21/10/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

21 tetor 1997

Ja pse do të zgjidhet Berisha kryetar i PD

Edhe për faktin se kështu duan socialistët Nuk ka asnjë dyshim se kryetari i Partisë Demokratike do të zgjidhet doktori. Kjo u pa që dje në ovacionet e sallës, në diskutimet e të bindurve, në përzgjedhjen e delegatëve dhe ekipeve që drejtojnë Partinë në bazë. Arsyet pse Berisha do të rizgjidhet në postin, që në fakt defacto nuk e lëshuar asnjëherë janë të ... rihipi në fron sepse këtë e kërkojnë besnikët e tij, e kërkojnë ata që kanë përfituar nga qenia e tij në krye të PD. Janë ata që siç thotë ish-kryeministri Meksi janë askush por shtiren se pa ta PD nuk do të mund të mbijetoj. Berishën e duan ata që e konceptojnë Partinë si një kope e cila ecën si delet në vapë nën kërrabën e kryebariut. E duan ata që u vjen për të vjellë kur dëgjojnë një zë të kundërt me atë të sovranit. E duan ata që janë gati t’i ekzekutojnë fraksionistët, e duan ata që duan ta ndërtojnë Partinë dhe pushtetin me boshtin e nepotizmit, e duan ata që kur ishin në pozitë i besonin vetëm dhunës dhe në TV donin vetëm fytyrën e komandantit. Berisha do të rizgjidhet kryetar sepse ka punuar me kujdes prej kohësh. Secilit nga ata që i shërbejnë ose mundohen ta kundërshtojnë, komandanti u ka kapur ndonjë kleçkë (larg qoftë ndonjë dosje). Berisha do të jetë kryetari i PD edhe për arsyen e thjeshtë se kështu do PS. Koalicioni i majtë i udhëhequr nga mazhoranca socialiste e ka më të lehtë me një kryetar të Partisë më të madhe opozitare të përmasave të Berishës, i konsumuar në postin e presidentit, përgjegjës për ç'ka ndodhi në ushtri, SHIK, në përmbysjen e shtetit, përgjegjës për piramidat, që rrënuan popullin, përgjegjës për viktimat e luftës më të çmendur në glob, përcarës dhe krahimor primitiv. Socialistët banë se çfarë i kujtojnë Berishës orë e çast sa herë që ai mund të guxojë të sulmojë Qeverinë. Së fundi Berisha do të zgjidhet në krye të PD edhe për faktin se ka dhënë fjalën për të shkuar në Bruksel. Nëse nuk zgjidhet nuk ka kuptim të shkojë në Bruksel. Selami në pritje të gjatë. Do bjerë Berisha?

Vritet personi që dinte kodin e hyrjes në thesarin e shtetit

Tryeza "Godo" merr përgjigje pozitive — Faqe 4 Fatos Nano i zgjat dorën Sali Berishës — Faqe 3 ■ Otranto, e vërteta 5 metra larg dritës ■ Specialistë mposhtin Selitën ■ Memaliaj, 2 ditë ■ Faktet pushojnë Faqe II Tryeza "Godo" merr përgjigje pozitive Faqe 4 Fatos Nano i zgjat dorën Sali Berishës Faqe 3 ■ Otranto, e vërteta 5 metra larg dritës ■ Specialistë mposhtin Selitën ■ Memaliaj, 2 ditë ■ Faktet pushojnë

Selami në pritje të gjatë. Do bjerë Berisha?

Meksi: Udhëheqja e PD të heqë lekuren e çakallit

Ermelinda Meksi kundër Nanos. Hajdari lë parlamentin. Berisha: Zgjedhje të reja Transparenca rrëzon kompaninë e parë. Arapi: Gati padia për VEFA-n. Fillon regjistrimi i kreditorëve Ermelinda Meksi kundër Nanos. Hajdari lë parlamentin. Berisha: Zgjedhje të reja Meksi: Udhëheqja e PD të heqë lekuren e çakallit Transparenca rrëzon kompaninë e parë. Arapi: Gati padia për VEFA-n. Fillon regjistrimi i kreditorëve

Faqe 4

Otranto, e vërteta 5 metra larg dritës Memaliaj, 2 ditë terror Bllokohet droga që udhëtonte drejt Kapshticës Faqe 6

Faqe 3

Specialët mposhtin Selitën Faktet pushojnë çështjen Driza Sudja: Më lini të lirë që të shlyej kreditorët Faqe 2