Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

E Premte, 28 Nëntor 1997

Flamuri i bashkon, politika i ndan shqiptarët

85 vjet më parë, në momentet kur invazioni ballkanik ishte më i egër seurrë, Shqipëria shpalli Pavarësinë e saj, duke përcaktuar një rrugë të re për përmbushjen e aspiratave kombëtare. 85 vjet më parë, në momentet kur invazioni ballkanik ishte më i egër se urrë, Shqipëria shpalli Pavarësinë e saj, duke përcaktuar një rrugë të re për përmbushjen e aspiratave kombëtare. 28 Nëntori 1912, ishte padyshim akti politiko-diplomatik më i pakontestueshëm i historisë shqiptare. Pavarësia për shqiptarët ishte një nevojë specifike, që përcaktonte ekzistencën kombëtare. Dimensioni i Pavarësisë u përjetua nga shqiptarët si nevojë për zhvillim, për qëndrueshmëri dhe mirëqenie për brezat e ardhshëm. Në funksion të Pavarësisë u vunë gjithë burimet njerëzore, vlerat dhe zakonet e trashëguara kulturore-atdhetare. Procesi që pasoi aktin e Pavarësisë iu përgjigj prioriteteve kombëtare, duke ndikuar në vetëdijen shqiptare, gjeneratë pas gjenerate. Edhe pse u shembën disa organizime shoqërore, ekonomike dhe politike, fryma e Pavarësisë mbeti si pjesë e patjetërsueshme e qenesës shqiptare. 85 vjetet e Pavarësisë treguan se Shqipëria ekziston si një komb, jo vetëm me traditë, por edhe me predispozita të qarta evropiane, me veshje dhe qëllime bashkëkohore. Por, është tejet tragjike për një komb si i yni, që Festën Kombëtare e kremton i ndarë në pesë shtete, me trysninë e egër të shovinizmave fqinjë. Në këto momente kritike, megjithë komunikimin shpirtëror mes shqiptarëve, mungon një platformë gjithkombëtare për të realizuar ëndrrën e Bashkimit dhe për të institucionalizuar mbijetesën. Faji nuk është i shqiptarëve, por i politikanëve. Nën ndikimin e tyre, shmanget fryma e bashkimit dhe stimulohet fryma e ndarjes. Edhe në Ditën Kombëtare, që është një ditë e shenjtë, ndarja mes shqiptarëve merr trajta ogurzeza. Partitë, pasi replilojnë gjerë e gjatë për datat, në gjithë hapësirën mbarëshqiptare, kërkojnë të imponojnë me dekret dhe retorikë heronjtë për dashuri për kombin, duke dashur të zhvatin monopole politike. Të etur vetëm për pushtet, politikanëve ua ba veshur syte kozmopolitizmi, aq shumë, saqë ndonëse, se edhe në Ditën e Festës Kombëtare, Sheshi “Skënderbej” është mbushur me flamuj të huaj, si për t’u mohuar shqiptarëve pasurinë më të madhe - ndjenjën e Pavarësisë.
Skënderbej Shqipëri Sheshi “skënderbej”

Akuzë: “Deloitee & Touch” firmë e falimentuar

Faqe 9 GEZUAR 28 NENTORIN!

Në brendësi:

□ TV vret foshnjen Piramidat pushtojnë çerdhet Policia ma bëri vajzën prostitutë Faqe 5 □ Skafet hiqen nga bregu, fshihen nëpër shtëpi Faqe 7 □ Parlamenti Evropian mbështet Tryezën republikane Faqe 3 □ Qendistarja e Flamurit Faqe 15

SHKOLLA E BIZNESIT NE ANGLI (Deri 9 muaj)

Shkolla private nga më të mirat, anëtare e ARELS, njohur nga Këshilli Britanik. Për ju që dëshironi të keni sukses në biznes duke vënë koncepte të reja në praktiken tuaj të biznesit, mund të zgjidhni: Tregti, Manaxhim, Marketing, Turizëm, Kompjuter, Sek. STAFI DREJTUES Kanë mbaruar Kolegjin Imperial në Londër. Kane jetuar dhe punuar në shumë vende të botës, Europë, Japoni, Afrikën e Veriut, Australi. Kanë një karrierë të suksesshme në T.O.E.F.L. Eksperte për organizimin e shkollave dhe kurseve të specializimit. Pedagogët: Janë të kualifikuar, me eksperiencë profesionale në trajnimin e studentëve të huaj. KURSE SPECIALIZIMI NE ANGLI (Deri 9 muaj) Para dhe mbas universitare, perfeksionimi i gjuhës, aplikimi për në Universitetet Angleze. Për ju që kërkoni të keni ambicie për të arritur sukses, kërkoni të keni zhvillim në karrierë, kërkoni të zhvilloni potencialin tuaj për një periudhë të kufizuar kohe, mund të zgjidhni: Gazetari, Inxhinieri, Financë, Bankë, Ligje, Letërsi, Shkencë, Teknologji. KRITERET E PRANIMIT • Aftësi profesionale e shoqëruar me diplome. Njohje e gjuhës angleze. • Leje nga institucioni ose shkolla Mbulimi financiar i projektit të specializimit ose të shkollës. • Lidhje të qëndrueshme me Shqipërinë. Për informacion te metejshëm mund të kontaktoni Tel:449 17 Fax: 351 37 Prej ditës së hënë deri të shtunë nga ora 9-14 dhe 18-20 Adresa: Rr: “Kavajës” nr. 203 (poshte Poliklinikës nr.9)
Britani Londër Europë Japoni Afrikën E Veriut