31/10/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

31 tetor 1997

Shqipërinë e çliroi Majko

Patjetër që shqiptarët janë speciet më të çuditshme të globit. Veçanërisht ata që merren me politikë. Nga këto specie të rralla po e pëson historia e këtij vendi të ndarë më dysh. Ka 6 vjet që politika i bën talim historisë. Sapo merr një vendim jepet komanda e prerë: Prapa ktheu! Mjerë ky vend e mjerë ky popull se, siç po duken bathët, kanë për të mbetur pa histori. Ka kohë që politika nuk bën gjë tjetër veçse shtrëngon në një dorë gomën dhe në tjetrën lapsin dhe shkruan e prish data të historisë. Politikanët tanë koborrrocë janë aq të papërgjegjshëm sa që harrojnë se çfarë kanë thënë këtu e tre vjet të shkuara. Shkurt, fshijnë atë që vetë kanë shkruar. Ndërsa njëra kallëp tjetër disutojnë me aq pathos për plagët e partizanëve, sa të duket se ata që e çliruan Shqipërinë nuk kanë qenë partizanët, por Majko me socialistët. Vërtet, kur u çlirua Shqipëria: kur fituan socialistët, apo kur fituan demokratët? Sipas vendimit të djeshëm, i bie që çlirimi të ketë datën 29 Nëntor 1997, por më 1993 ishte ndryshe. Demokratët e çliruan më 28 Nëntor. Popartizanët ç'mendim ranë? Nuk ka rëndësi, për ta vendos Majko me Hasanin ose Berisha me demokratët. Dje, në një seancë të marrë, Kuvendi i burrave të politikës, vendosi me kokë të vet të ndryshojë datën e çlirimit të Shqipërisë për inat të demokratëve, që kishin prishur me gomë datën e mëparshme të shërbëve. Shqiptarët do të kenë nga një datë të re çlirimi sa herë që të ndryshojë mazhoranca në Kuvend. Në kalendarin shqiptar do të shuhen e do të fshihen shenjat e buqe sa herë të ndryshojnë barriget dhe sa herë t’i teket Majkos, Berishës, Hasanit, Laços, të gjithë atyre që i kanë ngecur politikës. Flitet se sivjet vendi do të kërbejë të bëhet me Kushtetutë, por demokratët janë dakord që miratimi të bëhet në këtë Kuvend që kemi. Kërcënimi i tyre është bërë publik: kur të fillojmë shumicën, do të bëjmë Kushtetutë të re, paqetë të re, fisale, datë të re çlirimi dhe... historia e Shqipërisë do të bëjë një hap para, dy hapa pas. Ky vend do të jetë mundësi të përplaset si ajo anija në det të hapur me dallgë, sepse kështu duan politikanët tanë të mjerë. Referendumi do të zhvillohet 28 apo 29 Nëntor? Dita e djeshme tregon se politika do ta talojë historinë, ndërsa politikanët do të vazhdojnë t’i bien murit me kokë. - Prap ju po shkoni ambasador?!!!

QEVERIA DËRGON ADMINISTRATORËT, VEFA U VË DRUNË

Nano gradon Vranickin. Televizioni i hedh benzinë sherrit Zhdduket studentja, vajzat braktisin konviktin Faqe 6

- Prap ju po shkoni ambasador?!!!

Në brendësi:

Policia urdhëron Parlamentin Grabitet gazetari kinez Faqe 2 Katanit të arratisur i hiqet titulli i nderit Polici qëllon turmën, 5 viktima Faqe 7 GODO: Këshilli Drejtues do të përgjigjet për pasojat Faqe 3 Rebelohet pushteti i katërt Vranickinduan­ta bëjnë anëtar partie në Shqipëri Faqe 4 Platforma e DBSH Faqe 12