Ndryshon pronësia e "Gjallicës". Takim i fshehtë Kadria-Kërxhaliu
Koalicioni, çarja kap Tiranën. PSD: Shqetësim për bashkëqeverisjen
Eskorta e Meidanit rreth sekretaren e Ambasadës Gjermane
Faqe 3
Qeveria thyen adoleshentët
Ministria e Financave: Konviktorët kanë të drejtë
Faqe 5
Apel për vetëdije kombëtare
Konvergimi i qëndrimeve diplomatike Tiranë-Prishtinë është një nevojë imperative.
Që çështja kombëtare të mos trajtohet spontanisht dhe të bëjë viktimë e qëndrimeve paternaliste, duhet të përmbushet dhe të zbatohet një Platformë e përbashkët mes përfaqësuesve legjitimë të Kosovës dhe përfaqësuesve të spektrit politik në shtet amë. Ky ishte thelbi i konkluzioneve të vëna të mbledhjes së djeshme të Komisionit të Jashtëm Parlamentar, të drejtuar nga zoti Godo. Ministri i Jashtëm, Milo, përpara përfaqësuesve të 6 forcave politike parlamentare, sqaroi deklarimet e fundit zyrtare për çështjen e Kosovës, duke u përpjekur të motivojë formulën e dialogut në marrëdhëniet e palës qeveritare shqiptare me Beogradin. Kështu, çështja e Kosovës vihet në qendër të debatit politik. Tryeza e partive politike pritet të institucionalizojë të gjitha debatet rreth Kosovës dhe problemeve të mprehta që lidhen me çështjen kombëtare. “Një strategji mbarëshqiptare për të patur një Kosovë të lirë”, ishte mesazhi i Mbledhjes së Komisionit Parlamentar. Integriteti i ideve të diplomacisë shqiptare duhet të udhëhiqet nga filozofia e drejtësisë dhe racionaliteti dhe jo nga ndjenja e besimit të verbër. Në Kosovë nuk mund të kërkosh vetëm mënyrë globale për respektim të të drejtave të njeriut, apo të flasësh për “komunitet”. Si entitet i pastër dhe i organizuar shqiptar, Kosova nuk mund të bashkëjetojë me regjimin serb. Tashmë edhe diplomacia ndërkombëtare është deklaruar për autonomi të zgjeruar për shqiptarët e Kosovës. Çdo zgjidhje tjetër do të ishte e jashtëligjshme, në kundërshtim me vullnetin e udhëheqjes legjitime të Kosovës dhe të popullsisë së saj. Tirana zyrtare, e cila ditët e fundit ka marrë rolin Me tej faqe 2
Në brendësi
"Deloitte & Touch" prek VEFA-n Faqe 8 28 Nëntori ndan PD-në Vejsiu në Vlorë, Berisha në Tiranë Faqe 3 60 skafe në bregdetin e Vlorës. Mbërrijnë 4 luftaraket italiane Faqe 6 Dallgë kontrabande Kapën 300 koli me cigare Faqe 7