Berisha kërkon deklaratë, furgon dhe çadër
PS: Greva e urisë ndihmon Millosheviçin. Faqe 3
Foto: Geri Noka
Brukseli inkurajon grevistët
Fjala e lire, nje sakrilegj i perhershem per shqiptaret.
Dhe perseri vazhdoi greva e urise se 4 deputeteve te PD-se ne lufte kunder uzurpimit te medias zyrtare nga kasnecet e pushtetit. Hajdari, Minarolli, Memia dhe Vejsiu duket se po shkojne drejt veteflijimit per t’ garantuar partise se tyre nje status te vertete legjitim qe lidhet me informimin ne RTVSH. Grevataeurise, sadote sforcuara nuk mund te paragjykohen. Ne fund te fundit, ato inspirojne mbrojtjen e vlerave te demokracise, per te cilen shqiptaret paguajne edhe nje takse. Televizioni ka kohe qe po e perbuz lirine e fjales duke legjitimuar lirine e rrenave dhe duke i sherbyer nje grushti politikanesh te veshur me pushtet. Ne nuk po shfaqim gjykimet tona mbi format e luftes politike qe ka zgjedhur PD, as per efektivitetin qe ato mund te kene. Per mediat e shkruara dhe ato elektronike rendesi ka informacioni dhe vertetesia e tij. Mjerisht Televizioni shqiptar po e injoron kete rol te tij, duke fragmentarizuar hapesirat e informimit. Ne se protestat jane te ligjshme, apo jo kete e konfirmojne organet e rendit. Ne kuptimin gazetaresk, mbi parimet e te cilit mendoh(et) se duhet te ndertoje punen edhe stafi i Radiotelevizionit, protestat ne rruge nuk jane nje lajm kalimtar. Aq me teper qe ato zhvillohen nga nje parti opozitare e ligjshme. Gazetaret e televizionit priren me teper pas komenteve politike te njeanshme duke u mjaftuar vetem me konferencat per shtyp te Berishes. E paligjshme eshte edhe nje vrasje, apo krim tjeter, por televizioni nuk ben kronika tape si lajm.
Brukseli apeloi per respektimin standard te kerkesave te opozites, por socialistet siç duket preferojne me teper veteflijimin elektoral perballe kerkesave per institucionalizimin e vlerave te demokracise, ku pa dyshim e drejta per informim eshte nder me themeloret.
Rrethimi policor qe u shtrua dje ndaj 4 deputeteve te ngujuar, deshmon se greva nuk eshte nje akt spontan, por i provokuar nga pushteti i socialisteve.
31 Tetor Vranicki vjen përsëri në Shqipëri — Faqe 4
Policia italiane mban tre orë peng të afërmit e viktimave. GODO: Shteti shqiptar duhet të kishte bërë më shumë për “Çështjen Otranto” — Faqe 5
Në brendësi:
TIRANË
25 denoncime për aktivistët e PD
— Faqe 2
Amnistia e Berishës fal Ushtrinë
— Faqe 10
DURRËS
Plumba në makinë, vriten dy të rinj.
VLORË
Fejesa e prishur vjell plumba
SARANDË
Atentat në tragetin "Mimoza"
ELBASAN
Lopa shpërthen minën: tre viktima
PËRRENJAS
I milion $ varosen në Bushtricë
— Faqe 6-7