Original newspaper scan
scroll · drag · double-click

Republika

E Enjte, 4 Dhjetor 1997

Nano: Ftohja me Meidanin, dorëzimi i teserës

Socialistët gjejnë armikun në parti. Kryetarët lokalë nuk dorëzojnë postet Ministri përplas orët me përfaqësinë. Alimuçaj: Arapi spekullon, kërkon të acarojë kreditorët.
Nano Meidani Alimuçaj Arapi

Mikpritje e hidhur

Shqiptarët rrihen, tërhiqen zvarrë, Qeveria shqiptare bën të paditurën Dje ndodhi ajo që nuk pritej. Shteti italian dhunoi të huajt e mërsitur. Fjalinë magjike, që u jepte shpresa të ngujuarve; “nuk do të ketë riatdhesim me forcë” e mori era. Autoritetet italiane ranë hyrë brutalisht nëpër kampe, burrat i ngujuar ende ishin të përgjumur, fëmijët ndoshta në krahët e ëndrrave. Krahu i vinçit ka shqyer dyert dhe policët, të veshur si për aksione speciale kanë fishkulluar ramxhikët. As qarjet e fëmijëve, as lutjet e prindërve, as huja e grave nuk e ka ulur tërbimin e policëve. Përmes dhunës, shqiptarët të pambrojtur as nga zoti, (se Qeveria me heqë i ka lënë në mëshirë të fatit), nuk u mbetet gjë tjetër, veç kujës dhe mallkimit. Ata e meritonin keqendrimin, sepse shkelën mbi vdekjen në pranverën e përgjakur, ikën dhe rrezikuan për një jetë më të mirë. Qeveria shqiptare hesht. Çdo të bënin italianët 5000 shqiptarë me shumës? Mirë që nuk u del per zot, po pse nuk ngre zërin kundër dhunës së ushtruar ndaj shtetasve të vet? Çmimi me të cilin qeveria kërkon të sigurojë ndihmat, nuk duhet të e nëpërkëmbë dinjitetin e shtetasve të vet. Qeveria qahet për “tokën e djegun”, emigrantët shkulen me forcë nga krahët i ngulim të dhe shoqërohen me policë deri në Rinas. Kjo është atmosfera, aq mortore, që përjeton opinioni mbarëshqiptar. Autoritetet italiane, siç shihet, kanë vendosur të rrumbullakosin prirjet humane dhe bëjtë sytë po e ndjenë në kurriz shqiptarët. Nisur nga ky fakt, qeveritarët kanë Me tej faqe 3
Rinas Shqipëri Itali

Vrasje e mistershme në piramidën 20

Faqe 6 Dje në Rinas. Të riatdhesuarit nga Qeveria Italiane
Rinas

DEKLARATË

Ne, drejtuesit e Partisë Demokratike, Partisë Lëvizja e Legalitetit, Partisë Republikane, Partisë e Ballit Kombëtar, Partisë Demokristiane, Partisë Bashkimi Demokrat Shqiptar, Partisë Bashkimi Socialdemokrat, në përgjigje të ftesës së Partisë Demokratike, u mblodhëm për të diskutuar për krizën e krijuar nga marrëveshja e Qeverisë shqiptare me Qeverinë italiane për kthimin e refugjatëve shqiptarë. Ne shprehim indinjatën tonë të thellë dhe qëndrimin jo human dhe të papërgjegjshëm të Qeverisë shqiptare ndaj qytetarëve të saj që emigruan në Itali. Marrëveshja e nënshkruar për rikthimin e tyre kolektiv në një kohë kur shumica e tyre nuk disponon as kushtet më minimale të jetesës, mashtrimin që Qeveria i bën opinionit shqiptar për gjoja aprovimin e ndërkombëtar nga ana e vetë refugjatëve, dëshmojnë qartë se kjo Qeveri jo vetëm që nuk ka vullnetin për të mbrojtur qytetarët e vet, por shfrytëzon mjerimin e tyre për qëllime politike. Ne bëjmë thirrje Qeverisë italiane, ligjvënësve të vendit mik, kombit mik italian të ndërpresin dëbimin kolektiv të shqiptarëve dhe të konsiderojnë të gjitha mundësitë e tyre për të trajtuar këta pesë mijë refugjatë në një lloj si krijon me bujari, humanizëm dhe fisnikëri qindra e dhjetëra të tjerë nga mbarë bota. Ne bëjmë thirrje Shënjtërisë Tij, Papa Gjon Pali II, mik i madh i kombit shqiptar, të përdorë të gjithë influencën e tij për të lehtësuar dhe zbutur vuajtjen e pesë mijë bashkatdhetarëve tanë dhe të ndërpresë kthimin e tyre në Shqipëri. Ne ftojmë të gjitha bashkitë dhe komunat e vendit, të drejtuesit direkt bashkë me të komunave të vendit mik ku ndodhen refugjatët tanë, t’u dëshmojnë atyre mikpritjen dhe jo t’i nxisin drejt mjerimit. Bojkotimi i kësaj tryeze nga partitë qeveritare e redon[?] edhe një dëshmi tjetër të aktit të papërgjegjshëm të Qeverisë shqiptare, vendimit të saj për rikthimin e refugjatëve shqiptarë. Partitë tona propozojnë që një sasi ndihmash financiare italiane për Shqipërinë të përdoret për sistemin e kthyre refugjatëve në Itali. Tiranë, më 3 Dhjetor 1997
Papa Gjon Pali Ii Shqipëri Itali Tiranë

Në brendësi:

Begeja: Qeveria të tërheqë marrëveshjen për dëbimin e refugjatëve Dibër: Ne bëmë luftën, PD mban karriket Faqe 4 Deti vret dy skafistë Një Kv drogë në vit drejt Greqisë Bilanci i tragjedive në Adriatik Faqe 7 Historia e një fëmije të zhdukur 250 grekë ngulin armët në Shqipëri Faqe 6 Kosova apelon: UÇK nuk injorohet Faqe 13
Begeja Dibër Greqi Adriatik Shqipëri Kosovë