit tek popujt kundërshtarë në luftë, me anë bombardimesh të vazhdueshme mbi banorët, të cilët krijojnë përshtypja se kundërshtari ishte aq i fuqishëm sa edhe Jupiteri. Pas kësaj gjithçka sakrifikohej vetëm për të patur pak qetësi. Në Shqipërinë e 1997 janë PD e PS dy fuqi luftuese. Kundërshtarë për jetë e vdekje të dyja kërkojnë ta blejnë pushtetin me çdo çmim. E vetmja gjë që nuk iu intereson është çmimi, që rëndom paguhet nga popullata. Karta e re e lojës për pushtet u zbulua gjatë trazirave të kësaj pranvere; destabilizimi i rendit me anë atentatesh dhe akte të tjera terroriste. Askush nuk i ka harruar alarmet dhe shpërthimet para zgjedhjeve të 29 Qershorit. Të paktën në kryeqytet u realizuan dhjetëra telefonata për vënie bombash dhe u dënondën të paktën 4 shpërthime të përgjegjshme. Shumë shpejt u arrit në zgjedhje të reja; ndërsa PS u mbushi mendjen të gjithëve që aktet terroriste ishin vepër e kundërshtarit të saj politik. Tani pas zgjedhjeve, historia përsëritet. Zgjedhjet e reja i kërkon PD. Dhe aktet terroriste nuk vonojnë të mbushin kronikat e gazetave. Jug, dy javët e fundit është bërë arenë e shpërthimeve. Hidhen në erë linja tensioni dhe ura. Në Shkodër shpërthen selia e PS si muaj më parë ato të PD. Në Tiranë paralajmërohen atentate dhe gjenden bomba deri në bashki. Përveçse e terrorit rrënjoset ngadalë, destabilizimi u jep shanse dy “të mëdhenjve” të arrijnë të plotësojnë kërkesat e tyre absurde. Ndërsa shqiptarëve u duhet të votojnë ose për PD, ose për PS. Nën “kompleksin e Jupiterit” ata harrojnë se pa dashur votojnë për terrorizmin.
E kuqja tërbon demat gjermanë
Faqe 19
Vlorë
Familjarët e viktimave të Otrantos nisen për në Itali: Nuk duam përfaqësues të PD në varrim Selanik Vdekje enigme e 20 vjeçarit nga Laçi në spital Korçë Kapet "Totoci" dhe përdhunuesi i arratisur Faqe 6-7 Rrjet prostitutash në kryeqytet. Maskat sulmojnë shtëpinë e Prokurorit — Faqe 2 Skandal në Dhomën e Tregtisë: Drejtori vjedh makinën dhe telefonin — Faqe 8 Berishës t'i ndalohet me ligj rikthimi në Kuvend dhe në politikë Intervistë me ish-ambasadorin e Shqipërisë në OKB, Pëllumb Kulla — Faqe 10
Sot "Republika" me 24 faqe. Informacion, kulturë, suplementi i përjavshëm letrar dhe një faqe speciale për mrekullitë teknike që do të sfidojnë shekullin e ardhshëm