21/11/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

21 nëntor 1997

Shqiptarët në kërkim të çertifikatës së kombit

Shtetit shqiptar vazhdon t’i mungojë identiteti i tij real, për t’u prezentuar para shtetasve të vet, apo para shteteve të tjera të botës. Në Shqipëri mungon Kushtetuta, ajo që me të drejtë, përfaqësuesit parlamentarë të Bundestagut gjerman, e konsideruan “çertifikatën e lindjes” së një kombi dhe që vetë populli duhet ta nënshkruajë. Gjithçka vërtitet në kaos e zbrazëti. Raportet midis pushteteve nuk respektohen, jo më nga zyrtarët shtetërorë, por as nga vetë përfaqësuesit e legjislativit. Pavarësia e Gjykatave ka rënë viktimë e trysnive politike dhe ideologjike, të Drejtat e njeriut kërkojnë një çmim të lartë, pasi çdo ditë ndeshemi me mohimin dhe nëpërkëmbjen e qytetarëve si forcë zhvillimi. Pesë vite të shkuara u bënë përpjekje për të ristrukturuar shoqërinë, ekonominë dhe politikën, por avantazhet e procesit të ri politiko-ekonomik u shfrytëzuan në mënyrë të njëanshme nga mungesa e ligjeve kushtetuese. Rritja ekonomike solli një shpërndarje të pabarabartë të pasurive kombëtare, rritjen e tensioneve shoqërore dhe krimeve, shkatërrimin e mjedisit dhe shpërdorimin e vlerave njerëzore. Njeriu mbeti rrënjësisht i zhveshur përballë pseudotredhësisë dhe i pambrojtur ndaj tendencave të antishtetit. Strategjia e përgjithshme e frikës, e mohimit dhe e shkatërrimit të raporteve shtet-individ, solli si rezultat shembjen e organizimit shoqëror, ekonomik dhe politik, të inspiruar nga PD-ja. Njerëzit sfidojnë të shkuarën, për të ndërtuar një të ardhme të re, por nuk mendojnë këshill përfaqësuesit e të gjitha forcave politike. Segmenteve të veçanta të politikës shqiptare, për çudi, u intereson vazhdimi i dramës konstitucionale, mungesa e shtetit dhe e prerogativave që ushqejnë zhvillimin institucional. Në tryezën Golo, të inicuar për problemet e Kushtetutës, dje munguan forcat politike të Bashkimit për Demokraci. Kjo do të thotë shpërfillje e interesave të elektoratit. Kushtetutën e kërkojnë shqiptarët, sepse ata e ndien tragjilisht mungesën e saj. Shpërbërja bujatore e shtetit të PD-së-nub ishte një proces transformimi, por çënim dhe degradim i interesave kombëtare. Përndryshe, tranzicioni shqiptar do të jetë i lehtë i gjatë dhe tragjik.

Administratorët e huaj, larg kompanive

Demokratët krijojnë qeveri në Paris. Firmat vjedhin klientët ADMINISTRATA SHTETËRORE [Ilustrim karikaturë me figurë të mbështjellë me shirita të shënuar «P.S.»; nënshkrim i palexueshëm?]

Vendimi i Parlamentit nxeh Kushtetuesen. Gati dorëheqja

Faqe 2

Komiteti i Shpëtimit Publik ndërron emrin

Në brendësi: Bombë në ambasadë Ku hyn mjeku, hyn hajduti Faqe 3 Në brendësi: Bombë në ambasadë Ku hyn mjeku, hyn hajduti Vendimi i Parlamentit

Në brendësi:

Bombë në ambasadë Ku hyn mjeku, hyn hajduti Grinden krerët sindikalistë, ndërhyn Azemi Faqe 2 Vriten në shtratin bashkëshortor Kërkohet Zani i Skraparit Drogë në kovën e gjizës Faqe 7 Teatri - i vdekur apo po vdes? Kadare ndan "Kadare" Faqe 13 Pushteti i katërt merr pushtetin Faqe 3

Si sot një vit më parë jorga Sude tërbojnë këmbën zvarrë

Faqe 9