Panik në selinë e VEFA-s
PD çmendet kolektivisht. Partia nuk e tradhëtoi Berishën. Brukseli, vëllai i Romës
Sot: Brukseli- “Eldorado”-ja e shqiptarëve
Europa do të kryejë ritet diplomatike. Pritet firmosja e “Çekut të bardhë”
Brukseli “Eldorado”-ja e shqiptarëve! Sot pritet nënshkrimi i dhënies së ndihmës emergjente për vendin tonë, në trajtën e një çeku prej 12 milion USD. Eksponentë financiarë dhe diplomatikë të shteteve si Italia, Austria, Franca, Gjermania, SHBA, Spanja, Luksemburgu, Finlanda, Belgjika, përfaqësues të Këshillit të Evropës, komisionit Evropian, FMN-së, PNUD-it, Bankës Botërore, Bankës Evropiane të investimeve, Bankës Islamike, etj do të jenë të pranishëm në formalitetet zyrtare të konfer- konferencës së Brukselit. Një procedurë formale, tipike evropiane do të paraprijë aktin e firmosjes së “çekut magjir”, propaganduar nga kabineti Nano si çelësi kryesor për shmangien adekuate të krizës shqiptare. Kjo simbolikë nuk zgjidh as 1/100 e kërkesave emergjente të ekonomisë sonë, por kortezia e Brukselit do të amortizojë gjithçka. Sipas rëndësisë diplomatike evropiane, për Shqipërinë premtimi është çeku më absolut dhe mekanizmi më efikas për të sigluar procesin e pajtimit kombëtar. Evropa edhe si 100 dollarë për çdo frymë shqiptari është vetëm një dhuratë festive dhe kurrsesi një ndihmë jetike, por për diplomacinë evropiane ai është një investim strategjik në favor të interesave afatgjatë që lidhen jo vetëm me Shqipërinë, por edhe me Ballkanin. Siç ndodh rëndom kur shqiptarët dhurohen, donatorët evropianë do të kërkojnë (vijon në faqen 10)
Godo në Brindizi:
Në hetime të marrin pjesë shqiptarët
Faqe 6
Faqe 6
Socialistët: Çeka ia ka me bile PS-së. Duam Gramozin ministër
Bushati: Godon e kam mik
Faqe 4
Eksploziv në shtëpinë e xhaxhafit
Faqe 2
“REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax 259 88 Tel. 230 90