Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

E Enjte, 13 Nëntor 1997

Shqipëria në zi për fatin e saj tragjik

Shqipëria hedh lot mbi fatin e vet tragjik. Dhimbja është kryer në rraharor, aqsh prej marsit, ditës së kobshme të Otrantos. Nënat fateze, sot presin trupat e pajetë, të rryçur ndër arkivole. Sa kohë u bë që lotët rrjedhin faqeve të rrëshuara? Ç'mall i patretur në zemrat e nënave, motrave... Një mall me mall përpëlitet i fshehur ndër gji, i shprehur në lot. Plagë mbi plagë në zemrat e nënave. Vlora sot, në orët e para të mëngjesit, priti gjëmën. Erdhen ata, që fati i mbrapshtë i përzuri nga shtëpitë për t'i hedhur në fund të detit. Të mjerët e nënave, foshnjet, engjëjt, nuset që nuk gëzuan nusërinë, djemtë që nuk bënë dhëndërinë... Ç'fat i kobshëm! Ç'tragjedi e dhimbshme. Sot erdhën ata, bijtë e nënave. Të mirët e Shqipërisë. Kanë udhëtuar tetë muaj nëpër detin që i gëlltiti aq pabesisht. Sot erdhën ata, të pafajshmit e përjetshëm. Kushedi sa do të jenë lodhur. U bë kohë që "flenë" engjëjt, jetën në det të hapur për muaj e muaj. Do t'i ketë marrë etja... Sot Vlora do të qajë me ligjërime dhimbjen e vet. Lulet janë pak për të zbutur dhimbjen. Lotët do të lehtësojnë shpirtrat e të gjallëve. Në ceremoninë mortore do të jenë prezent dhe ata, politikanët, të fajshëm e të pafajshëm. Edhe ata do të vënë lule mbi arkivole, ndoshta edhe do të lotojnë. Por asgjë nuk e zbut fajsinë e tyre karrieriste. Ata, engjëj e djaj, që nur vënë mend nga tragjeditë, përsëri do të jenë të dyzuar me qenien njeri dhe qenien politikan të pafajshëm. Brenda tyre, ka kohë që luhet loja e lajthitur e kolltukut, lojë që na çon veç në tragjedi. Falë tyre, në Shqipëri, brenda nesh, jeta vdes mjer, herë dhe vdekja rron... Rron, dhe jetës i kërcëllen dhëmbët. Dhe ata, politikënët tanë me jëranë, që veten i ngrejnë monument kujti, vazhdojnë të mos ndjejnë dhimbjen e karrierës shtetprë, herë-herë demoniane, edhe kur emri ka emrin "Tragjedia e Otrantos". Sot dhimbja e Vlorës është dhimbja e Shqipërisë. Engjëjt e Otrantos sot fluturojnë në parajsë, ndërsa djajtë e politikës drejt ferrit.
Shqipëri Otranto Vlorë