GODO ul Kombin në Tryezë. Fino egërsohet.
PD ndërron stil.
Otranto - Vlorë - Fier, qarku i dhimbjes qan dhe pret Faqe 6
GODO ul Kombin në Tryezë. Fino egërsohet.
PD ndërron stil.
Sejdia: Më jepni koncensione të shlyej fajdet
Otranto - Vlorë - Fier, qarku i dhimbjes qan dhe pret Faqe 6
Vlora priste Prodin. Nesër, arkivolet dhe përsëri Prodin
Otrantoja - fillimi apo fundi i tragjedisë?
Sot fillon në Brindisi të Italisë, Ceremonia e përcjelljes së viktimave të Otrantos. Dhimbja e tragjedisë do të nderohet njelloj në të dyja brigjet e Adriatikut, i cili glabëro[?]i në fundin e tij dhjetra jetë njerëzore, në kërkim të mbijetesës.
Rasti i Shqipërisë konsiderohet i veçantë. E veçantë ishte dhe tragjedia e fundit rast i këtij viti. Avantazhet e sistemit të ri ekonomik, u perceptuan si të tilla vetëm nga një pakicë njerëzish. Shpërndarja tepër e pabarabartë e pasurive ko[?]mbëtare, i la shumë qytetarë pa mbrojtje, të garantuar nga shteti. Ekonomia nuk i parapriu politikës, por u kondicionua prej saj, duke mbyllur perspektivat në një shoqërie të hapur, të bazuar në parimet demokratike dhe në respektimin e të drejtave të njeriut. Proceset demokratike, të cilat rrëzuan regjimin komunist, nuk institucionalizuan zgjerimin e mundësive të çdo individi, por degjeneruan në modelet e strategjisë së vjetër të mohimit të nismave private. Qeverisja e kaluar nuk iu përgjigj nevojave specifike për Shqipërinë. Aktiviteti i saj nuk u zhvillua në të gjitha dimensionet. Vëmendja kryesore nuk iu kushtua njerëzve, nuk u investua për ta, nuk u nxit pjesëmarrja e tyre, duke krijuar kushte të barabarta për të gjithë. Ky neomen[?] erë shumë shpejt imazhin e shtetit demokratik. Pëballë shpërbërjes së dimensioneve reale, shteti nuk mund të qëndronte në këmbë. Shpërbërja e shtetit ishte një tragjedi, që mblodhi dhjetra tragjedi të tjera. Otrantoja u bë njëra e tragjedisë më të dhimbshme shqiptare të këtij fundshekulli. Ajo duhet përkujtuar me shpresën se nuk duhet të përsëritet. Nderimi për njeriun është motiv bazë i çdo qeverisjeje demokratike. Në të kundërt, tragjeditë do të bashkëjetojnë për shumë kohë me shqiptarët.
BENVENUTO S. PRODI
VLORA STA CON TE
Në brendësi
:
Alimuça:
Ndjehem i lodhur.
Cenaj dorëzon kompaninë dhe ia mbath në Greqi
Faqe 8
Arrestohet përbindëshi i Cërrikut.
Tetë ditë uri në Burgun e Patrës.
Laci zgjedh Miss Lopën
Faqe 6
Uzina e vdekjes, helmi gati.
Riadhesohen katër 'vajzat e lokaleve'
Humb paratë në fajde, hidhet në lumë
Faqe 7
Gazetat paralajmërojnë GREVË
Driza ndërron avokat
Rishfaqet Grunasi
Faqe 2
Njoftim
Me datën 15 nëntor 1997, ora 10.00 në sallën e Pallatit të Kulturës, pranë Sheshit “Skënderbej” në katin e tretë, zhvillohet Mbledhja e parë e Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane, me këtë rend dite:
1- Zgjedhja e kryesisë së Asamblesë Kombëtare të PR.
2- Miratimi i rezolutës së Kongresit të tretë të PRSH.
3- Zgjedhja e Kryesisë së Partisë.
4- Miratimi i Programit për fazën e dytë të Konferencave të degëve të PR në rrethe.
Njoftohen të gjithë anëtarët e Asamblesë të respektojnë datën dhe orën e caktuar
Kryetari
Fatmir Mediu