Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

E Shtunë, 1 Nëntor 1997

Djatjë dikur paskan qenë ëngjëj

Vranicki jep leksion, por shqiptarët s'kanë nga ta dëgjojnë. Komisioneri evropian vërtet nuk po arrin t'i kuptojë politikën shqiptarë. Ai di të tregojë sinqeritet dhe i hapur me gazetarët. Me diplomaci evropiane, ka nxjerrë nudo një fakt: politikanët shqiptarë kanë harruar se çfarë kanë thënë pas zgjedhjeve. Ata i patën dhënë fjalën Vranickit se do t'i njihnin zgjedhjet dhe se do të punonin jo për interesat e tyre, por për interesat e popullit shqiptar. Nuk kanë kaluar as 4 muaj pas zëlë me të dyja këmbët, si nga pozita, ashtu edhe nga opozita. Karrigia i ka bërë euforikë pozitarët, të cilët po shkelin me të dyja këmbët opozitën, sidomos ata të punësuar në administratën shtetërore, po i fryjnë konflikteve, në vend që të pajtojnë rrombin, po nxitoinë të marrin hakun ndaj PD-së, duke shfrytëzuar një urrejtje rekrutuimi, që i pat bërë ajo me dhunën e ushtruar. Nga ana tjetër, edhe opozita nuk po mendon për popullin, por i ka hedhur sytë drejt kolltuqeve të pushtetit nga frika se mos ftohen nga koha që kalon dhe duan të rikthehen me çdo kusht, pa respektuar rregullat e lojës politike. Strategjia e ndërtuar nga opozita, në fakt, po ua lehtëson qeverisjen socialistëve. Të bësh zhurmë nuk do të thotë se po investon për nesër. Pushteti nuk vjen me zhurmë, por me oponencë. Ky popull di të vlerësojë, di të dallojë zhurmën nga oponenca dhe, nëse i mbushet mendja se ti si opozitë di të qeverisësh më mirë, të sjell në pushtet më shpejt se ç'e pret. Mjafton të kujtojmë protestat dhe konferencat e shtypit të dhëna deri tani, përshtypjen që ka pasur opozita nga ato dhe krijohet bindja se opozita po lufton me mullinjtë e erës. Populli ka të drejtë të dyshojë se ka lojë mes pozitës dhe opozitës dhe asgjë më shumë. Në të dy kampet mbizotërojnë elementë ish-komunistë dhe mjafton kaq për të paragjykuar opozitën dhe pozitën. Le të sjellim ndërmend vetëm faktin e djershëm, "Bashkimi për Demokraci" 5 javë pas vendimit të Gjykatës së Kasacionit për pafajësinë e ish-nomenklaturës së vjetër, kujtohet të buçinashtojë me të paralajmërojë se do t'i drejtohet gjykatave ndërkombëtare. Ku ishte i Adam? Ose politikën e zënë skleroza, ose asaj i intereson rrëmuja e veprimeve, zhurma dhe jo rezultatet konkrete. Kështu sikur po vepron opozita, vështirë se socialistët do të largohen ndonjë ditë nga pushteti. Taktika për të çjerrur ndej e trembasur për të varur protestat në formën e zhurmës nuk të çon në pushtet. Po a do të vijë dita kur politika shqiptare të respektojë vetveten? Dje Vranicki kujtoi përsëri djajtë dhe ëngjëjt. U desh të vinte ai për herë të fundit në Shqipëri, që politikanët shqiptarë të mësonin se edhe djajtë paskan qenë dikur ëngjëj. Po, e ca dallon, po munde, letë në Shqipëri se cilët kanë mbetur ëngjëj dhe cilët janë kthyer në djaj.
Vranicki Shqipëri

Në brendësi:

□ Natë tmerri në Tepelenë. 4 vjeç shtyn dasmën, trembet nga nusja Faqe 6 □ Vdekja thërret: Bingo! Maqedonët hanë 10 lopë shqiptare Faqe 6 □ Gjinushi tabelë qitjeje Ngjelësi i tregojnë derën Faqe 3 □ Privatizimi - veza e prishur në shportën e Qeverisë "Cenaj" fillonblerjet Faqe 8-9
Gjinushi Cenaj Tepelenë Maqedonët

OLYMPIC AIRWAYS

"20 VJET OPERIM NË SHQIPËRI" OFRON: 5 HERË NË JAVË TIRANË - ATHINË E HËNË: Nisja 13.40, Mbërritja 17.30 E MËRKURË: Nisja 08.15, Mbërritja 10.55 E ENJTE: Nisja 13.40, Mbërritja 17.30 E PREMTE: Nisja 15.10, Mbërritja 17.10 E DIEL: Nisja 15.10, Mbërritja 17.10 ATHINË - TIRANË E HËNË: Nisja 11.20, Mbërritja 13.05 E MËRKURË: Nisja 07.00, Mbërritja 07.45 E ENJTE: Nisja 11.20, Mbërritja 13.05 E PREMTE: Nisja 14.25, Mbërritja 14.30 E DIEL: Nisja 14.25, Mbërritja 14.30 FLUTURIM DIREKT TIRANË-ATHINË-NEWYORK-ATHINË-TIRANË Çdo të MËRKURE Nisja: 08.15, Mbërritja 14.00 2 HERË NË JAVË TIRANË - SELANIK E HËNË: Nisja 13.40, Mbërritja 16.00 E ENJTE: Nisja 13.40, Mbërritja 16.00 SELANIK - TIRANË E HËNË: Nisja 12.45, Mbërritja 13.05 E ENJTE Nisja 12.45, Mbërritja 13.05 ORARET JANË SIPAS ORËS LOKALE Ju mirëpresim! Për çdo informacion, kontaktoni: Tel: + 355-42-28960, 28961 Tel&Fax. + 355-42-28959
Shqipëri Tiranë Athinë Newyork Selanik