Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

E Mërkurë, 12 Nëntor 1997

Brojka padit Këshillin e Ministrave

24/1 konvertohet në 451 hedh në gjyq Këshillin e Ministrave dhe kërkon shfuqizimin e vendimit 541, sipas të cilit largohen pa motivacion nga puna 420 sekretarë bashkie, dhe sipas Brojkës, nuk mund të largohen pasi nuk janë nëpunës politikë por civilë. Fillesat kjo padi i pati këtë fundjavë me grevën e punonjësve bashkiakë, që sipas kreut të tyre “Grevë nuk është bërë me urdhër. Format e protestës do të vazhdojnë. Unë vetë si kryetar bashkie do të bëj grevë, po nuk imponoj njeri. Kush e ndjen le të futet në grevë, unë e kam ndjekur rrugën ligjore”. Duke bërë analogji me të larguarit e majtë kur në fuqi ishin demokratët, Brojka sqaron se, vërtet u larguan nga puna gjatë qeverisjes së PD-së, po 24/1 ishte i shoqëruar me një motivacion. Ditën kur vartësit e tij u hodhën në grevë, Brojka nuk ndodhej në Tiranë dhe deklaratën e zv/kryeministrit Fino, e mësoi vetëm dje. Duke hedhur poshtë pretendimin e Finos se “greva ka tendenca politike”, kryebashkiaku sqaron se nuk duhet të politizohet, pasi kjo është një gjë krejt normale, pasi nëse je punonjës ndihesh i rrezikuar nga vendi i punës dhe ai proteston që qeveria mos të bëjë veprime të tilla, megjithë greva u bë vetëm nga ata që e kishin pasë si domosdoshmëri. Megjithatë puna në punëmës sektorë të bashkisë nuk është ndërprerë, madje nga kjo grevë nuk është ankuar asnjë qytetar. Majlinda Xhema
Fino Leart Shtyti Tiranë

Driza ndërron avokat

Këshilli i Ministrave pa ditët në Gjykatën Kushtetuese. Ky ka qenë vendimi më i fundit i dalë nga kancelaritë e shoqatës së kryetarëve të bashkisë. Driza ndërron avokat Që dje presidenti i “Popullit”, është “divorcuar” me avokatin e tij. Ka qenë një vendim i firmosur nga anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, ajo që le ka detyruar Bashkim Drizën, të përfaqësohet nga një avokat tjetër gjatë seancës së gjyqit. Dy ditë më parë në mbledhjen e tij të radhës KLD-ja, midis katër gjyqtarëve të gjykatës së kryeqytetit, emëroi edhe dy prokurorë për në Prokurorinë e Përgjithshme. Këtë radhë mbrojtësi ligjor të Bashkim Drizës, avokati Agim Tirana. Këshillt ui gjetur ditë “Popullit”, do t’i duhet që në bisedën më të afërt telefonike, që nga Amerika të japë vizitor për kandidaturën e mbrojtësit. Pak ditë më parë, kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë në kryeqytet, për të tërhequr dosjen për hetime të reja, Tirana bëri një ankim në apelimin në shkallë të dytë, duke ripërsëritur kërkesën për ndryshimin e masës së sigurisë për klientin e tij, e njëkohësisht duke hedhur poshtë akuzën e “transferitës së parave”. Sipas Tiranës “meqënëse u emërova nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme, nuk më lejohet të vazhdoj përfaqësimin si mbrojtës në Apel dhe më tutje. Në këto rrethana çështja do të përfaqësohet nga avokat tjetër, që mendoj të jetë nga grupi që mbrojti të akuzuarit si bashkëpunëtorët të Drizës, meqenëse i njohin dosjen për voluminoze”. Sipas ish avokatit, tashmë ata janë në kuadrin e bisedimeve, me siguri me person që kanë ardhur ta zëvendësojnë avokatin Nikoll Topjani, të parë në riviston nga Amerika e largët. A. Tol.
Bashkim Driza Agim Tirana Nikoll Topjani Brojka SHBA Kryeqyteti

Krerët e “bandës” akuzojnë policinë

Leart dhe Orik Shtyti : “Hakmarrja” është sajese e Gazidedes dhe Shehut Autorët e bombës tek VEFA, kanë mbrojtjen e saj Të inkriminuarit mbajnë veshur uniformën blu Leart dhe Orik Shtyti : “Hakmarrja” është sajese e Gazidedes dhe Shehut Krerët e “bandës” akuzojnë policinë Autorët e bombës tek VEFA, kanë mbrojtjen e saj Të inkriminuarit mbajnë veshur uniformën blu “Policia është institucion i inkriminuar”. Është kjo deklarata e djemve të Aredit Shtytit, në një letër ka “Leart dhe Orik Shtyti, të akuzuar nga drejtësia shqiptare, si kryesë dhe drejtues të bandës “Hakmarrja për Drejtësi”, dhe akuzojnë policinë, si një institucion të inkriminuar. Jo vetëm kaq, por në letrën e tyre thuhet shprehimisht: “Për sa kohë që do të mbahen në polici persona sajues të organizatës terroriste “Hakmarrja për Drejtësi”, sipas mendjes së Gazidedes dhe Agim Shehut, grabitësit me maska dhe vënësit e bombave dhe të autobombave do të veprojnë pa u dridhur qerpiku policia”. Sipas tyre burimi i përmendur në artikull shpif për të mbrojtur kriminelët e vërtetë. Ata thonë se tani këto “burime” kanë një pushtet të tillë që u jep mundësinë të bëjnë më shumë se sa shpifin. “Prandaj vazhdojmë të qëndrojmë larg Shqipërisë”, mbyllin ata letrën e tyre, duke thënë se kjo gjë do të vazhdojë sa kohë që askush nuk e di se sa do të zgjasin spekulime të qëllimshme kriminale me natyrë krejtësisht qeveritare. Një nga akuzat që rëndon mbi “Hakmarrjen për Drejtësi”, veç shumë të tjerave është ajo e vendosjes së autobombës pranë një marketi të VEFA-s në Tiranë, në Shkurt të vitit 1996, autobombë nga shpërthimi i së cilës gjetën vdekjen dy qytetarë dhe u plagosën disa të tjerë. Nga arrestimi që u bë personave të akuzuar si pjesëtarë të bandës me rëndësishëm i pandehuri dyshuar L[e?]art Shtyti cili së bashku me vëllain e tij Orikun, i cili nuk u dorëzuan policisë nga ai kohë ndodhet jashtë shtetit, akuzoheshin si krerë të bandës. Pas rapisë së bërë gjatë trazirave të Marsit në kryeqytet Learti dhe pjesëtarët e tjerë të arrestuarit të të “bandës” u larguan nga qelia. Nëse për letrën nuk ka ende ndonjë konfirmim, për vëllezërit Shtyti mund të thuhet se me këtë që i dërgojnë gazetës u bëhet vërtetë pohim i tyre jashtë Shqipërisë. Nga ana tjetër, si del qartë nga letra e tyre, akuzojnë policinë shqiptare, dhe organet e SHIK-ut, siç u quhet të asaj që se “legjendë”, ekzistenca e bandës së tyre. Ndoshta duhen marrë me rezervë, por vëllezërit Shtyti lënë të kuptohet se e dinë autorin e vërtetë të vendosjes së autobombës tek VEFA dhe se ky i ka akoma përkrahjet policisë. G. Cobo[?]
Orik Shtyti Aredit Shtyti Gazidedes Agim Shehu Shpëtim Çarçako Shqipëri Tiranë Kryeqytet

Botuesit u përgjigjen me grevë prangave ekonomike të qeverisë

Deklaratë e Gazetave të Përditshme dhe Revistave Shqiptare Sot, më datë 11 nëntor 1997, u mblodhën të gjithë botuesit dhe drejtuesit e gazetave të përditshme, si dhe revistave të ku diskutuua situata e rëndë ekonomike e shtypit shqiptar, si pasojë e rritjes së TVSH-së dhe të detyrimeve të tjera fiskale mbi shtypin. Kjo gjendje ka ardhur edhe si pasojë e rritjes marramendëse të tarifave të shtypshkronjave, rritjes së tarifave të transporteve të shtypit, i cili tashmë nuk përballohet nga asnjë organ shtypi. Gjithashtu, akoma shtypi nuk mund të mbulojë të ardhura 60% e popullsisë shqiptare që banon në fshat, pa harruar se reklamat nëpër faqet e gazetave janë inekzistente, çka ka bërë uljen e ndjeshme të ardhurave nga ky marketing. Nisur nga gjendja e rëndë ekonomike, e cila do të çojë në falimentim, të gjithë shtypi të shkruar, nisur nga kërkesat e herëpashershme të drejtuesve të shtypit privat të marra me ministrin e Financave, me Kryeministrin për të diskutuar grupëzimin, nisur nga përgjigjet mohuese të kabinetit Nano, të gjithë botuesit dhe drejtuesit e shtypit të shkruar shqiptar vendosën: 1- Me datë 15 nëntor 1997 të fillojë greva paafat e të gjithë shtypit shqiptar, deri në zgjidhjen e problemit konkret të shtypit. 2- Botuesit dhe drejtuesit e gazetave kryesore ngarkojnë një komision prej katër vetësh të përbërë nga - Shpëtim Çarçako - Dalip Greca - Ylli Rakipi - Aleksandër Frangaj që të negociojnë me qeverinë apo me presidentin e Republikës për zgjidhjen e krizës të shtypit shqiptar. 3- I bëjmë thirrje të gjitha gazetave dhe revistave të tjera shqiptare që të solidarizohen me grevën tonë. 1- “Koha Jonë” Armard Shkullaku 2- “Republika” Dalip Greca 3- “ZP” Luan Rama 4- “Gazeta Shqiptare” Ylls Bozhaku 5- “Albania” Ylli Rakipi 6- “Dita Informacion” Astrit Patozi 7- “Shekulli” Shpëtim Nazarko 8- “Bulevardi” Koço Kokëdhima 9- “Klan” Bledo Malo 10- “Hosteni” Aleksandër Frangaj 11- “Rilindja Demokratike” Filip Çakuli Tiranë, 11 Nëntor 1997
Dalip Greca Ylli Rakipi Aleksandër Frangaj Armard Shkullaku Luan Rama Tiranë Shqipëri

“Rikrijohet” komisioni i Internim - Dëbimeve

Zylyftar Ramizi kthehet në atdhe Ka mbërritur në Tiranë koka e Internim - Dëbimeve, po këtë radhë pa zhurmën e skafander në kokë. Vetëm pak ditë pas dhënies së vendimit nga gjykata e shkallës së tretë në Tiranë, filluan të “zbarkojnë” radhë-radhë ish funksionarët e lartë partiakë e shtetërorë të akuzuar për genocid e krime kundër njerëzimit në bashkëpunim. Sipas disa burimeve me shokë se para dy ditësh, ka ardhur nga mërgimi ish kreu i Shërbimit Informativ Kombëtar, Zylyftar Ramizi. Ish kreu i SHIK-ut pati ndoshta fatin më të keq, që u gjykua dhe u dënua i pari në grupet e genocidistëve. Më 24 maj të vitit të kaluar, së bashku me Minon, Çelën, Myftiun dhe Lleshin, duke u cilësuar si koka e “internim - dëbimeve”, nga gjykata e shkallës së parë, Ramizi mori vendimin për dënimin me vdekje. Pas disa muajsh, duke qenë i lidhur me zinxhirë dhe me skafandra në kokë, mësoi se gjykata e Apelit, u rrëzua dënimi me të, duke ia konvertuar dënimin në 25 vjet heqje lirie. Por më sa duket fati i ish komunistëve të momentit të furtunës së Hoxhës, do t’u buzëqeshë vetëm pas fitores së koalicionit të majtë në zgjedhjet e 29 qershorit të këtij viti. Pas katër ditësh gjykim, një vendim të gjykatës së Kasacionit i hodhi poshtë dy vendimet e mësipërme, duke pushuar gjykimin dhe kthyer lirimin ish genocidistëve. Pas kësaj vetëm pak ditë më vonë u kthyen Bushati, Bengasi, dy ditë më parë edhe Ramizi. Sipas disa burimeve me shokë këto ditë pritet të kthehet nga Suedia, ish presidenti i fundit komunist, që ne shkallë të parë, Ramiz Alia. Me sa duket po plotësohet dalë nga dalë kuadri i plotë i “Komisionit të Internim - Dëbimeve”. A.Tol.
Mino Çela Myftiu Lleshi Bushati Tiranë Suedia

Grunasi rishfaqet në skenë

Sërish në gjykatë Grunasi dhe bashkëpunëtorja e tij. Pas një periudhe të gjatë të ndërprerë, ku çdo gjë kishte mbaruar pa filluar fare, dje në mesditë, në gjykatën e shkallës së parë në kryeqytet, nën drejtimin e Arian Balliut, rifilloi procesi gjyqësor për Aleksandër Grunjasin dhe Eleni Bojaxhiun. Nga prokuroria, presidenti i firmës “Grunasi”, dhe financia e tij, akuzohen për “vjedhje dhe mashtrim në bashkëpunim në shuma të mëdha”. Sipas materialeve të akuzës dhe aktit të ekspertimit, mashtrimi i kreditorëve kap shifrën e 14 milion lekëve. Pas leximit të akuzës, meqenëse procesi zhvillohej në mungesë, prokurori kërkoi që të procedohet me pyetjen e dëshmitarëve të akuzës. Për këtë pritet që në seancën e ardhshme, që vijmë për të dëgjuar 21 dëshmitarë, midis të cilëve edhe 11 ish punonjës të kësaj firme. Me këtë kërkesë prokurorit iu dha dakordësia. Përfaqësuesit mbrojtës të Grunasit dhe Bojaxhiut i kërkuan gjykatës vendosjen e një seance për një detyrë të këtij muaji, ku po dëshmitarët të lidhur drejtë me aktivitetin e firmës. Ndoshta Grunasi do të ketë fatin e kolegëve “Popullit” dhe “Xhaf[?]”.
Aleksandër Grunjasin Eleni Bojaxhiun Arian Balliut Kryeqytet

LOTARIA AMERIKANE DV - 99

Për të pestin vit radhasi zyra jonë Ju ndihmon në LOTARINË AMERIKANE “GREEN CARD”. - Eksperiencë 5 - vjeçare. - Për çdo vit fitues. - Sa më shumë pjesëmarrës aq më shumë shanse për fitore. Dhe vetëm me. 600 lekë. Ju mirëpresim me adresën: “AGJENCIA BESA”, përballë Bankës së Kursimeve, Kava[?] Afati: Deri më datën, 18 nëntor 1997
Kava[?]