Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

E martë, 11 nëntor 1997

Terror në Bankë

Hajdari: Unë, Mazreku dhe serbi në mes. Luftë në koalicion. Aleancistët kundër PS-së Rishfaqen fajdet me valutë. Administratorët gati dorëzimet Hajdari: Unë, Mazreku dhe serbi në mes. Luftë në koalicion. Aleancistët kundër PS-së Terror në Bankë Rishfaqen fajdet me valutë. Administratorët gati dorëzimet
Fjametta de Feo Meidani

Kosova shpërthen në Bon

Milo në raport përpara diplomacisë evropiane Dimensioni politik i Evropës është i lidhur ngushtë me politikën e jashtme dhe politikën e Sigurimit. Kjo është arsyeja që ministri i jashtëm gjerman, Klaus Kinkel, ka planifikuar më 14 nëntor një takim të veçantë me ministrin e Jashtëm shqiptar, Paskal Milo. Sipas burimeve të informuara, në agjendën e bisedimit të dy diplomatëve vend qendror çështja e Kosovës, pas trajtimit të njëanshëm dhe jorealist që iu bë kësaj çështjeje në Samitin e Kretës. Kinkel pritet të deklarohet kundër limiteve diskriminuese që përcaktuan për Kosovën Nano dhe Millosheviç, gjatë takimit të tyre shumë të përfolur. Ideja e z.Kinkel dhe diplomacisë gjermane është që të shmangen sjelljet jokorrekte të diplomacive rajonale ballkanike nëpërmjet lidhjes së forcave të armatosura evropiane. Nëpërmjet një shqyrtimi të qetë të problemit, ministri i Jashtëm gjerman, pritet t'i kujtojë homologut të tij shqiptar qëndrimet zyrtare të diplomacisë evropiane ndaj përpjekjeve të Slobodan Millosheviçit për të manipuluar situatën në Ballkan, siç presupozon forcimin pozitiv të tij. Serbia, me të cilën Kryeministri shqiptar, Fatos Nano, u përpoq të institucionalizonte një gjuhë diplomatike jo efikase, mbetet e fundit e Mohikanerëve në Evropën Postkomuniste, i vetmi vend që nuk përfshihet në partneritetin për paqe. Argumentat diplomatike të zotit Kinkel, në lidhje me respektimin e frymës evropiane në çështje të ndjeshme, siç është aktualisht çështja e Kosovës, do të synojë nxjerrjen jashtë loje të procedurave të sforcuara, që inspirohen nga diplomacia greko-serbe dhe ku Nano shfrytëzohet si një xhol diplomatik. Burime nga Boni informojnë gjithashtu, se kryediplomati gjerman pritet t'i saktësojë zotit Milo projektet që Evropa në decenien shtete të fuqishme si Gjermania, kanë adoptuar në ndihmë të rajonit më të trazuar të kontinentit, ku përfshihet edhe Shqipëria. Vonesa "taktike" në trajtimin e vatrave të nxehta, ku radhitet sot krahina shqiptare e Kosovës, për diplomacinë gjermane nuk motivon as rrethanin eventual të fqinjëve dhe as zgjedhjet e kompromisit, të cilat historikisht kanë qenë në favor të palës serbe dhe Millosheviçit.
Paskal Milo Klaus Kinkel Fatos Nano Çeka Slobodan Millosheviçit Kosovë Bon Europë Samitin E Kretës Ballkani

Njoftim për Asamblenë Kombëtare të PR-së. Faqe 4 Fituesit e Telebingos Faqe 3 TAKIM I BOTUESVE Sot, ora 11 00 në selinë e "Gazetës Shqiptare" takohen botuesit e gazetave për të vendosur për reagimin ndaj taksave të Qeverisë

SHKOLLA E BIZNESIT NË ANGLI (Deri 9 muaj)

Shkolla private nga më të mirat, anëtare e ARELS, njohur nga Këshilli Britanik. Për ju që dëshironi të keni sukses në biznes duke vënë koncepte të reja në praktikën tuaj të biznesit, mund të zgjidhni: Tregti, Menaxhim, Marketing, Turizem, Kompjuter, Sekretari. STAFI DREJTUES Kanë mbaruar Kolegjin Imperial në Londër. Kanë jetuar dhe punuar në shumë vende të botës, Europë, Japoni, Afrikën e Veriut, Australi. Kanë një karrierë të suksesshme në T.O.E.F.L. Ekspertë për organizimin e shkollave dhe kurset e specializimit. Pedagogë të kualifikuar, me eksperiencë, profesionistë në trajnimin e studentëve të huaj. KURSE SPECIALIZIMI NË ANGLI (Deri 9 muaj) Para dhe mbas universitare, perfeksionimi i gjuhes, aplikimi per në Universitetet Angleze. Për ju që kërkoni të keni ambicje për të arritur sukses, kërkoni të keni zhvillim në karriere, kërkoni të zhvilloni potencialin tuaj për një periudhë të kufizuar kohe, mund të zgjidhni: Gazetari, Inxhinieri, Finance, Bankë, Ligje, Letërsi, Shkencë, Teknologji. KRITERET E PRANIMIT • Aftësi profesionale e shoqeruar me diplome. Njohje e gjuhës angleze. • Lojë nga institucioni ose shkolla • Mbulim financiar i projektit të specializimit ose të shkollës. • Lidhje të qëndrueshme me Shqipërinë. Për informacione te metejshme mund të kontaktoni Tel:442 17 Fax: 351 37 Prej dites hënë deri të shtunë nën nga ora 9-14 dhe 18-20 Adresa: Rr:"Kavajes" nr. 203 (poshte Poliklinikes nr.9)
Britani Londër Europë Japoni Afrikën E Veriut

Qendra Mjekësore "Shëndeti"

Perveç shërbimeve gjinekologjike, obstetrike, sterilitetit bashkëshortor, urologji, stomatologji, patologji, analizat klinike, biokimike, bakteriale EKZAMINIMI EKOGRAFIK PER PROBLEME GJINEKOLOGJIKE DHE UROLOGJIKE nga Dr. Merita Alushani nga ora 15.00-20.00 (8.00-20.00 për shërbimet e tjera) me fletë të vizitës tek mjeku i vendit! Për ju konsulta me mjekë francezë Nr.10, Petrela te Gazetes Shqiptare, Tel. 609-81 ADRESA: Rr.E Dibrës [?]
Merita Alushani Petrela Rr.e Dibrës