22/11/1997
Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

22 nëntor 1997

Vidhet VEFA - Holding

Prokuroria shtrëngon darën për bosët e firmave Qeveria i ka këmbët e shkurtra. PD padit Parlamentin Prokuroria shtrëngon darën për bosët e firmave Vidhet VEFA - Holding Qeveria i ka këmbët e shkurtra. PD padit Parlamentin

Shqipëria, Evropa dhe Kosova në mes

Meidani: Millosheviçi, e keqja më e vogël... Pas nismës amerikane shfaqet iniciativa Franko-Gjermane për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Letra e dy Ministrave të Jashtëm të Gjermanisë dhe Francës i ka befasuar idhëtarët politikë të Kosovës, madje dhe ata të LDK. As më pak e as më shumë, letra e nisur drejt Beogradit kërkon status të veçantë për atë që dikur quhej krahinë autonome. Komentet e deriatanishme prej Kosove janë evazive. Në Konferencën për shtyp nënkryetari i LDK, zoti Hyseni, përdori një gjuhë diplomatike. Ai kujtoi se populli i Kosovës ka votuar për pavarësi në Referendum, por nuk do të refuzojë zgjidhjet kalimtare deri në arritjen e qëllimit final, pavarësinë e Kosovës. Nga ana tjetër, bie në sy fakti, që letra e Ministrave të Jashtëm nisët drejt Beogradit pak çaste përpara takimit të liderit shqiptar të LDK, Ibrahim Rugova, i cili duhet të jetë takuar mbrëmë në orët e vona me kryediplomatin francez në Paris. Të jetë koinçidencë?! Sido që të jetë e vërteta e letrës së diplomacisë Franko-Gjermane, opinioni shqiptar sheh në këtë nismë një shtrëngim, që mund të çojë vendin drejt Beogradit. Po i shtosh nismës evropiane edhe atë amerikane ka gjasa që çështja e Kosovës të ndërkombëtarizohet përtej mënyrës që idhëtarët zgjidhjes. Evropa e njeh mirë Serbinë e sëmurë nacionaliste të ndaj dhe shpresohet që të mos lëshojë pe sa ajo nuk pranon të heq dorë nga genocidi që ushtron ndaj shqiptarëve. Po qëndrimi shqiptar? Duket se jetë bufi[?] po kristalizohet teza e presidentit ndaj një pale të tretë, (tezë e hershme) dhe e Partisë Republikane). Dëshmitë e bisedimeve Nano-Millosheviç, dhe deklaratat e[?] të fundit Me tej faqe 4

Otranto, Kanali i Vdekjes, rrëmben edhe 17 shqiptarë

Faqe 5

Serbë, do t'ju vrasim në heshtje

Faqe 11

Sport - Kampionati, pagesa e frikës

Sport - Kampionati, pagesa e frikës Faqe 14

PROTESTË

Drejtuar: Presidentit të Republikës së Shqipërisë, zotit Rexhep Meidani Zoti President, bazuar ne Dispozitat tuaja Kushtetuese; Neni 28, i cili shpreh qarte te drejten tuaj për sigurimin e respektimit te ligjit, protestojme për faktin se: Ne administraten e larte shteterore, ne organet e SHIK-ut, jane punesuar njerez pa ju nenshtruar kontrollit te parashikuar ne ligjet: Numer 8043 dt. 30. 11. 1995 Numer 8001 dt. 29. 09. 1995 Numer 8220 dt. 13. 05. 1997 Ne menyre flagrante jane punesuar ish-punonjes te Sigurimit te Shtetit. Zoti President, kerkojme prej jush zbatimin e kompetencës suaj kushtetuese. Eshte e patolerushme qe Qeveria, ose institucionet te tjera te shkellin ligjet. Për kryesine e PRSH Kryetari Fatmir Mediu

Masakra e serbëve në Kosovë

Në brendësi:

□ Dështon në dashuri, vret veten 15 vjeçarja Lahen hesapet në qytetin e krimeve Faqe 2 □ 430 konviktorë paralajmërojnë grevë urie Faqe 5 □ Polici vret policin Zbulohen vjedhjet e Grunasit 200 mijë lekë çojnë babanë në varr, të birin në burg Faqe 2 □ Politika shqiptare zhgënjen KE-në Faqe 3

"REPUBLIKA", Rruga "Sami Frashëri", pranë gjimnazit "Petro Nini Luarasi", Tiranë. Nr. llog. 986/100 Banka Tregtare Tiranë. Tel/Fax[?] 42-50-96[?]