Zbulohen transfertat e kompanisë në bankën e huaj
VEFA fiton gjyqin. Kamberi shet kompaninë
Vlora në ankthin e pritjes. Rinasi nxirhet nga morti
Faqe 2-3
Lule dhe lot për të mbyturit e Otrantos Foto: A. Rama
Apel i tragjedisë së Otrantos
Një Shqipëri për shqiptarët!
Sot pritet ceremonia e varrimit të tragjedisë me tetëmbëdhjetë shqiptarë të Rrjeti shkulli. Viktimat e Otrantos do të prehen së fundi në “tokën e djemve”, që lanë pas kur morën rrugën e mërgimit.
Në këtë ceremoni, vajtimi është shumë parë. Bashkë me vlonjatët nuk është çudi të rënkoje edhe diti përballë. Postotalitarizmi shqiptar nisi me lot e duket se do të përfundojë me lot. Tragjedia u bë element i bashkëjetesës së shqiptarëve. Gjithkund tragjedi, edhe në mënyrën e organizimit të shtetit, në metodat e qeverisjes, në trajtimin e të drejtave të individit. Avantazhet e sistemit të ri u bënë pronë e politrës së Rilindjes dhe jo pronë e qytetarëve të lirë. Nuk u krijua shteti ligjor që të mënjanonte për njerëzit, duke vendosur startin e barazisë. Qeverisja u shndërrua në monopol i një kaste për të zvatuar pasuritë kombëtare dhe për t’i përqëndruar ato në duar mafioze. Fjala “punë e ligjshme” zëvendësoi fjalët kontrabandë”, “vjedhje”, “mashtrim”. Varfëria e të ndershmëve e konfondoi dalëngadalë ndjenjën për t’i shërbyer vendit. Por nuk u fundos ndjenja e atdheut. Ajo u përtëri edhe në emigracion.
Ndryshoi qeverisja, por nuk ndryshuan konceptet totalitariste. Askush nga qeveritarët e lartë nuk ka një vizion të qartë se ç’duhet të bëhet me mijëra të papunë shqiptarë. Si do të ushqehen familjet? A do të vazhdojë eksodi? Me pak fjalë, tragjedia shqiptare vazhdon të kërcënojë. Apeli i politikanëve në Vlorë dhe në Brindizi është një “katarsis” që ne ofron zgjidhje shpejtimi. Shqiptarët vazhdojnë të jetojnë të kërcënuar nga gjithçka, por mbi të gjitha, nga mungesa e vullnetit për të ndryshuar tablonë politike për t’i dhënë hapësirë rigjimit të vlerave kombëtare. Qeveritarët duhet të binden për t’i shërbyer qëllimit të lartë që inspiron ndërtimin dhe jo shkatërrimin. Përgjegjësia e qeverisjes nënkupton shmangien nga katastrofave të reja. Ndryshe nuk mund të bëmi një Shqipëri për shqiptarët.
Akt - marrëveshje
Sot më dtë 13 nëntor 1997 botuesit dhe drejtuesit e gazetave dhe revistave u mblodhën në orën 20.00 në selinë e gazetës “Gazeta Shqiptare” për të diskutuar në lidhje me grevën e paralajmëruar për datën 15 Nëntor.
U vendos që të botohet një deklaratë të përbashkët:
“Nisur nga shtyrja e ceremonisë mortore në Vlorë për viktimat e tragjedisë së Otrantos, si pasojë e kohës së keqe atmosferike botuesit dhe drejtuesit e gazetave të përditshme dhe revistave vendosën që greva paafat të fillojë më datë 15 Nëntor, por me datë 16 Nëntor, për arsye të pasigurisë me ceremonisë mortore në Vlorë. Pra ditën e dielë e pas nuk botohet asnjë nga gazetat dhe revistat e mëposhtme.
Gazetat dhe revistat e tjera të solidarizohen me grevën tone deri në realizimin e plotë të kërkesave tona.
1- Koha Jonë Armand Shkulaku
2- Republika Dalip Greca
3- Albania Ylli Rakipi
4- RD Astrit Patozi
5- Gazeta Shqiptare Fatos Baxhaku
6- Bulevard Bejdo Malo
7- shekulli Artan Apostoli
8- Dita Informacion Shpëtim Nazarko
9- Klan Aleksandër Frangaj
10- Hosteni Filip Çakulli
Tiranë 13.11.1997
Në brendësi
□ Vlorë: vdes një familje. Homazhe dhe qirinj për Otranton në Gjirokastër. Zi në Shkodër Faqe 2
□ Egjiptianët zgjasin duart mbi fajdet shqiptare Faqe 8
□ Balli ballë përballë me sherrin Berisha vjen në Tiranë, Pjetri niset në Vlorë Faqe 4
□ Përjetimi i Lasgushit Këngë dashurie me korba Faqe 13
□ Shkodra megjithatë reziston Korridori 8, financimet - shekulli e ardhshëm Faqe 10
NJOFTIM
Me datën 15 nëntor 1997, ora 10.00 në sallën e Pallatit të Kulturës, pranë Sheshit “Skënderbej” në katin e tretë, zhvillohet Mbledhja e parë e Asamblesë Kombëtare të Partisë Republikane, me këtë rend dite:
1- Zgjedhja e kryesisë së Asamblesë Kombëtare të PR.
2- Miratimi i rezolutës së Kongresit të [?]
3- Zgjedhja e Kryesisë së Partisë.
4- Miratimi i Programit për fazën e dytë të Konferencave të degëve PR në rrethe.
Njoftohen të gjithë anëtarët e Asamblesë të respektojnë datën dhe orën e caktuar.
Kryetari
Fatmir Mediu
Geik
TRAVEL AGENCY
geik
Festë e Vitit të Ri në:
SANTO DOMINGO - SEY SHELL - MALDIVE
SINGAPOR - EGYPT - TURQI - HUNGARI - USA, etj
Adresa: rr. “A. Goga” 25 (pranë Gjykatës) Durrës
Tel&Fax: 052 / 23595
“REPUBLIKA”, Rruga “Sami Frashëri”, pranë gjimnazit “Petro Nini Luarasi”, Tiranë. Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax (+355 42) 259 88 Tel (+355 42) 230 90