Cinizmi i politikës dhe paaftësia e saj
Duke njohur më së fundi nga afër zhvillimet politike në Shqipëri dhe rolin thellësisht negativ të përfaqësuesve të forcave politike në këtë vend, zoti Ruperez arriti deri aty sa pak a shumë të thotë se ky popull nuk meriton të këtë fatin e keq që t’i rrijë mbi krye kjo klasë politike.
Në pamje të parë është e vështirë të përcaktosh se nga çfarë motivesh është nisur personaliteti i shquar i politikës ndërkombëtare për të “kryqëzuar” në këtë formë politikanët shqiptarë, duke arritur deri në atë pikë sa si rrallëherë për ndonjë vend tjetër të botës të quajë ata në bllok të pandjerë për të qeverisur popullin e tyre. Shqiptarët e thjeshtë ranë kohë që i vuanë rëndë pasojat e kësaj klase që operon në vendin e tyre, megjithëse ku me naivitet, duke menduar se në fund të fundit këta politikanë dhe askush tjetër janë të vetmit që mund të merren me këtë zanat dhe, ku me dëshpërim të pashpresë i janë nënshtruar fatit të tyre duke mos menduar dot, gjithësesi si zoti Ruperez, pra që meritojnë shumë më tepër se sa kaq. Kur flitet për përgjegjësitë e politikës, pa dyshim që barra nuk lëshohet rëndom vetëm mbi pozitën që administron pushtetin, por mbi gjithë klasën e saj, qoftë kjo edhe në opozitë. Në qoftë se e para rëndohet aq për kabinetin e administrimin e sipërpërmendur, e dyta rëndohet ako[?] akoma më shumë për mënyrën se si e bën opozicionin e saj. Është e natyrshme që ky opozicion të ushtrohet me shkathtësi për të përfituar kapital politik, si investim me shumë vlerë në luftën për të marrë pushtetin. Nuk është paradoks të thuash se përgjërimet e sheqerosura për “të mirën e kombit” etj. janë më pak të besueshme se sa tendenca e shfrytëzimit të gabimeve të pushtetit për ta marrë për vete atë. Mirë apo keq, kjo është pjesë e lojës së politikës. Megjithatë, si çdo lojë edhe politika ka ca rregullat e saj, tejkalimi i të cilave, sidomos kur rëndon mbi një të vijon në faqen 4