Sejdia: Më jepni koncensione të shlyej fajdet
GODO ul Kombin në Tryezë. Fino egërsohet. PD ndërron stil. Otranto - Vlorë - Fier, qarku i dhimbjes qan dhe pret
GODO ul Kombin në Tryezë. Fino egërsohet. PD ndërron stil. Sejdia: Më jepni koncensione të shlyej fajdet Otranto - Vlorë - Fier, qarku i dhimbjes qan dhe pret Faqe 6
Vlora priste Prodin. Nesër, arkivolet dhe përsëri Prodin
Otrantoja - fillimi apo fundi i tragjedisë?
Sot fillon në Brindisi të Italisë, Ceremonia e përçjelljes së viktimave të Otrantos.
Dhimbja e tragjedisë do të d[e]rohet njëlloj në të dyja brigjet e Adriatikut, i cili gllabëroi në fundin e tij dhjetra jetë njerëzore, në kërkim të mbijetesës. Rasti i Shqipërisë konsiderohet i veçantë. E veçantë ishte edhe tragjedia e fundmarsit të këtij viti. Avantazhet e sistemit të ri ekonomik, u perceptuan si të tilla vetëm nga një pakicë njerëzish. Shpërndarja tepër e pabarabartë e pasurive kombëtare, i la shumë qytetarë pa mbrojtje të garantuar nga shteti. Ekonomia nuk i parapriu politikës, por u kondicionua prej saj, duke mbajtur perspektivat e një shoqërie të hapur, të bazuar në parimet demokratike dhe në respektimin e të drejtave të njeriut. Proceset demokratike, të cilat rrëzuan regjimin komunist, nuk i institucionalizuan zgjerimin e mundësive të gjithsecilit, por degeneruan në modelet e strategjisë së vjetër të mohimit të nismave private. Qeverisja e kaluar nuk iu përgjigj nevojave specifike për Shqipërinë. Aktiviteti i saj nuk u zhvillua në të gjitha dimensionet. Vëmendja iu kushtua njerëzve, nuk u investua për ta, nuk u nxit pjesëmarrja e tyre, duke krijuar kushte të pabarabarta për të gjithë. Ky fenomen e rrezoi shumë shpejt mak[in]ën e shtetit demokratik. Përballë shpërbërjes së dimensioneve reale, shteti nuk mund të qëndronte në këmbë. Shpërbërja e shtetit ishte një tragjedi, që mblodhi dhjetra tragjedi të tjera. Otrantoja u bë emër i tragjedisë më të dhimbshme shqiptare të këtij fundshekulli. Ajo duhet përjetuar me shpresën se nuk duhet të përsëritet. Nderimi për njeriun është motivi bazë i çdo qeverisjeje demokratike. Në të kundërt, tragjeditë do të bashkëjetojnë për shumë kohë me shqiptarët.
Në brendësi:
Alimuçaj: Ndjehem i lodhur. Cenaj dorëzon kompaninë dhe ia mbath në Greqi — Faqe 8 Arrestohet përbindëshi i Cërrikut. Tetë ditë uri në Burgun e Patrës. Laçi zgjedh Miss Lopën — Faqe 6 Uzina e vdekjes, helmi gati. Riatdhesohen katër "vajzat e lokaleve" Humb paratë në fajde, hidhet në lumë — Faqe 7 Gazetat paralajmërojnë GREVË Driza ndërron avokat Rishfaqet Grunasi — Faqe 2
Vlora priste Prodin. Nesër, arkivolet dhe përsëri Prodin
Njoftim
Me datën 15 nëntor 1997, ora 10.00 në sallën e Pallatit të Kulturës, pranë Sheshit “Skënderbej” në katin e tretë, zhvillohet Mbledhja e parë e Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane, me këtë rend dite: 1- Zgjedhja e kryesisë së Asamblesë Kombëtare të PR. 2 - Miratimi i rezolutës së Kongresit të tretë të PRSH. 3 - Zgjedhja e Kryesisë së Partisë. 4- Miratimi i Programit për fazën e dytë të Konferencave të degëve PR në rrethe. Njoftohen të gjithë anëtarët e Asamblesë të respektojnë datën dhe orën e caktuar Kryetari Fatmir Mediu
"CANADA" Everybody is talking about
Kjo ëndërr mund të bëhet realitet nëpërmjet D & G Consultants
Kompania jonë prezantohet tashmë me bilancin më të madh të numrit të shqiptarëve të ardhur në Kanada nëpërmjet ndihmës dhe asistencës ligjore të kompanisë sonë. Ofron konsulencë në Programin, Avokat Dan Checiu, ka përgatitur mbi d[h]jetë proçedura me sukses 600 dosje për evidencë dhe për Qendrën për 3 vjetët e fundit. Shumica e dosjeve tona, për momentin po procedohen nga ambasada e Bukureshtit, që i finalizon aplikimet në një kohë relativisht më shpejtë se çdo ambasadë tjetër që mbulon Evropën Qëndrore dhe Lindore. Është vlerësuar që njerëzit shqiptarë do të procedohen me tej nga Qendra Rajonale e Parisit (me të cilën ne kemi një eksperiencë të gjatë) nëpërmjet konsullatës Kanadeze në Romë. Megjithatë, e theksojmë përsëri, që dosjet tuaja mund t'i procedojmë në cilëndo ambasadë që ju do të dëshironi. Kompania jonë ofron shërbimet e filluara që nga vlerësimi paraprak i aplikimit deri në marrjen e statusit kanadez dhe konkretisht: Vlerësim fillestar për të gjithë ata që dëshirojnë të aplikojnë; Për shqiptarët që kualifikohen në këtë procedurë (që janë 20% të gjithë aplikimeve shqiptare që ne procedojmë) kompania jonë Monitorizon aplikimet e tyre, Përgatit dhe përkthen dosjet e tyre, Parashtron dokumentacionin në ambasadë dhe ndjek ecurinë e aplikimit në ambasadë hap pas hapi. Përgatit klientin për intervistë nëpërmjet materialeve të ndryshme instruktuese dhe nëpërmjet bisedave telefonike; Furnizon në mënyrë të herëpashershme klientët me ofertat për punë në Kanada, me materialet e ndryshme për Kanadanë si dhe me statusin e zhvillimit të dosjes së tyre; Hap llogari bankare në emër të klientëve tanë (kushdo që dëshiron) edhe kur ata janë në Shqipëri; I prit në aeroport të të gjithë klientët; Akomodon të klientëve nëpërmjet sigurimit të një apartamenti apo rezervon hotel; Furnizim i klientëve në çdo kohë me materiale të ndryshme dhe të nevojshme dhe pas mbërritjes së tyre në Kanada. For a free assessment of your case file, fax or call us at: 255 Duncan Mill Rd, Suite 810, Don Mills, Ontario, M3B 3H9, Canada Tel: (416) 441-1825 Fax: (416) 449-9348 e-mail: adg7@globetirect.com bonatoni sprint.ca Ask for Dan Checiu or Valbona you may contact us in Tirana Mr. D[as]om Xhuvani at 42-272-30 Ju mirëpresim!
REPUBLIKA • Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë. Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax (+355 42) 259 88 Tel. (+355 42) 230 90