"Silva": Mirëupafshim VEFA, e kalova transparencën
Kredia VEFA në minutat e fundit. "M. Leka" pret fondet e konjakut. Pjellin pulat e "Kamberit"
Pëllumbi përsëri bomba ndaj Nanos. PD kërcënon të përndjekurit. Koalicioni punon në errësirë
PS luan me kartat e PD
Që kur në Shqipëri u shfaq për herë të parë fenomeni i zotërimit të niveleve të pushtetit nga forca të ndryshme politike, u pa se politizës shqiptare i mungonte dhe aftësia për të bashkëjetuar në emër të ligjit.
Në vitin 1992, elektorati shqiptar, duke rrjedhur nga sundimi i një mazhorance absolute të PD-së në Parlament, mbase dhe rastësisht, vendosi të ruajë ekuilibrin e pushteteve, duke u dhuruar socialistëve pjesën më të madhe të pushtetit lokal. Pak a shumë e njëjta gjë ndodhi edhe në vitin 1997 kur votimi plebishitar i 29 Qershorit solli në pushtet një parlament të sunduar nga socialistët. Në kuptimin figurativ duket se cilido mund të quhet i mbyllur bashkë me problemet e tij. Ndërsa në pjesën e lexueshme të spektrit të politikës, gjithçka tingëllon normale dhe plotësisht e pranueshme për një shoqëri pluraliste. Dualizmi i përcaktuar që mund të shfaqet në këtë rast, rregullohet nga normat e një qeverisjeje të mençur, pa paragjykime dhe mbi të gjitha të mbështetur në ligjet përkatëse. Duhet pranuar se autoritarizmi patologjik përdëst i gjellitë me shumë vështirësi faktin e supremacisë socialiste në pushtetin lokal, duke arritur ta zhveshë atë nga shumë kompetenca dhe ta shndërrojë autonominë e domosdoshme të tij në një formalizëm të ligjëruar. Nga ana e saj PS duket se nuk po i lë gjë mangut përvojës së asimiluar nga PD, duke shkuar edhe më larg se ajo. Politika paralizuese që ndodhi PD ndaj pushtetit lokal, e bëri këtë të fundit të paaftë edhe për të riparuar xhamat e një [?] për të riparuar xhamat e një shkolle. Por gjithësej zgjedhjet e parakohshme nuk u rërkuan asnjëherë. Përkundrazi, PS, pa ngulur mirë rrënjët në kolltukët qeveritarë, bashkë me aleatët e saj, po lënë hapur të kuptohet se janë për zgjedhje të parakohshme lokale. Konflikti midis kryetarëve të bashkive nga njëra anë, konflikt i materializuar jo vetëm në protesta zyrtare, por deri në rrëcënim për greve dhe pushtetit qendror nga ana tjetër, flet qartë për pasojat negative që mund të sjellë paaftësia për të bashkëjetuar dy forca kundërshtare në nivelet e ndryshme të pushtetit. Zgjedhje të parakohshme nuk ka përse të bëhen, aq më tepër që vetë socialistët i kanë njohur dhe i kanë pranuar rezultatet e 20 Tetorit të vitit 1996. Ato mund të zhvillohen të pjesëshme në ato zona ku mungojnë fizikisht titullarët e pushtetit lokal, por asnjë lloj xhelozie partiake, sado e sofistikuar qoftë shprehja e saj, nuk e përligj zhvillimin total të tyre.
"Cenajt" i bllokojnë pagat e punonjësve, VEFA-s nuk i pranojnë kërkesën për fonde Faqe 8 G. Luli: Në PD koha e dinosaurve Faqe 12 Nano, gju më gju me jevgjit, krahu i djathtë i "Mandelës" masakrohet në Selanik, natë tmerri në Elbasan, gjak në rrugën e fshatit, 15-vjeçarja shitet për 1000 marka Faqe 5,7 Serbi në PS, Kosova arnon protestat. Sherreshamata në mbledhjen e PD në Tepelenë Faqe 3
Berisha po përzgjedh delegatët që do t’i bëjë fresk