Godo i jep leksion politikës
Dje, në epilog të Kongresit III të PRSH ndodhi ajo që ndoshta nuk pritej.
Pas një raporti tepër të suksesshëm, të duartrokitur gatinet që paragrafa, pas përshëndetjeve me superlativa të pozitës dhe opozitës, papritur ai dha dorëheqjen. Ishte kjo pika më e nxehtë e Kongresit. Vetoja që vuri Godo në dorëheqjen e parevokueshme i ba bëre përraheësit dhe idhtarët e tij të përdornin edhe presionin, por ai nuk u tund nga vendimi i marrë. Dorëheqja e Godos shkaktoi habi, jo pse kandidati i Ri Fatmir Mediu nuk ba reputacionin e një politikani barriare për postin e lartë, por pse politika shqiptare në këta 7 vjet pluralizëm u thini duke rizgjedhur kryetar. Madje, disa prej tyre përdorin dhe bodigardët për të rrëmbyer vota. Kështu, forcat atillë-risë së rëndë të politikës, që fatkeqësisht po bëjnë rokada me fatin e Sh- Shqipërisë, por edhe armët e lehta, apo fishekzjarret politike, kanë ngurruar të manifestojnë institucionin e dorëheqjes. Zoti Godo u bë kështu një leksiondhënës për t’u respektuar në politikë. Motivet e dorëheqjes tashmë janë publike. Ato nuk u bënë skutave, por ballazi. Mbingarkesa në funksionet e bashkëkryetarit të Kushtetutës, të Kryetarit të Komisionit të Politikës së Jashtme të Parlamentit, problemet shëndetësore, ishin pak për t’u mbushur mendjen delegatëve që të pranonin dorëheqjen e kërkuar me këmbëngulje nga Godo. Sidoqoftë, dorëheqja është akti i kryer. Republikanët janë të bindur se në këtë kohë të vështirë të krizës politike, ru loja zhvillohet në rutinë e shahut, mendja e Godos është e domosdoshme. Republikanët nuk mund të luajnë pa të. Ai ka qenë politikani më i suksesshëm, sidomos që nga fillimi i krizës, përmbysja e sistemit, nxehja e gjakrave të politikanëve etj. Ai arriti që të ulte disa herë në tryeza kundërshtarët politikë. Vetë Kongresi i PR ishte një manifestim qytetar dhe emancipimi politik. Pjesëmarrja në të i të gjithë spektrit politik shqiptar, përshëndetjet e Majtës dhe të Djathtës, pohuan faktin e vërtetë se Godo është një emër i veçantë në politikë. Republikanët janë të bindur se angazhimi i Godos do të mbetet konstant në politikën e PR, përvoja e tij, mprehtësia me të cilën i ka zgjidhur situatat e ndërlikuara do t’i duhen dhe për shumë kohë PR. Ai edhe dje pas zgjedhjes të Mediut në postin e Kryetarit, jo vetëm e përqafoi dhe e shtrëngoi dorën, por dha fjalën se do të ishte përherë në krah të tij për ta ndihmuar.
Godo i uron postin Mediut. Foto: B. Cëku