15/11/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

15 nëntor 1997

VEFA: 177 milionë borxh, bllokohet malli i kompanisë

I do Vlora demokratët? Enigma Nano - Prodi

Zi dhe “pajtim kombëtar”

Viktimat e Otrantos realizojnë “pajtimin kombëtar”. Shqiptarët u bashkuan dje rreth dhimbjes së madhe për të nderuar ata që i përpiu fati i zi. Mijëra qytetarë, pa dallim, dolën në sheshet dhe ambientet historike të qyteteve të tyre, duke përcjellë lule dhe lot drejt Vlorës. Vatrës së shëngyer nga tragjedia, u organizuan veprimtari simbolike nga shoqata të ndryshme, nga nxënës shkollash, por edhe nga tregtarët, për të cilët, deri dje, është thënë se rendin vetëm drejt fitimit. “Kafenetë dhe një gotë pije në nderim të viktimave”. Kështu u përcoll Dita e Zisë Kombëtare. Zi, që dëshmoi të bashkërimin shpirtëror të gjithë shqiptarëve, pa dallime, nga Jugu deri në Veriun e largët. Atë që s’e bënë politikanët, e bëri populli i thjeshtë. Dje, të gjithë u bindën se populli nuk ka qenë në hasmëri, por i pajtuar deri në fisnikëri. Parulla e “pajtimit kombëtar” nuk ishte gjë tjetër veçse një demagogji. Ajo ka tentuar t’i hasmërojë shqiptarët, për hir të disa kapriçove të klaneve politike. Populli u tregoi dje politikanëve se ata nuk gëzojnë asnjë mandat për t’e sunduar mbi të, se politika e tyre është shumë e përkohshme, dhe e destinuar të shmanget, gjer sa paraqitet si një politikë personale. Ishte pikërisht kjo politikë që mbolli farën e dhimbjeve dhe tragjedive, nxiti eksodet dhe tentoi t’i largonte shqiptarët nga dashuria e dhetut të tyre. Pra, ishte një politikë antibombëtare, që gjithsesi, duke ngulmuar dhe qëndruar në pushtet, paralajmëron tragjedi të reja. Otrëku i dhimbjes u rrokullis dje në gjithë vendin, duke fuqizuar edhe më tepër të zakonshmen, por jo finepolitikanëve. Politikanët mbetën të armiqësuar, inatçorë dhe fatalistë, por kjo nuk përbën asnjë dhimbje. Ata që s’mund ta bënin politikën, populli e bëri prej kohësh.

VLORË: DALLGËT E KUJËS TREMBIN DETIN

Faqe 2 Foto: A. Babani

Sot, shtypi në grevë

Sot fillon greva e të gjitha gazetave dhe revistave kryesore shqiptare. Pra, që nesër nuk do të ketë më gazeta dhe revista në treg. Bëjnë përjashtim vetëm gazeta e partisë në pushtet, “Zëri i Popullit”. “Republika” i kërkon ndjesë publikut të saj për mospublikimin e gazetës këto ditë, por heshtja e Kryeministrit Nano ndaj kërkesave të gazetave kryesore, ka detyruar shtypin ta deklarojë grevë si shenjë proteste. “Republika” është e sigurt se lexuesi i saj do ta kuptojë grevën pa afat të gazetave shqiptare deri në plotësimin e kërkesave të tyre.

Në brendësi:

Dhimbja çan në mes Shqipërinë 600 gra ngjethin qytetin Lule për viktimat në Durrës Lushnja loton Kavaja qan në rrugë Faqe 3 PD flet pas barrikadës së Mifolit Balli me dy koka në Vlorë Faqe 5 Hasani: Qeveria çalon nga e majta Ministria e Jashtme shpall bandit Buçpapën Faqe 4 Vidhet makina e sekretarit të PD Adoleshenti dhunon gazetaren Faqe 10 Kujto dasmat, bëj gati “kallashin” Kufiri shtetëror i drogës 611 fëmijë kriminelë 9 vjet për atentatorin e Berishës Faqe 7 - 10

"REPUBLIKA", Rruga "Sami Frashëri", pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Tiranë. Nr. Llog. 986/110, Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax (+355 42) 259 88 Tel. (+355 42) 230 90