Vranicki vjen me formulën e re politike
PS dhe PD në luftë për ekzistencë
I dërguari i posaçëm i OSBE-së, menaxhuesi i krizës shqiptare, ish-kancelari austriak, Franc Vranicki, do të mbërrijë sot në Tiranë. Zyra e OSBE-së vë në dukje se ai do të shpërndajë njoftimin zyrtar, sipas të cilit thelbi i vizitës së misionarit të njohur, lidhet me hapjen e dy zyrave rajonale të OSBE-së, në Shkodër dhe në Gjirokastër. Në të vërtetë ardhja e Vranickit i korrespondon momenteve kur në politikën shqiptare po rishohen precedentë të rinj, që rrezikojnë statuskuonë formale të vendosur pas aplikimit të formulës elektorale të 29 qershorit. PD-ja tashmë ka konturuar strategjinë e një revanshi politik të paparashikuar, duke i dhënë formë protestave publike që shpesherë finalizohen me greva urie. Në kuvendin e saj të fundit, stafi i demokratëve, i ekzaltuar nga zgjedhja de jure e Berishës në postin e kryetarit të partisë, inicioi idenë e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, duke braktisur në mënyrë demonstrative sallën e Parlamentit. Misionari i lartë i OSBE-së është i mirëinformuar dhe për euforinë që sundon lidershipin qeveritar, Nano, i cili formalist shprehet për respektimin e të gjitha standarteve demokratike, por e trajton opozitën me mendësi neototalitariste, duke kërcënuar lirinë e fjalës dhe duke u përpjekur për të instaluar në administratën e lartë gjithë kontigjentin e nëpunësve të nomenklaturës së vjetër ish-komuniste. Megjithë dëshirën e mirë dhe vullnetin politik të forcave të djathta, veçanërisht të PR-së, për të institucionalizuar tryezën e bisedimeve mes partive të të gjithë spektrit politik, marrëdhëniet pozitë-opozitë mbeten përgjithësisht të konfrontuara dhe rezikojnë një jetë tensioni artificial të kësajfë. Përgjegjësia direkte për këtë i takon mazhorancës parlamentare të drejtuar nga PS-ja, e cila inspiron frymën e individualizmit dhe përjashtimit politik, nëpërmjet tendencës absurde që konsideron si opozitë vetëm PD-në. Kjo është goditja më e kamufluar që i bëhet imazhit të së djathtës, e cila ka rolin e saj në jetën politike. Bisedat kohë rolën e saj në jetën politike. Bisedat kohë më kohë që ish-kancelari Vranicki do të zhvillojë me kryeministrin Nano dhe me kryetarin e PD-së, Berisha, gjithësesi do të jenë të zhveshura nga kortezia e rëndomtë diplomatike, për të përpunuar skemën më funksionale të procedurës së mëtejshme politike, e cila të mundë t’i kënaqë të dyja palët. Këtë radhë duhet se kortezia me të cilën Vranicki do të zhvillojë thjesht një bisedë telefonike nga hoteli. Në kuadrin e misionit të tij të rëndësishëm, zoti Vranicki nuk duhet të harrojë se në jetën politike shqiptare duhet respektuar edhe roli i një “pale të tretë” politike, që përfaqësohet nga e djathta.